Zjarret në qershor-korrik/ 29 autorë të arrestuar dhe të proceduar penalisht
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...

Sekretari i Përgjithsëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, deklaroi nga selia blu këtë të enjte se kanë depozituar kallëzim penal në SPAK për Edi Ramën dhe Carlo Bollino-n për pronën ku ndodhet sot televizioni "Report TV".
Sipas Nokës, kallëzimi është bërë për 4 VKM-të për grabitjen e tokës tek “ish-Reparti i Orëve”.
"VKM-ja e jashtëligjshme e Carlo-s miratohen çuditërisht brenda 24 orëve. Kontratat e Carlo-s firmosen me falsifikime të rënda fap-fap-fap nga Edi Rama. I zbardhet leja e ndërtimit mbi dokumente të falsifikuara dhe i jepen milionat e eurove tenderë nga AKSHI, Carlo bëhet jo vetëm biznesmen, por edhe pronar televizioni dhe trualli. Ndërkohë që pronarët e vërtetë të atij trualli, që përfaqësohen nga zoti Malltezi, përndiqen, hetohen dhe burgosen, njësoj si në periudhën e errët të diktaturës hoxhiste, vetëm pse për 14 vite kanë rifituar ligjërisht 410 m2 tokë të rrëmbyer për 5 dekada nga regjimi komunist", u shpreh ai.
Noka sqaroi se PD kërkon hetim penal për Edi Ramën, Anila Denajn, Carlo Bollino-n, Engjëll Agaçin dhe disa zyrtarë të tjerë të lidhur me këtë procedurë antiligjore.
Deklarata e plotë:
Jam sot përpara jush për të informuar publikun për një kallëzim penal që kam depozituar para dy ditësh pranë Strukturës së Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit. Siç e dini, pasi është bërë publike dhe denoncuar disa herë nga kryetari i PD, Sali Berisha, ky kallëzim penal vjen si pasojë e të gjitha shkeljeve penale që ka kryer direkt Edi Rama dhe qeveria shqiptare në bashkëpunim me shtetasin Karlo Bolino.
Dua t’u sqaroj në vija të përgjithshme se në thelb në këtë denoncim, ne kemi të bëjmë për të publikuar angazhimin direkt të Edi Ramës, të ministres Anila Denaj dhe të gjithë qeverisë, por edhe të Erion Veliajt dhe Bashkisë së Tiranës, për t’i dhënë Karlo Bolinos në kundërshtim me ligjin, një pronë të destinuar për shkollë publike, një pronë të falur, të dhuruar nga familja Begeja.
Bëhet fjalë për një seri ndryshimesh të VKM-së numër 54 të vitit 2014. Konkretisht Edi Rama dhe qeveria e tij në katër VKM, me referencë specifike kompaninë Bolino, vjedhin 1500 metër katrorë tokë të falur nga familja Begeja, trashëgimtar i të cilës është zoti Malltezi.
Bëhet fjalë për një vendim të KKT të firmosur nga Edi Rama dhe 1.4 milionë euro para të taksapaguesve shqiptarë, që kanë shërbyer për të konvertuar Karlon në pronar të një prej medieve personale të pushtetit. Një media, e cila e nis dhe e mbyll ditën me shpifje, me trillime, me sulme, me baltosje dhe mashtrime kundër opozitës dhe kryesisht PD-së.
Edhe pse Edi Rama dhe qeveria e tij i kanë të gjitha pushtetet në dorë, i kanë të gjithë firmat, vulat dhe mekanizmat, ata përsëri nuk ndalen në avazin e tyre, falsifikimin dhe mashtrimin me dokumentet zyrtare të shtetit. E gjitha kjo bëhet vetëm e vetëm që Karlo Bolino dhe grupi i tij mediatik, një media banale, të shndërrohet në media të madhe.
Edi Rama e dinte shume mirë që ajo pronë, ai truall prej 4,021 m2, nuk mund të merrej dot nëse ai nuk do të falsifikonte dhe do të urdhëronte Anila Denajn, të cilën e ka rikthyer serish në kabinetin e hajdutëve, që të shkelte çdo ligj në shërbim të Karlos.
