
Sipas mediave në SHBA, ish-zyrtari i lartë i FBI-së, Charles McGonigal ka pranuar akuzat.
Ai ka bashkëpunuar me drejtësinë, duke pranuar se ka marrë para nga shtetas shqiptarë, të cilët sipas hetimit të publikuar referohen si “Personi A” dhe “Personi B”.
Ish-shefi i kundërzbulimit në FBI ka pranuar që paratë i mori për të lobuar kundër opozitës apo për të hapur hetime për burimin e parave të krimit për pagesa që kishte bërë në SHBA Lulzim Basha, në një total prej rreth 1.025.000 dollarë.
Pagesat kishin qëllim daljen në foto me presidentin Donald Trump.
Këtë fakt të Lulzim Bashës nuk e ka zbuluar McGonigal. Ky fakt del nga deklarimet zyrtare që ka bërë Nick Muzin, lobisti amerikan të cilin pagoi Lulzim Basha dhe i cili bëri deklarimet e tij në Departamentin e Drejtësisë.
Në SHBA flitet për korrupsion dhe ish-zyrtari amerikan ka berë marrveshjen duke kalkuluar edhe dënimin si pasojë e marrveshjes. Kjo natyrë marrveshjesh nënkupton nevojën që kanë institucionet amerikane dhe përpjekjen e tyre që të ruajnë imazhin e FBI-së, por nga ajo marrveshje mbetet fakti që ish- zv.kreu i FBI-së, pra McGonigal ka pranuar se është korruptuar nga dy shtetas shqiptarë, ka marrë para nga njëri prej tyre e kështu me radhë.
Është fakt që McGonigal është paguar, pra përdorur me pagesë kundër opozitës. Por ti bëjmë të dy arsyetimet pa i ndarë dhe paralelisht.
Lulzim Basha në këtë histori nuk është i pafajshëm!
McGonigal është korruptuar nga zyrtarët shqiptarë, por Lulzim Basha e ka bërë krimin e tij dhe megjithëse i hetuar një herë si kryetari i partisë që nuk kishte deklaruar në KQZ shpenzimet, ende sot e kësaj dite as ai as të tjerë nuk janë hetuar ende dhe nuk është zbardhur nga kanë ardhur lekët, paratë, dollarët që Lulzim Basha pagoi Nick Muzinin.
SPAK duhet ta hetojë dhe të hapë një çështje në lidhje me McGonigal.
Lind pyetja: Çfarë duhet të hetojë SPAK?
SPAK duhet të hetojë, jo a u paguan apo jo para, por:
- Kush dhe pse e ka paguar McGonigal për të punuar kundër opozitës?
-Cila janë lidhjet politike të tij dhe çfarë kanë përfituar në Shqipëri McGonigal apo zyrtarët dhe individët që kanë paguar këtë të fundit?
Sepse këtu kemi të bëjmë me një rast të pastër korrupsioni dhe SPAK duhet ta hetojë.
-A ka përfituar Afron Neza diçka në Shqipëri, në këmbim të parave që i ka kaluar për McGonigal?
Pra, cili është përfitimi që ka marrë për shërbimin që ka bërë ndaj Partisë Socialiste apo Qeverisë shqiptare?
Cili është roli i Dorian Duçkës dhe deri ku shkon korrupsioni me Mcgonigal?
Cilat janë përfitimet për shërbimet që ka bërë Duçka?
Nga SPAK duhet hetuar korrupsioni i pranuar nga McGonigal në SHBA për pjesën që i takon shtetasve shqiptarë të përfshire në aferë si dhe për shpërblimet e ofruara në vendin tonë.
SPAK duhet të hetojë nëse puset e naftës për të cilat ka akuza publike, janë të vërteta ose jo.
A ka përfituar Agron Neza? Apo më keq akoma, a kanë përfituar shtetas rusë nga shkëmbimi i favoreve që nisën me transfertat e Nezës për McGonigal?
Çfarë i lidh këta të fundit me shfaqjet që kanë me Damian Gjiknurin, me zyrtarë të lartë të PS-së? Si qëndron e vërteta?
Këtë duhet ta hetojë SPAK.
Që kemi pasur një rast korrupsioni të McGonigal, këtë na e tregoi hetimi i bërë në SHBA, ku flitet dhe pranohet edhe korrupsioni. Ajo që duhet të hetohet është korrupsioni që ka ndodhur në Shqipëri, korrupsioni që ka ndodhur nga bashkëpunimi me Agron Nezën dhe Dorian Duçkën, korrupsioni që ka ndodhur me zyrtarët e shtetit shqiptar. Dhe këtë duhet ta hetojë SPAK-u.
Dhe bashkë me çështjen McGonigal duhet hapur edhe çështja e pagesave që ka kryer Lulzim Basha.
Kjo sepse dosja është pushuar me kërkesë të prokurorëve sepse nuk u gjet burimi i të ardhurave që kishte Lulzim Basha për të paguar 1.025.000 dollarë për të bërë një foto me Donald Trump.
