
Zëdhënësja anti-korrupsion në Partinë Demokratike, Genta Vangjeli në një deklaratë për mediat paraqiti disa prej shkeljeve të qeverisë përgjatë vitit 2023, me të cilat PD është marrë intenstivisht.
Disa nga shkeljet e kësaj qeverie sipas PD-së janë shkeljet me Prokurimet publike, shkeljet gjatë procesit të rindërtimit, koncensionet, investimet strategjike, taksat e të tjera.
Më poshtë gjeni deklaratën e plotë ku jepn dhe shkeljet në mënyrë më të detajuar.
Së pari, Prokurimet publike:
Gjatë gjithë vitit 2023 u shpallën fitues të përsëritur, përprokurime të ndryshme, klientë apo familjarë të qeveritarëve të cilët i kemi denoncuar rast pas rasti.
– U përzgjodhën fituese ofertat më të larta duke shpenzuar miliona lekë më tepër se ofertat me ?mimin më të ulët.
– U skualifikuan operatorë të tjerë pjesëmarrës me qëllim shpalljen e fituesve të paracaktuar dhe lidhjen e kontratave klienteliste në kundërshtim me dispozitat ligjore.
– Vlerësimi i ofertave nuk ka rritur efiçiencën dhe efikasitetin e procedurave. Autoritetet kontraktore nuk arrijnë të sigurojnë mirëpërdorim të fondeve publike dheulje të shpenzimeve, nuk nxitin pjesëmarrjen e operatorëve ekonomikë, dhe as konkurrencën ndërmjet tyre duke krijuar kushte për përdorim pa efikasitet të fondeve publike.
-Rindërtimi:
Nga data 4 janar 2023 deri 27 Dhjetor 2023 janë njoftuar 126 procedura të kufizuara lidhur me procesin e rindërtimit, të cilat përfshijnë projektime, ndërtime, mbikqyrje dhe kolaudime të veprave të ndërtimit, të zhvilluara nga bashkitë Mirditë, Kurbin, Krujë, Tiranë, Shijak, Kavajë si dhe FSHZH e DPPSH.
Tërmeti, kjo fatkeqësi natyrore, ka ndodhur në v. 2019 dhe ende pas 4 vitesh zhvillohen procedura të kufizuaranë kuadër të procesit të rindërtimit për projektime, ndërtime etj duke bërë që të humbasë “faktori kohë”, i cili është baza për përdorimin e kësaj procedure të kufizuar, përshpejtuar me shumë facilitete dhe jo shumë transparente që përdoret për lidhjen e kontratave të cilat diktohen nga interesa thelbësore të shtetit.
Koncesionet:
Janë 225 kontrata koncesionare me vlerë 23.6 miliardeuro ose 30.6% e prodhimit të brendshëm bruto. Në listën e projekteve koncesionare dhe PPP për vitin 2024, publikuar nga MF parashikohet vijimi i pagesave për koncesionarët e vendosur nën sekuestro preventive, sirasti i kontratës me objekt “Ndërtimin e landfillit/inceneratorit dhe rehabilitimin e vend depozimeve ekzistuese Tiranë dhe prodhimin e energjisë elektrike”, vlera 178.3 milion euro, ndërkohë që inceneratori nuk ekziston.
Inkurajmë organet e zbatimit të ligjit në vend të mos ndalin hetimet duke gjetur fajtorë e dënuar nënpunëszyrtarë të cilët nuk kanë asnjë peshë as akses në vendimmarrje por të hetohen shkelësit e vërtetë, qeveritarët e korruptuar pa firmat e të cilëve nuk bëhet asgjë, dhe jo sulm mbi bizneset.
Investimet strategjike:
55 të miratuara gjithësej me përfitues të statusit investitor strategjik, ndër ta emra të krimit dhe familjarë të ministrave.
Taksat & Tatimet:
Prej 1 janarit 2024, hyri në fuqi tatimi progresiv në fashën e 15% deri në 23% për bizneset e profesioneve të lira duke sjellë si pasojë rrezikun e informalitetit, dhe duke mos krijuar një sistem të drejtë e të barabartë për tatimpaguesit, pavarësisht statusit të tyre të regjistrimit.