Faktet janë tronditëse dhe ulëritese. VKM-ja e jashtëligjshme e Karlos miratohen çuditërisht brenda 24 orëve. Kontratat e Karlos firmosen me falsifikime të rënda fap-fap-fap nga Edi Rama. I zbardhet leja e ndërtimit mbi dokumente të falsifikuara dhe i jepen milionat e eurove tendera nga AKSHI, Karlo bëhet jo vetëm biznesmen, por edhe pronar televizioni dhe trualli.
Ndërkohë që pronaret e vërtetë të atij trualli, që përfaqësohen nga zoti Malltezi, përndiqen, hetohen dhe burgosen, njësoj si në periudhën e errët të diktaturës hoxhiste, vetëm pse për 14 vite kanë rifituar ligjërisht 410 m2 tokë të rrëmbyer për 5 dekada nga regjimi komunist.
Sali Berisha burgoset pse procedura e rikthimit te truallit tek pronarët legjitimë zgjati 14 vite dhe në këtë procedure nuk ekziston asnjë firme e tij as dhe dëshmi kundër tij. Ndërkohë Edi Rama bën pronarë me firmën e tij brenda 24 orësh, Karlon e vet. Ndërkohë në dosjen e mbushur me trillime dhe mashtrime kundër Sali Berishës, ka vetëm një firmë të jashtëligjshme dhe flagrante, dhe ajo është firma e vetë Edi Ramës si kryetar bashkie dhe ka vetëm një person të dënuar nga gjykata me 320 mijë euro për shkelje ligji dhe ai është Edi Rama. Ndërkohë që Dumanët, Krajat dhe Millonaitë e SKAP-it të partisë, refuzojnë jo vetëm ta shohin këtë firmë, por kanë frikë dhe t’i përmendin emrin në dosje Edi Ramës.
Në kallëzimin tonë penal, të cilin pas kësaj konference do t’ua vëmë në dispozicion të gjithë mediave, prokurorët e SPAK e kanë punën të kryer dhe nuk do munden dot të fshehin asnjë emër dhe asnjë firme, pasi faktet janë flagrante dhe te pamohueshme.
Kemi kërkuar hetim penal për Edi Ramën, Anila Denajn, Karlo Bolinon, Engjëll Agaçin dhe disa zyrtarë të tjerë të lidhur me këtë procedurë antiligjore./CNA
Partia Demokratike njoftoi sot se ka bërë kallëzim pen...
Lul Basha është bërë trim. Sot gjumashi dhe ekselenti...
Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu, gjatë analizë...
Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi i ë...
I qetë, i vendosur, u shfaq kryeministri Edi Rama para...
Pas përfundimit të mbledhjes së qeverisë në Shëngjin, ...
Pas mbledhjes së qeverisë në Shëngjin, kryeministri Ed...
Kryeministri Edi Rama pas mbledhjes së qeverisë në Shë...
Kryeministri Edi Rama pas mbledhjes së qeverisë në Shë...
Anëtari i Kryesisë së PD-së, Belind Këlliçi, denoncoi ...
Kuvendi i Shqipërisë i ka hequr mandatin e deputetit ish-z...
Në Shëngjin sot pritet të zhvillohet mbledhja e dytë i...
Mëngjesin e kësaj të mërkure, ish-ministri Fatmir Mediu ës...
Ish-ministri Besnik Mustafaj ka folur për arrestimin e...
Ish-ministri i Jashtëm Besnik Mustafaj ka komentuar em...
Kryeministri Edi Rama, ditën e sotme mblodhi kabinetin...
Deputeti i Partisë Demokratike, njëherësh ish-ministër...
Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu, në një i...
Kryeministri Edi Rama ka mbledhur sot ministrat në Shë...
Nënkryetari i PD-së, Luçiano Boçi, në një dalje për mediat...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Një pjesë e Greqisë është vënë në alarm, pas rasteve të sh...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Europë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...