Mesazhi i Ramës për PD-në e Berishës
Pas përfundimit të mbledhjes së qeverisë në Shëngjin, ...

I qetë, i vendosur, u shfaq kryeministri Edi Rama para gazetarëve, teksa u ngacmua për shpërblimin e Blendi Gonxhjës me një ministri me tri portofole si Ministria e Ekonomisë, Inovacionit dhe Kulturës.
Kreu i qeverisë, pas mbledhjes së qeverisë në Shëngjin, tha se Gonxhja është një nga drejtuesit publikë më të sprovuar dhe një sukses të pranuar nga të gjithë. Ai e mbrojti deri në fund besnikun e tij dhe madje e vlerësoi për punën e bërë deri më tani.
"Është një nga drejtuesit publik më të sprovuar dhe një sukses të pranuar nga të gjithë. Drejtoria e Përgjithshme e Transportit Rrugor ishte një kioskë banale, çerdhe korrupsioni e skenat brutale të maskaradës antishtet që trashëguam. Fakti që arritëm që të bëjë që Gjermania të pranojë njohjen e lejes së drejtimit i thotë të gjitha", tha Edi Rama.
Dihet miqësia e ngushtë mes Edi Ramës dhe Blendi Gonxhjës. Para se t'i jepte pozicionin e rëndësishëm, atë të drejtorit të Transportit, Gonxhja ka qenë nënkryetar i Bashkisë Tiranë në vitin 2000, ku Rama drejtonte këtë bashki. Gjithmonë është njohur si nga besnikët e kreut të qeverisë.
Për aludimet se midis tyre mund të ketë pasur debate, ka qenë Blendi Gonxhja, ai që ka shuar zërat dhe ka thënë që nuk ka pasur konflikte asnjëherë me kreun e qeverisë.
Kush është Blendi Gonxhja që "detyroi" Ramën të spostonte Elva Margaritin?
Blendi Gonxhja ka lindur në Tiranë, më 15 qershor 1970. Në vitin 1989, Blendi Gonxhja kreu Liceun Artistik “Jordan Misja” në Tiranë dhe në vitin 1993, u diplomua në Institutin e Lartë të Arteve (sot UAB).
Deri më sot Blendi Goxhja ka mbajtur postin e Drejtorit të Përgjithshëm në Drejtorinë e Shërbimeve të Transportit Rrugor.
Më herët, në vitin 1998, Blendi Gonxhja u emërua si Shef i Kabinetit i Ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Edi Rama, ku u angazhua për zhvillimin e politikave mbrojtëse dhe të qëndrueshme, të cilat u finalizuan me njohjen e Butrintit si Park Kombëtar. Më pas Rama e mori me vete edhe në Bashkinë Tiranë.
Gonxhja njihet edhe për marrëdhënie të mira me kreun e Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj.
Nga gushti 2015, Blendi Gonxhja iu bashkua ekipit të ri të Bashkisë Tiranë të drejtuar nga kryetari Erion Veliaj si Drejtor i Përgjithshëm i Ndërmarrjes Nr. 1 të Punëtorëve të Qytetit.
Më pas, Blendi Gonxhja ka mbajtur edhe postin e Drejtorit të Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit në Bashkinë e Tiranës.
Akuzat ndaj tij:
Blendi Gonxhja, dy vite më parë u paraqit edhe në Prokurorinë e Posaçme. Pasi u thirr në SPAK për t’u marrë në pyetje, kreu i DPSHTRR, Blendi Gonxhja, sqaroi se ishte thirrur për një verifikim për një çështje të tretë, e cila nuk ka lidhje me funksionin e tij në DPSHTRR.
Për të nuk kanë munguar akuzat nga Partia Demokratike. Në muajin shtator të vitit të kaluar kjo parti denoncoi se Gonxhja po ndërton godinë me 1350 euro për metër katror. Sipas PD-së, ai është përfitues i parave publike./CNA
Pas përfundimit të mbledhjes së qeverisë në Shëngjin, ...
Pas mbledhjes së qeverisë në Shëngjin, kryeministri Ed...
Kryeministri Edi Rama pas mbledhjes së qeverisë në Shë...
Kryeministri Edi Rama pas mbledhjes së qeverisë në Shë...
Anëtari i Kryesisë së PD-së, Belind Këlliçi, denoncoi ...
Kuvendi i Shqipërisë i ka hequr mandatin e deputetit ish-z...
Në Shëngjin sot pritet të zhvillohet mbledhja e dytë i...
Mëngjesin e kësaj të mërkure, ish-ministri Fatmir Mediu ës...
Ish-ministri Besnik Mustafaj ka folur për arrestimin e...
Ish-ministri i Jashtëm Besnik Mustafaj ka komentuar em...
Kryeministri Edi Rama, ditën e sotme mblodhi kabinetin...
Deputeti i Partisë Demokratike, njëherësh ish-ministër...
Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu, në një i...
Kryeministri Edi Rama ka mbledhur sot ministrat në Shë...
Nënkryetari i PD-së, Luçiano Boçi, në një dalje për mediat...
Deputeti Gazment Bardhi deklaron se opozita ka nevojë për ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, i cili ndodhet n...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, komen...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, foli ...
11 deputetë të Partisë Demokratike i janë drejtuar SPA...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Raportohet se një person është mbytur pasditen e sotme në ...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Një zjarr ka shpërthyer në një zonë biznesi në Madrid, ku ...
Që nga publikimi i një memorandumi mirëkuptimi javën e kal...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, siguroi sot se ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do t'ua dorëzojë trofe...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Tregu i punës në Shqipëri vijon të karakterizohet nga pesh...
Dy motorët e ekonomisë që përmenden më shpesh janë ndërtim...
Nëse do të kërkosh pulsin e ekonomisë, nuk mjafton të dëgj...
Një nga temat që ka trazuar më fort ekonominë është kursi ...