Shërbimi i borxhit:
Ndërsa në vitin 2014 ishte 17.3 miliardë lek , në vitin 2023 deri më 19 dhjetor u rrit në 23.3 miliardë lek.
Prodhimi Vendas:
U raportuan 71 raste të parregullsive dhe mashtrimeve të dyshuara në programet IPA dhe IPARD. Fondet e vëna në dispozicion nga BE për fermerët u vodhën nga qeveria Rama. Fermerët luftojnë për mbijetesë sepse tregu zotërohet nga prodhime importi.
Prona Private
Shqiptarët ndodhen në kushtet e pasigurisë së plotë juridike edhe kur rezultojnë pronarë legjitim të pronës. Dokumenti i dëshmisë së pronësisë nuk mbron më pronën tënde, ajo mund të vidhet apo sekuestrohet nga vetë shteti të cilit ti i paguan edhe taksat për pronën tënde.
Pensionistët
Sikur të mos ndihmoheshin prej familjarëve nuk kanë asnjë shpresë tjetër për siguruar të ardhurat minimaliste për shpenzimet e ila?eve, dritave, ujit dhe ushqimin modest. Pas gjithë jetës së tyre përkthyer në vite pune, sipas qeverisë që na drejton, ata nuk meritojnë as 200 dollarë pension mujor.
?mimet e ushqimeve bazë
janë rritur duke krijuar diferencë të madhe me rajonin dhe disproporcinalitet të theksuar me të ardhurat e qytetarëve
Ekonomia shqiptare
informale (dëshmuar nga kursi i këmbimit të valutës).
është zhdukur shtresa e mesme dhe paratë janë përqëndruar në një grusht njerëzish të lidhur me politikën dhe politikanët duke kthyer politikanët në biznesmenë.
Familjet shqiptare janë dënuar për t`u ndarë për shkak zgjedhjes së mbijetesës duke qëndruar në Shqipëri apo të jetesës dinjitoze në një vend tjetër..
Kjo është një pasqyrë e ekonomisë së zezë dhe të kontrolluar, rënë në duart e 2-3 qeveritarëve të cilët vendosin kombin në shërbim të vetes në bashkëpunim me një grusht oligarkësh, pa hapësirë për shqiptarët e thjeshtë që paguajnë taksa.
Sipas shprehjes popullore “ujku qimen e ndërron por zakonin s’e harron”, kjo sjellje do të përsëritet edhe në vitin 2024./ CNA

Kuvendi do të ashpërsojë legjislacionin për mediat onl...
Ministrja e Marrëdhënieve me Parlamentin, Elisa Spirop...
Lulzim Basha u pyet mbrëmjen e sotme për masën e sigurisë ...
Teksa ish-kryeministri Sali Berisha ndodhet në arrest shtë...
Një paralajmërim të fortë ka bërë ish-kryeministri Sali Be...
Ish-kryeministri Sali Berisha, nga ballkoni i shtëpisë...
Ish-kryeministri Sali Berisha i është bashkuar protestës q...
Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Belind Këll...
Një tjetër reagim ka pasur në faqen e "Facebook"-ut të...
Ish-kandidati për kryetar në Bashkinë e Tiranës, Belin...
Avokati i ish-kryeministrit Sali Berisha, Genc Gjokuta...
Avokati Genc Gjokutaj ka folur mbrëmjen e kësaj të enj...
Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka ka bër...
Një raport është bërë publik nga Kongresi amerikan, ku mes...
Me sytë nga dritarja e banesës së ish-kryeminist...
Ish-kryeministri Sali Berisha, i cili ndodhet në 'arrest s...
Ish-kryeministri Sali Berisha edhe këtë të enjte në pr...
Qytetarët janë mbledhur sërish në protestë përpara ban...
Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Belind Këll...
Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, u shpreh gjatë an...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Numri i viktimave nga dy tërmetet e fuqishme që goditën Ve...
Çmimet e naftës u rritën në nivelet më të larta të muajit ...
Irani ka reaguar ndaj deklaratave të presidentit amerikan ...
Policia kundër terrorizmit ka marrë nën kontroll hetimet p...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...