
Nuk është për të qeshur ky titull, ndoshta për të qeshur dhe deri në gajasje do të jenë fjalët e mëposhtme, por janë të vërteta, janë fakte që historia e Shqipërisë i ka parë dhe ka hedhur poshtë çdo teori dhe ato miliarda e miliarda euro që po përdorin shtete të mëdha si amerikanët, rusët apo kinezët për kundërzbulimet, për agjenturat e tyre për spiunazhin, e të tjera si këto.
Janë dy raste mjaft të bukura, të cilat i ka sjellë dje në emisionin “Të paekspozuarit”, gazetari Ylli Rakipi.

Me ironinë e tij të pandalshme Rakipi kujtoi një detaj se si ish-ambasadori i OSBE-së, Eugen Volfarth, ia çon Irfan Hysenbelliut dhe ai hante kërnacka dhe pinte birrë në Festën e Birrës në Korçë dhe lëvdonte birra Korçën kur në fakt, nja dy të tjerë kishin përfunduar në spital nga dhimbja e kokës apo nga helmimi që kishin pasur nga sasia e madhe e birrës.

Birra Korça, një birrë që e shoqëruar me ca kërnacka e bënte ambasadorin e OSBE-së të bilbilonte për qeverinë, sukseset e Ramës dhe të ardhmen e ndritur të mëmëdheut dhe në fakt me pas Rama me fadromë zbatoi ligjin te kërnackat dhe jo te birrat e Irfanit që në fakt shpërndaheshin edhe kontrabandë siç e zbuluan edhe Tatimet dhe Doganat.
Kjo është një nga rastet me një diplomat evropian, por më skandalozja është ajo që ka ndodhur me McGonigal.
Përpiqen vendet e mëdha të zbulojnë spiunët e vendeve të tjera, të zbulojnë dhe kundërzbulojnë, paguajnë para por në fakt çfarë ndodh, një banor nga Tropoja, një qytetar i Tropojës, Agron Neza, gjen McGonigalin, i jep një shukë dollarësh, e sjell në Shqipëri dhe e përfundon të shkretin te Safet Gjici.

Pra zv.shefi i kundërzbulimit të FBI-së katandiset te Safet Gjici, mund të katandisej dhe tek Irfani, nuk është ndonjë problem i madh, se ka ndodhur dhe me ambasadorë, por në rastin e McGonigal e çuan deri atje ku nuk mbante më ujë pilafi.
Nga ana tjetër, shpalli si këshilltar dhe burrë të mençur një analfabet të gjallë njerëzor siç është Dorian Duçka, që e quajnë kokë të madhe me lidhje me Kinën, me Amerikën, me lidhje me DASH-in, bashkëpunëtor i tyre, spiun i amerikanëve, një figurë e lartë diplomatike e të tjera si këto dhe në fund nga lidhja me Agron Nezën dhe Dorian Duçkën i shkreti McGonigal na përfundoi te Safet Gjici.

Inshalla nuk ka dhe ndonjë video me Alma K. se çfarë nuk bën vaki në mëmëdheun tonë.
Tani një ambasador i OSBE-së si Volfarth, te kërnackat e birrat dhe flet çudira. Një zëvendësdrejtor i FBI-së përfundon te Safet Gjici.

Shqiptarët i hodhën poshtë të gjitha studimet, teoritë, format, që janë përdorur në zbulim e kundërzbulim dhe pagimin e miliona dollarëve dhe të katandiset historia e McGonigalit te Safet Gjici.
Se Deripaska, oligarku rus, një miliarder, një kokë e madhe, kërkoi të korruptonte një zyrtar amerikan, nuk dihet sa ka paguar dhe çfarë interesash janë luajtur, por të paktën luante Deripaska me McGonigal, kurse këtu na katandisi te Safet Gjici dhe tek Irfani, te kërnackat dhe te birrat.

Prandaj kot lodhen agjencitë e huaja, paguajnë para e shpenzojnë. Mjafton me pak lekë të mbajnë afër këta analfabetët dhe allashqiptarët, të cilët me metodat e tyre demokratike, me kërnacka, me ndonjë shukë lekësh surratit të bëjnë çudira.

Të ulin me Safetin, të ulin me Irfanin dhe pastaj nëpërmjet tyre mund të shkosh te kryeministri se të çon Dorian Duçka.

Mund të shkosh te Presidenti megjithëse ky i fundit nuk është se ka ndonjë vlerë të madhe tani, po qeveria, ministrat, kryetarë bashkie, të gjithë mund t’i takosh se McGonigal takoi kë mundi. Safeti ishte ndoshta nivel i lartë se mund të kishte shkuar dhe më poshtë.
Pavarësisht se mund të qeshë dikush dhe të ironizojë historinë e Safet Gjicit me McGonigal.
Pa shkuar më tej te përfitimet dhe këto korrupsionet, që janë çështje serioze që duhet të hetohen nga SPAK-u dhe ndonjë strukturë serioze po i ka ngelur ende shtetit shqiptar.

Ndodh që Duçka me Agron Nezën, me Irfanin & Co të hedhin në erë agjencitë e kundërzbulimit, teoritë e konspiracionit, teoritë e korrupsionit, të gjitha bashkë. Mjafton t’i mbledhësh këta dhe të zgjidhin çdo problem, që nga FBI, CIA , OSBE, BE e deri në Kinë e Rusi./ CNA
Ish-deputeti Selami Jenishehri, në letrën e tij perlë,...
Lulzim Basha po korr suksese të njëpasnjëshme. Fillimisht...
Skema është e qartë, kush nuk e kupton le ta zbulojë. ...
Tepelenë e TërmetitTrevë trimëriePranë burgut të BënçësMbl...
Po, po, kështu siç po e lexoni! I madhërishmi Lulzim Bash...
Mund të duket e pabesueshme, por është e vërtetë. Lulzim B...
Nuk kishte si të ndodhte ndryshe, edhe Tabakja e lali ...
Një peshkaqen është kapur nga peshkatarët në zonën e Gjiri...
U çudit gruaja e Baba Karlos ngaqë po bëhet java e burri i s...
Dy javë më parë CNA publikoi me audio një këngë, e cila i ...
Një festë e madhe do të organizohet nesër në oborrin e sel...
1 Qershori është nesër, dita e gëzimit të fëmijëve. P...
Këshilli i Lartë i Prokurorisë ia ka marrë këngës. Po,...
Baba Karlo ka një javë që bredh dyqan më dyqan. Nuk le...
Një lëvizje e re, e cila gjurmët e saj i ka disa kohë ...
Ta besojnë ose jo demokratët, le të thonë ç’të duan so...
Baba Karlon e ka kapur keq një dalldi e madhe për të f...
Lulzim Basha, ekselenti i gjumit dhe i matematikës, po...
Baba Karlo shkoi në Gjendje Civile sot që në mëngjes. ...
Baba Karlo po përgatit dokumentat për pension. Që në mëngj...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Raportohet se një person është mbytur pasditen e sotme në ...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Një zjarr ka shpërthyer në një zonë biznesi në Madrid, ku ...
Që nga publikimi i një memorandumi mirëkuptimi javën e kal...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, siguroi sot se ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do t'ua dorëzojë trofe...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Tregu i punës në Shqipëri vijon të karakterizohet nga pesh...
Dy motorët e ekonomisë që përmenden më shpesh janë ndërtim...
Nëse do të kërkosh pulsin e ekonomisë, nuk mjafton të dëgj...
Një nga temat që ka trazuar më fort ekonominë është kursi ...