Rama mbërrin në Shëngjin/ Sot nis takimi me kabinetin
Kryeministri Edi Rama ka mbërritur pak momente më parë në ...

Deputeti i Partisë Demokratike, Luan Baçi, në një deklaratë për mediat, hodhi akuza ndaj prokurorit të SPAK-ut Dritan Prençit për hetimet për aferën e inceneratorit të Fierit.
Baçi nënvizon se 11 deputetë të Partisë Demokratike i janë drejtuar SPAK-ut dhe Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, duke i vënë në dijeni për shkeljet e rënda të prokurorit Dritan Prençi, i cili ka fshehur prova që zyrtarë të lartë të Edi Ramës të dalin pa lagur.
"Këto krime të mëdha shtetërore, abuzime me qindra miliona euro të bëra nga Rama, Veliaj dhe klani i tyre hajduto-mafioz, janë arsyet se pse opozitës kërkojnë t’i mbyllin gojën duke arrestuar, pa asnjë provë, liderin Sali Berisha", u shpreh Baçi.
Deklarata e plotë:
11 deputetë të Partisë Demokratike, ndër të cilët edhe unë, i jemi drejtuar SPAK-ut dhe Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, duke i vënë në dijeni për shkeljet e rënda të prokurorit Dritan Prençi, i cili ka fshehur prova që zyrtarë të lartë të Edi Ramës të dalin pa lagur.
Prokurori Dritan Premçi qëllimisht ka zhdukur provat që përfshijnë drejtpërdrejt në aferën e inceneratorit të Fierit Damian Gjiknurin, Armando Subashin, Engjëll Agaçin dhe shumë titullarë të tjerë të Ministrisë së Financave, NJZP, etj.
Këto janë vënë në pah nga gjyqtarja Flojera Davidhi.
Në çështjen e Incineratorit të Fierit, Gjyqtarja e Seancës Paraprake, me vendimin nr. 26, të 24 marsit 2023 ka vendosur “Dërgimin e çështjes në gjykim për Incineratorin e Fierit”. Në pika 100, gjyqtare Davidhi, evidenton se, hetimet e kryera prej Prokurorisë SPAK (Dritan Prençit) janë të mangëta, të cekta, të pjesëshme, të devijuara, dhe selektive.
Këto veprime të Prokurorit Dritan Prençi kapërcejnë përgjegjësinë disiplinore ndaj tij, dhe janë veprime të kundraligjshme të ndëshkueshme penalisht, pasi është Prokurori Prençi, që në rastin konkret rezulton të ketë konsumuar me dashje, veprën penale të ”Shpërdorimit të Detyrës”, parashikuar nga neni 248 të Kodit Penal.
Prokurori që ka për detyrë të kryejë hetime të plota, i ka mbyllur hetimet brenda dy javësh dhe nuk ka hetuar shtetasit që përmenden në aktet e kontrollit të KLSH-së dhe Ministrisë së Financave.
Duam të ritheksojmë atë që nga kjo foltore është paraqitur që prej 3 javësh se, i njëjti prokuror po fsheh të dhënat e raportit kofidencial të KLSH, po fsheh auditet e kryera nga Ministria e Financave, po fsheh provat të cilat pasqyrohen nga Altin Dumani në dosjen hetimore për Arben Ahmetaj, ku implikohen drejtpërdrejtë Erion Veliaj dhe Edi Rama.
Siç e shihni, këto nuk janë akuza politike dhe as interpretime të cilat mund të denigrojnë figurën e prokurorëve.
Ne thjeshtë po prezantojmë para qytetarëve shqiptarë dhe vetë institucioneve të drejtësisë, dokumenta zyrtare të shtetit të cilat qëllimisht lihen jashtë fokusit të hetimit nga vetë sistemi i drejtësisë, për të mbyllur një herë e mirë mega aferën e inceneratorëve, të cilët do duhej të ishin hetuar si një grup i strukturuar kriminal.
Ky devijim i hetimit penal, kjo paligjshmëri, ka sjellë favorizimin e personave që janë lënë jashtë këtij procedimi penal.
Shkeljet e rënda të konstatuara në vendimin e sipërpërmendur, përbëjnë detyrim për nisjen e procedurave nga institucionet e Drejtësisë, sipas parashikimeve ligjore në fuqi.
Këto krime të mëdha shtetërore, abzuime me qindra miliona euro të bëra nga Rama, Veliaj dhe klani i tyre hajduto-mafioz, janë arsyet se pse opozitës kërkojnë t’i mbyllin gojën duke arrestuar, pa asnjë provë, liderin Sali Berisha.
Për këtë arsye ne u kërkojmë qytetarëve të Fierit dhe të mbarë Shqpërisë t’i bashkohen aksionit opozitar: O sot, o kurrë!/CNA
Kryeministri Edi Rama ka mbërritur pak momente më parë në ...
Qeveria ka emëruar Blendi Gonxhen ministër të Ekonomisë, K...
Çështja e Fredi Belerit është kthyer në një pikë të nx...
Deputeti Tritan Shehu ka denoncuar vjedhjen e shqiptar...
Ministrja e Infrasktrukturës dhe Energjisë, Belinda Ba...
Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku ka paralajmëruar...
Në analizën vjetore të Ministrisë së Infrastrukturës d...
Gjatë fjalës së saj në analizën vjetore të Ministrisë ...
Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe njëherës...
Në një konferencë për mediat, teksa po tregon analizën...
Ditën e nesërme qeveria do të zhvillojë një mbledhje i...
8 janari 2022 do të kujtohet nga të gjithë si një nga ...
Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Bal...
8 janari, dita kur Lulzim Basha me njerëzit e tij dhunuan ...
8 janari 2022 kujtohet si një ditë e zezë nga demokratët. ...
Ish-presidenti dhe ish-kryeministri Ilir Meta, kreu i ...
Nga ballkoni i shtëpisë së tij, kryetari i PD-së, Sali...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka dhënë mesazhe të fort...
Një thirrje të fortë ka bërë deputeti Edmond Spaho në ...
Opozita ka dalë edhe këtë të dielë në protestë në rrugën “...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Numri i viktimave nga dy tërmetet e fuqishme që goditën Ve...
Çmimet e naftës u rritën në nivelet më të larta të muajit ...
Irani ka reaguar ndaj deklaratave të presidentit amerikan ...
Policia kundër terrorizmit ka marrë nën kontroll hetimet p...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...