Parlamenti i Hungarisë voton për shkarkimin e presidentit nga detyra
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...

8 janari 2022 do të kujtohet nga të gjithë si një nga ngjarjet më të paprecedenta të ndodhura ndonjëherë brenda familjes së Partisë Demokratike.
Pamjet e filmuara më 8 janar të dy viteve më parë, nuk mund të imagjinoheshin nga asnjë demokrat, simpatizant i kësaj partie, apo edhe nga vetë socialistët.
Gjithçka ndodhi 32 vite pas themelimit të kësaj partie, e cila solli në vend demokracinë, lirinë, pluralizimin politik. Për të gjithë këtë sigurisht që ka një organizator, fajtor, i cili është Lulzim Basha.
Dy vite më parë, Luli tentoi që të dilte nga gjumi i tij letargjik dhe të mbante me dhunë drejtimin e PD-së. Me vete kishte edhe disa nga bashkëpunëtorët e tij, si Salianj "trimin", apo Bardh "skemaxhiun".
Ushtarët e tij e bindën Bashën që PD-në mund ta mbante duke blinduar selinë blu me hekur dhe llamarina, apo duke kyçur me çelësa zyrën e liderit të partisë.

E bindën këshilltarët e tij "gjenialë" se mund ta mbante karrigen, edhe pse demokratët e shkarkuan nga posti i kryetarit në Kuvendin e 11 dhjetorit 2021.
Pikërisht kjo sjellje e Bashës, i detyroi demokratët që të fillonin me protesta për të rimarrë atë që ju takonte, selinë blu.
Por çfarë ndodhi? Ajo që pamë ishte përleshje mes demokratëve, thirrje dhe sharje ndaj Bashës, gaz lotsjellës dhe dhjetëra të shoqëruar dhe arrestuar. Ambientet e selisë blu u kthyen në një "arenë luftimesh" ku pati përplasje mes demokratëve.
Nuk mungoi edhe një ndërhyrje e policisë së shtetit, e cila filloi me arrestime dhe shoqërime demokratësh, duke mbrojtur idetë e Lul Bashës. 34 demokratë u arrestuan për dhunë, të cilët u liruan pak ditë më vonë.
Nga se u shkaktua kjo situatë?
Historia fillon në 9 shtator të vitit 2022, kur Lulzim Basha pezulloi Sali Berishën, i cili ishte shpallur “non grata” nga Amerika, nga grupi parlamentar. Pas vendimit të Bashës, Berisha iu rikthye aktivitetit të tij politik, duke nisur takimet me bazën që i quajti “Foltore”.
Më 11 dhjetor, Kuvendi i thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha votoi me 4446 fleta pro shkarkimit të Bashës. Basha nuk e njohu këtë vendim dhe në Kuvendin e 18 dhjetorit, Berisha u përjashtua nga të gjitha institucionet drejtuese të partisë që ai vetë themeloi.
Çfarë ndodhi pas 8 janarit?
Akuza, kundërakuza, pasi pas 8 janarit nga të dyja palët. Por më 21 mars, erdhi një vendim. Lulzim Basha, i pashpresë i mbetur i vetëm, dha dorëheqjen si kreu i Partisë Demokratike.
Në një konferencë për shtyp nga selia e PD-së në Tiranë, ai tha se u dorëhoq nga udhëheqja e partisë pas përpjekjeve të pasuksesshme për ta mbajtur partinë e bashkuar.
“Kam vendosur të bëj një hap pas dhe të jap dorëheqjen nga detyra. Demokratët janë të lodhur nga konflikti i brendshëm, nga fushatat dhe gjuha denigruese, nga e cila dëmtohet Partia Demokratike dhe Shqipëria dhe përfiton vetëm [kryeministri i Shqipërisë] Edi Rama dhe klika e tij”, u shpreh Basha.

