
Kompania “Biniatta Trade”, që ndihmoi Lulzim Bashën për lobim në Uashington para zgjedhjeve të 2017-ës rezulton të ketë rrënjë të fshehta në Moskë. Është një hetim i medias publike britanike BBC që ka nxjerrë detaje të reja për çështjen e shumëpërfolur të lobimit.
Një mori dokumentesh të shtëna në dorë nga investigimi i BBC-së në bashkëpunim edhe me media të tjera si “Finance Uncover” dhe “Seychelles Broadcasting Corporation” tregojnë se “Biniatta Trade” ka pasur një kontratë bashkëpunimi që prej 2015-ës me “Alpha Consoulting” një firmë e regjistruar në ishujt Sejshell në Oqeanin Indian, një vend që njihet si parajsë e kapitalit “offshore”.
Siç rezulton nga investigimi, “Alpha Consoulting” është një fabrikë sekrete e financuar nga rrethi i ngushtë i Vladimir Putinit, ndër të cilët edhe ish-kreu i mercenarëve të grupit famëkeq Vagner, Jevgeni Prigozhin që humbi jetën në një aksident ajror në Gusht të këtij viti për të ushtruar ndikim në fushatat zgjedhore të vendeve të ndryshme të botës, në favor të politikës së jashtme të Moskës.
Kompania është në pronësi të një shtetaseje ruse Viktoria Valkovskaja dhe sipas investigimit, ajo ka krijuar mbi 900 kompani që kanë shfrytëzuar boshllëqet në ligjet britanike për të ushtruar ndikim në vendet perëndimore dhe të influencës së tyre, duke fshehur pronarët e vërtetë.
Një prej tyre është edhe “Biniatta Trade” me qendër në Skoci, por me kapital offshore në ishujt Sejshells, që ka lidhur kontratë me “Alpha Consolting” që prej vitit 2015. Firma drejtohej nga një bord drejtuesish që i kishin ndarë aksionet në mënyrë të barabartë me nga 25%. Ligji britanik nuk e detyron bërjen publike të aksionerëve të një firme me kapital offshore, nëse ata nuk e kapërcejnë këtë kuotë.
BBC shkruan se “Raportet e vitit të kaluar tregojnë se inteligjenca amerikane besonte se fushata zgjedhore e zotit Basha, ishte mbështetur fshehurazi nga Rusia me 500,000 Dollarë”.
Pikërisht, “Biniata Trade” pagoi ish-ndihmësin e fushatës së Donald Trampit, republikanin Nik Muzin me 150 mijë Dollarë në emër të Lulzim Bashës për lobim në Uashington, në Mars të 2017-ës para zgjedhjeve parlamentare. Pjesë e pagesës ishte edhe kjo foto e Lulzim Bashës me Donald Trampin që në atë kohë ishte në krye të Shtëpisë së Bardhë.
BBC shkruan po ashtu se në Shtator të këtij viti, Këshilli i Evropës caktoi zotin Basha për të përgatitur një raport për mbështetjen për rindërtimit të Ukrainës pas pushtimit rus, ku deklaroi se nuk kishte konflikt interesi. Në shkrim thuhet se Basha nuk iu përgjigj interesimit të BBC-së për këtë çështje.
Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka deklaruar se s...
Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Myslim Murrizi ...
Ish-kryeministri, Sali Berisha thotë se Presidenti ser...
Jamarbër Malltezi ka reaguar sërish lidhur me akuzat e...
Biznesmeni dhe sipërmarrësi, Gjergj Luca ka ndarë në rrjet...
Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka reaguar lidhur ...
Një i moshuar është sulmuar nga 2 qen të llojit pitbul...
Sonila Muhametaj, prokurorja që kandidon në SPAK, ka n...
Garda e Republikës ka reaguar pas akuzave të opozitës ...
Si pjesë e Rrjetit Evropian të Shërbimeve të Drejtësis...
"Finance Uncovered" ka publikuar një tjetër artikull k...
Me rastin e Ditës Ndërkombëtare për t’i dhënë fund Pan...
Ish-deputeti Mark Frroku është liruar ditën e sotme ng...
Gjykata e Durrësit ka liruar nga qelia ish-deputetin M...
"Finance Uncovered" ka publikuar një tjetër artikull m...
Në mars 2018, në mes të mandatit të Donald Trump si presid...
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se Kosova dhe Serbia ka...
Media prestigjioze britanike ka publikuar një shkrim i...
Një kompani "offshore" ka ndihmuar në krijimin e kompanive...
Policia e Shtetit ka hapur sot aplikimet për 300 vende...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Raportohet se një person është mbytur pasditen e sotme në ...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Një zjarr ka shpërthyer në një zonë biznesi në Madrid, ku ...
Që nga publikimi i një memorandumi mirëkuptimi javën e kal...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, siguroi sot se ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do t'ua dorëzojë trofe...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Tregu i punës në Shqipëri vijon të karakterizohet nga pesh...
Dy motorët e ekonomisë që përmenden më shpesh janë ndërtim...
Nëse do të kërkosh pulsin e ekonomisë, nuk mjafton të dëgj...
Një nga temat që ka trazuar më fort ekonominë është kursi ...