Ashtu siç i kishte deklaruar në SHBA Nick Muzin, ashtu edhe Lulzim Basha duhet t’i deklaronte në Shqipëri, tha prokuroria në atë kohë, por çështja u pushua.
Sot jemi përballë fakteve dhe provave të reja. Ka pasur korrupsion dhe këtë na e thonë institucionet e SHBA-ve, të cilat e kanë kapur zyrtarin e tyre.
Tashmë na duhet që paralel me hetimin për korrupsionin e McGonigal në Shqipëri, prokurorët të rihapin çështjen e fondeve, ku i gjeti paratë Lulzim Basha për të bërë foton me Donald Trump?
Janë 1.025.000 dollarë ende të pasqaruara. Këtu fillon dhe mbaron edhe debati politik dhe këtu fillon drejtësia. Lulzim Basha nuk mund të dali si heroi që paska vuajtur pasojat e një lobimi korruptiv. Ai lobim korruptiv e kishte fitoren në xhep sepse "lobuesit" mund të provonin lehtësisht që Lulzim Basha kishte nxjerrë nga xhepi mbi 1 milion dollarë por foto reklame personale.
Pra, duhet drejtësi nga njera anë për korrupsionin e njerëzve që kanë paguar McGonigal, përfitimet e tyre dhe abuzimin që mund të jetë bërë apo përfitimet që ata mund të kenë marrë nga Qeveria shqiptare. Nga ana tjetër, zbardhja se nga erdhën 1.025.000 dollarët e Lulzim Bashës.
Të dyja këto klasifikohen si korrupsion i zyrtarëve të lartë dhe, politikanëve ndaj duhet të hetohen nga SPAK.
Drejtësia shqiptare, nuk mund të mbyllë sytë, nuk mund të mbyllë veshët përballë të vërtetave që po thuhen publikisht, jo vetëm nga drejtësia e SHBA-së, por edhe në intitucionet më të larta të atij vendi, deri në Kongresin dhe Senatin amerikan, ku po kërkohet hetim i plotë i këtij rasti korrupsiv, ndërsa në Shqipëri po heshtin dhe nuk po heton askush korrupsionin me McGonigal, i cili u pagua për të kryer hetime dhe për të gjetur se cili ishte burimi i parave të Lulzim Bashës, të cilat ishin deklaruar në SHBA nga Nick Muzin.
Në Shqipëri SPAK duhet të hapë dosjen, të zbardhë korrupsionin, të zbulojë të vërtetat, pasi korrupsioni nuk është kryer vetëm në SHBA, paratë janë paguar nga shqiptarët, të cilët sipas vetëdeklarimeve të McGonigal dhe institucioneve ligjzbatuese amerikane, kanë pasur përfitime dhe lidhje të drejtpërdrejta me Shqipërinë./ CNA
Presidenti Begaj gjatë qëndrimit në New York, në Javën e D...
Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali ...
Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Ervin Mete ka reaguar ...
Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali ...
Zjarri ka përfshirë dy zona të ndryshme në vendin tonë. ...
Një 15-vjeçar është gjetur i lënduar në rrugë në Bulqizë. ...
Një 44-vjeçar është proceduar penalisht në Lezhë pasi akuz...
Një 36-vjeçar ka rënë në prangat e policisë pasi akuzo...
Gazetari, Hysni Gurra ka reaguar lidhur me pranimin e fajë...
Ish-agjenti i lartë i FBI-së pranoi fajin për dosjen shqip...
Prof. Dr. Anastasin qarkullon këto ditë në mediat online t...
Në vitin 2016, Kryeministri Edi Rama bashkëpunoi me galeri...
Ish-agjenti i lartë i FBI-së, Charles McGonigal, u deklaru...
Adriatik Lapaj ka kërcënuar se do të çojë në gjykatë Bledi...
U zhvillua dje Future Tech, panairi i parë i teknologjisë ...
Kandidati në zgjedhjet lokale për kryetar bashkie në Tiran...
Presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj nxiti zyrtarët në Kos...
28-vjeçarja e cila po drejtonte mjetin që u përfshi në...
At Grigor Pelushi ka reaguar lidhur me një deklaratë t...
Ka ndërruar jetë i moshuari I cili u aksidentua pasdit...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Raportohet se një person është mbytur pasditen e sotme në ...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Një zjarr ka shpërthyer në një zonë biznesi në Madrid, ku ...
Që nga publikimi i një memorandumi mirëkuptimi javën e kal...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, siguroi sot se ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do t'ua dorëzojë trofe...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Tregu i punës në Shqipëri vijon të karakterizohet nga pesh...
Dy motorët e ekonomisë që përmenden më shpesh janë ndërtim...
Nëse do të kërkosh pulsin e ekonomisë, nuk mjafton të dëgj...
Një nga temat që ka trazuar më fort ekonominë është kursi ...