Pak këtij vendimi, Berisha nisi lëvizjet për të marrë drejtimin e PD-së. Kjo parti doli me një njoftim në 13 maj të 2022 për kreun e PD-së, ku në garë ishin Sali Berisha dhe Ibsen Elezi, të cilët nisën takimet në bazë.
Më 22 maj të 2022, ish-Kryeministri Sali Berisha zgjidhet kryetar i Partisë Demokratike, 9 vite pasi u largua nga kjo detyrë. Ai mori shumicën e votave në të gjitha degët ku u votua sipas parimit “Një anëtar, një votë” përballë rivalit Ibsen Elezi.
Më pas Berisha u fut në selinë blu dhe nisi aktivitetin politik, ku nuk munguan edhe bashkëpunimet me partitë e tjera opozitare.
Në këtë kohë, Luli iu rikthye gjumit të tij letargjik dhe harroi "idealet" dhe synimet e tij. Filluan ta tradhtojnë edhe besnikët e tij, si Gazment Bardhi dhe Ervin Salianji.
Ky i fundit harroi shkopinjtë, por u pozicionua në krah të Berishës. E po kështu Bardhi, i cili pasi Basha e shkarkoi si kreu i Grupit Parlamentar, shkoi dhe gjeti hapësirë te PD-ja, mblodhi demokratë dhe u shpreh i vendosur për vijimin e aksionin opozitar. Madje Bardhi sulmoi publikisht Bashën dhe e akuzoi edhe për vila luksoze e lidhje me Ramën.

Më pas në 2 dhjetor të vitit të kaluar, u mblodh edhe Kuvendi Kombëtar i PD-së, ku u bë edhe votëbesimi i kryetarit.
Situata sot
Lulzim Basha, një nga shkatërruesit më të mëdhenj të PD-së dhe mund ta themi me plot gojë që ka investuar për të dëmtuar këtë parti.
Sot ai njihet si kreu i PD-së së Vulës, e si ushtarë ka vetëm Enkelejd Alibeajn, Orjola Pampurin, Mirela Karabinën, Flutura Açkën, Jorida Tabakun, Kreshnik Çollakun.
Pra, të paktë janë demokratët në mbështetje të tij. Mbështetësit e tij po "tkurren" çdo ditë e më shumë, e Luli pritet të ngelet vetmitar, edhe pse herë pas here merr ndonjë fije shprese nga socialistët, apo ëndërron se mund të drejtojë partinë më të madhe opozitare.
Nga ana tjetër kemi një PD që po përballet me shumë sfida. Sali Berisha nën "arrest shtëpie", por ata shprehen të vendosur do të vijojë aksioni opozitar dhe do rrëzojnë Ramën nga qeveria.
Për demokratët Luli ngelet një bashkëpunëtor i Ramës, e Berisha një lider.

Midis tyre ka ende një proces gjyqësor për vulën dhe simbolet e PD-së, të cilat Basha ka tentuar t’ua rrëmbejë demokratëve.
Presim nga PD e Berishës të shohim protesta dhe lëvizje opozitare në 2024. Premtimet janë të shumta. Pritet për t'u parë se çfarë do të ndodhë me PD-në, drejtimin e saj, si dhe aksionet kundër qeverisë.
Me interes është të shihet edhe fati i Lul Bashës, "ekselenti" i matematikës, "intrigave" të pazbërthyeshme, apo pazareve me bashkëpunëtorët e Ramës./CNA
View this post on Instagram
Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Bal...
8 janari, dita kur Lulzim Basha me njerëzit e tij dhunuan ...
8 janari 2022 kujtohet si një ditë e zezë nga demokratët. ...
Ish-presidenti dhe ish-kryeministri Ilir Meta, kreu i ...
Nga ballkoni i shtëpisë së tij, kryetari i PD-së, Sali...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka dhënë mesazhe të fort...
Një thirrje të fortë ka bërë deputeti Edmond Spaho në ...
Opozita ka dalë edhe këtë të dielë në protestë në rrugën “...
Deputeti Saimir Korreshi foli për përshkallëzim të pro...
Roland Bejko, ushtari i Lulzim Bashës, ka sulmuar Argita M...
Ish-kryeministri Sali Berisha edhe pse ndodhet në arre...
Lulzim Basha, kreu i PD-së së vulës i ka lëshuar zëdhë...
Deputeti Flamur Noka në mbledhjen e Kryesisë së Partis...
Këtë të shtunë po zhvillohet mbledhja e Kryesisë së Pa...
Nënkryetarit të Partisë së Lirisë, Endrit Braimllari n...
Zëdhënësja anti-korrupsion në Partinë Demokratike, Gen...
Kuvendi do të ashpërsojë legjislacionin për mediat onl...
Ministrja e Marrëdhënieve me Parlamentin, Elisa Spirop...
Lulzim Basha u pyet mbrëmjen e sotme për masën e sigurisë ...
Teksa ish-kryeministri Sali Berisha ndodhet në arrest shtë...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Nëndetësja bërthamore sovjetike Komsomolets, e cila u fund...
Emiratet e Bashkuara Arabe kanë dënuar ashpër sulmin ndaj ...
Numri i viktimave nga dy tërmetet e fuqishme që goditën Ve...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Përveç efektit në rënien e kërkesës të shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...