Parlamenti i Hungarisë voton për shkarkimin e presidentit nga detyra
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...

Në analizën vjetore të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, ministrja, njëkohësisht zv/kryeministre, Belinda Balluku, bëri një pasqyrë të akseve rrugore, të cilat pritet të dorëzohen përgjatë vitit 2024.
Balluku tha se dorëzimi i Tunelit të Llogarasë do të bëhet në fillim të sezonit veror të vitit 2024, më 30 qershor. Ndërsa për aksin Thumanë-Kashar ajo tha se do të futet në funksion gjatë verës të vitit 2023.
“Në 2024 do të shënojë dy momente të rëndësishme; dorëzimin e Tunelit të Llogarasë, që ka qenë një ëndërr për shumë qeveri të mëparshme, por që u realizua nga qeveria Rama. Do të përfundojë dhe do hapet në fillim të sezonit veror të 2024, ka qenë proces i gjatë, por i mirëstudiuar. Ka pasur sfida për sa i përket gjeologjisë, por ka pasur gjeologji të qëndrueshme dhe nuk kemi ndaluar nga kalendari. Në 30 qershor 2024 vepra do të dorëzohet. Një lajm tjetër i mirë, kemi nisur vitin me një inspektim në aksin Thumanë-Kashar. Është kërkuar edhe nga kompania koncesionare që të vijohet dhe të dorëzohet sa më parë. Thumanë-Kashar do të futet në funksion gjashtë verës 2024. Një kalvar i gjatë përfundon në 2024, që mund ta themi këtë dhe ta garantojmë, se ka qenë një gëzim i madh për MIE, por edhe për të gjithë shqiptarët që aksesojnë zonën e Dibrës, që në 26 dhjetor kemi përfunduar gërmimet në Tunelin e Murrizit. Unë e kam ndjekur atë proces nga maji i 2019. Nuk është harxhuar asnjë qindarkë nga buxheti i shtetit për të mbështetur vonesat për Rrugën e Arbrit. Në dhjetor të 2024, ndoshta dhe më shpejt, me përfundimin e tunelit të Murrizit ku janë hedhur qindra tonë hekur për ta mbajtur dhe garantuar atë, Rruga e Arbrit do të përfundojë”, tha ajo.
Më tej Balluku nënvizoi se Unaza e Madhe e Tiranës do të përfundojë në dhjetor të vitit 2024. Ajo nënvizoi se fazat e para të Korridorit 8 do të dorëzohen. Sipas saj janë drejt përfundimit akset Orikum-Dukat, Palasë-Dhërmi, rruga që lidh aeroportin e Vlorës me autostradën Fier-Vlorë, aksi Qafa e Buallit – Martanesh dhe rruga Korçë-Ersekë.
“Unaza e madhe e Tiranës do të përthithë të gjithë trafikun qe vjen nga autostradat, përfundon edhe ajo në dhjetor 2024. Turistëve nuk do t'u duhet të kalojnë qytetin mes për mes, por duke përdorur këtë unazë të madhe, mund të aksesojnë pika të ndryshme. Fazat e para të Korridorit 8 do të dorëzohen, përfundojmë edhe me lidhjet Orikum-Dukat. Palasë-Dhërmi është thuajse e përfunduar. Korçë-Ersekë po ashtu është drejt fundit, Qafa e Buallit – Martanesh, një rrugë e kërkuar nga banorët do të dorëzohet edhe ajo. Rruga që lidh aeroportin e Vlorës me autostradën Fier-Vlorë, është një tjetër aks që dorëzohet. Në 2024 nisim fazën e kolaudimit për aeroportin e Vlorës. Të gjithë këto kanë edhe një element inovativ që dorëzohet gjatë 2024, qendra e monitorimit të trafikut. Monitorimi do përbëhet edhe nga Urgjencat, Emergjencat Civile, Policia e Shtetit dhe shumë trupa të tjerë. Kjo qendër do kryejë edhe një nga funksionet e reja që do jetë në akset e funksionit të pagesës.” - tha Balluku./CNA
Gjatë fjalës së saj në analizën vjetore të Ministrisë ...
Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe njëherës...
Në një konferencë për mediat, teksa po tregon analizën...
Ditën e nesërme qeveria do të zhvillojë një mbledhje i...
8 janari 2022 do të kujtohet nga të gjithë si një nga ...
Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Bal...
8 janari, dita kur Lulzim Basha me njerëzit e tij dhunuan ...
8 janari 2022 kujtohet si një ditë e zezë nga demokratët. ...
Ish-presidenti dhe ish-kryeministri Ilir Meta, kreu i ...
Nga ballkoni i shtëpisë së tij, kryetari i PD-së, Sali...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka dhënë mesazhe të fort...
Një thirrje të fortë ka bërë deputeti Edmond Spaho në ...
Opozita ka dalë edhe këtë të dielë në protestë në rrugën “...
Deputeti Saimir Korreshi foli për përshkallëzim të pro...
Roland Bejko, ushtari i Lulzim Bashës, ka sulmuar Argita M...
Ish-kryeministri Sali Berisha edhe pse ndodhet në arre...
Lulzim Basha, kreu i PD-së së vulës i ka lëshuar zëdhë...
Deputeti Flamur Noka në mbledhjen e Kryesisë së Partis...
Këtë të shtunë po zhvillohet mbledhja e Kryesisë së Pa...
Nënkryetarit të Partisë së Lirisë, Endrit Braimllari n...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Nëndetësja bërthamore sovjetike Komsomolets, e cila u fund...
Emiratet e Bashkuara Arabe kanë dënuar ashpër sulmin ndaj ...
Numri i viktimave nga dy tërmetet e fuqishme që goditën Ve...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Përveç efektit në rënien e kërkesës të shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...