web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Tritan Shehu ngre “alarmin”: Shqiptarët blejnë ilaçe të pasigurta

9 Janar 2024, 16:05, Politikë CNA
Tritan Shehu ngre “alarmin”: Shqiptarët blejnë
Tritan Shehu

Deputeti i Partisë Demokratike, njëherësh ish-ministër Shëndetësie, Tritan Shehu, së fundmi ka ngritur alarmin për medikamentet e pacertifikuara në vend.

Në një intervistë me gazetaren Fabjona Pasho në CNA TV, Shehu ka treguar se si funksionon skema e medikamenteve të falsifikuara, të cilat sipas tij u shiten qytetarëve me çmime të larta.

“Një pjesë mund të jenë të mbajtura në kushte jo të mira, një pjesë të realizuara jo me gjithë sasinë e substancës aktive që duhet të ketë, një pjesë mund të jenë të skaduara, një pjesë mund të jenë të bëra jo sipas kushteve normale. Barrierat e forcimit dhe kontrollit të standardit u hoqën në vitin 2014.

Kjo bëri që në Shqipëri t’i hapet rruga dhe të sulmohet me medikamente të vendeve të origjinës të pasigurt. Këtu nuk e kam fjalën për vende në veçanti, por e kam fjalën për ato medikamente që nuk kanë certifikimin e EMA dhe që nuk qarkullojnë në vendet e BE-së, apo në vende të tjera të origjinës së sigurt. Dëshira dhe vullneti i shqiptarëve është të marrin medikamente të sigurta, që vijnë nga perëndimi.

Medikamentet e sigurta vijnë në dy rrugë, ose legale, me çmime shumë më të larta se vendet e perëndimit, ose kur vijnë kontrabandë, me trajsa, por edhe kjo e stimuluar nga shteti, e cila ka bërë që në shqipëri të minimizohet ardhja e medikamenteve të sigurta.

Pra kemi nga njëra anë mbushjen e tregut, veçanërisht të listës së rimbursimeve me medikamente të pasigurta dhe nga ana tjetër rritjen artificiale të çmimit të medikamenteve të certifikuara.”

Sipas Shehut shkak i përhapjes së lartë të këtij fenomeni shqetësues është niveli i lartë i korrupsionit në instancat shtetërore.

“Këtu kemi të bëjmë me një veprimtari klienteliste, të papërgjegjshme, e cila dobësoi nivelin e sigurisë medikamentoze në Shqipëri. Shqipëria është një vend që nuk mundet dhe nuk e ka kapacitetin për të realizuar kontrollin e cilësisë, për dy arsye, e para sepse nuk ka kapacitete teknologjike për të hyrë në vendimet biologjike të medikamentit dhe e dyta për korrupsionin shumë të lartë që është në Shqipëri.

Deputeti dhe mjeku i njohur vazhdimisht ka ngritur problematikat e sistemit shëndetësor në tërësi, përfshirë edhe farmaceutikën dhe pasojat me të cilat përballen qytetarët./ CNA





Lajmet e fundit nga