Emiratet e Bashkuara Arabe dënojnë sulmin ndaj tankerëve, SHBA-të intensifikojnë operacionet kundër Iranit
Emiratet e Bashkuara Arabe kanë dënuar ashpër sulmin ndaj ...
Emiratet e Bashkuara Arabe kanë dënuar ashpër sulmin ndaj ...

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka publikuar sot fakte të reja në lidhje me aferën e inceneratorit të Tiranës.
Këlliçi denoncon se në muajin prill të 2020-ës, nëpërmjet kompanisë "INTEGRATED ENERGY BV SPV" dhe Erion Veliajt, është lidhur një kontratë hua përdorje për 12 mjete. Sipas kontratës, 12 mjetet do të përdoreshin nga Policia Bashkiake pas situatës së vështirë të krijuar me pandeminë COVID-19.
Këlliçi nënvizon se këto mjete janë ende në përdorim të Policisë Bashkiake dhe i kushtojnë kompanisë 80 mijë euro në vit. Ish-deputeti paralajmëron më tej se do të bëjnë padi në SPAK ndaj Erion Veliajt për këtë aferë korruptive.
"Pyetja që i drejtojmë sot SPAK-ut, e nesër do t'ia përcjellim zyrtarisht është: Me kë komunikoi Klodian Zoto në Bashkinë Tiranë? Me “lalin” si në rastin e çerdhes 1 milion dollarë që ia bëri dhuratë për zgjedhjet e 2019, apo me Veliajn, i cili firmosi angazhimin financiar të Bashkisë Tiranë, pa pyetur as Këshillin Bashkiak dhe as shokët e qarkut, në vitin 2017, duke e futur Bashkinë Tiranë në një angazhim financiar qindra miliona eurosh për 30 vite me radhë?", shprehet Këlliçi.
Deklarata e plotë:
Sot po ju paraqesim dokumente dhe fakte të reja, të cilat vërtetojnë katërcipërisht se si Inceneratori fantazmë i Tiranës, vihet në dispozicion të pronarit real të saj, Kryetarit të Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj.
Në datën 15.04.2020 me nr.12619 prot., nëpërmjetkompanisë INTEGRATED ENERGY BV SPV dhe kryebashkiakut ERION VELIAJ, lidhet një kontratë hua-përdorje për 12 mjete të cilat do të përdoren nga Policia Bashkiake pas situatës së vështirë të krijuar me pandeminë Covid-19.
Në kontratë palët shprehen se këto mjete janë në pronësi të kompanisë INTEGRATED ENERGY BV SPV sipas të dhënave të lejeve të qarkullimit të tyre sipas Aneksit numër 1 bashkëlidhur kësaj kontrate.
Kjo kontratë është amenduar në datën 15.10.2020 dhe 15.10.2021 e në vijim.
Ende sot këto mjete janë në përdorim të Policisë Bashkiake.
Këto mjete i kushtojnë Integrated Energy BV SPV 80.000 euro çdo vit. Pra deri më sot, për dhunimin sistematik të shitësve ambulantë, për gjobvënien e përditshme ndaj qytetarëve të Tiranës, që kanë frikë të kthejnë kokën nga një anë, pasi të vjen gjoba nga Policia Bashkiake e Erion Veliajt, janë paguar mbi 300.000 euro, para të cilat buxheti i shtetit i jep për investimin dhe ndërtimin e Inceneratorit, që ende sot nuk ekziston.
Ndërkohë në e-mailin që mban datën 6 prill, 2020, ora 22.41 minuta, Mirela Veli, Drejtoreshë në Bashkinë Tiranë, i drejtohet Administratores në letra të Inceneratorit të Tiranës, duke i nisur draft kontratën që ju treguam pak më parë.
Ditën e nesërme, më datë 7 prill, 2020, ora 11.48, ky e-mail i përcillet Klodian Zotos, ku i kërkohet informacion nëse duhet të bëhet ndonjë koment, pasi nuk Administratori nuk e dinte për çfarë Klodian Zoto kishte rënë dakord kur kishte bërë biseda me Bashkinë Tiranë në lidhje me këtë çështje.
Pyetja që i drejtojmë sot SPAK-ut, e nesër do ia përcjellim zyrtarisht është: Me kë komunikoi Klodian Zoto në Bashkinë Tiranë? Me “lalin” si në rastin e çerdhes 1 milionë dollarë që ia bëri dhuratë për zgjedhjet e 2019, apo me Veliajn i cili firmosi angazhimin financiar të Bashkisë Tiranë, pa pyetur as Këshillin Bashkiak dhe as shokët e qarkut, në vitin 2017, duke e futur Bashkinë Tiranë në një angazhim financiar qindra miliona eurosh për 30 vite me rradhë?
Për këto fakte të reja dhe të tjera që do të nxjerrim lidhur me këtë çështje në ditët në vijim, pasi ku ka Veliaj firmë, ka dhe një drejtor që i përfiton këto para, do t’i drejtohemi sërish SPAK, por këtë herë me një kallëzim penal të drejtpërdrejtë për Erion Veliajn.
Nëse Rama dhe Veliaj mendojnë se me burgosjen e Kryetarit të Opozitës, do të shuajnë zërin e saj, unë jam sot përpara jush për t’i kujtuar dhe njëherë ata, se zëri ynë është i fortë, Partia Demokratike është në këmbë dhe çdo ditë e më shumë ne do të vijojmë betejën tonë pa kthim, për largimin një orë e më parë të kësaj dyshe që ka shënuar rekorde botërore korrupsioni dhe kriminale./CNA
Një tjetër reagim ka pasur në faqen e "Facebook"-ut të...
Ish-kandidati për kryetar në Bashkinë e Tiranës, Belin...
Avokati i ish-kryeministrit Sali Berisha, Genc Gjokuta...
Avokati Genc Gjokutaj ka folur mbrëmjen e kësaj të enj...
Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka ka bër...
Një raport është bërë publik nga Kongresi amerikan, ku mes...
Me sytë nga dritarja e banesës së ish-kryeminist...
Ish-kryeministri Sali Berisha, i cili ndodhet në 'arrest s...
Ish-kryeministri Sali Berisha edhe këtë të enjte në pr...
Qytetarët janë mbledhur sërish në protestë përpara ban...
Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Belind Këll...
Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, u shpreh gjatë an...
Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Belind Këlliçi,...
Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, u shpreh gjatë an...
Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, gjatë analizës vj...
Deputeti Luan Baçi ka paralajmëruar kryeministrin Edi ...
Kthimi në Parlament, socialistët pritet t’i gjej...
Gazeta greke “Kathimerini” ka zbuluar një nga emrat e ...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka hedhur të tjera akuza...
Qytetarë të shumtë kanë dalë në protestën e organizuar në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Emiratet e Bashkuara Arabe kanë dënuar ashpër sulmin ndaj ...
Numri i viktimave nga dy tërmetet e fuqishme që goditën Ve...
Çmimet e naftës u rritën në nivelet më të larta të muajit ...
Irani ka reaguar ndaj deklaratave të presidentit amerikan ...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Përveç efektit në rënien e kërkesës të shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...