Berisha përgëzon korçarët/ “Refuzuan takimet me Filon”
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, përgëzoi...

Mediat e huaja kanë raportuar për një tjetër skandal që lidhet me ish-shefin e lartë të FBI-së, Charles McGonigal.
Ata raportojnë se Everett Stern, ish-kandidati për Senatin Amerikan, autor dhe Drejtor i Inteligjencës i Tactical Rabbit iu afrua McGonigal në vitin 2018 gjatë një hetimi të dytë në bankën HSBC për shkelje të sanksioneve dhe pastrim parash.
Qëllimi i tij ishte që të përdorte McGonigal si një pikë kontakti për të gjetur një diamant të vjedhur të Oleg Deripaskës nga një koleg i ngushtë i McGonigal dhe ish agjent i FBI-së, i cili gjithashtu është arrestuar dhe akuzuar për komplot dhe akuza të tjera.
Lidhur me këtë denoncim të mediave të huaja, ka folur mbrëmjen e sotme në Korçë, kreu i PD-së, Sali Berisha.
Ky i fundit tha se fati i McGonigal është i pandalshëm, ndërsa pretendon se edhe kryeministri Edi Rama do të shkojë në burg me ish-shefin e FBI-së.
“Edi Rama i ka të numëruara kohërat. Edhe sot, mediat amerikane sjellin të dhëna që e tronditin atë gjithnjë e më shumë. Flet për Amerikën njeriu që i korruptoi SHBA-ve njërin nga njerëzit më kryesorë të sigurisë së tyre, shefin e kundërzbulimit.
Ju garantoj se është i pandashëm nga fati i McGonigal. Ky është McGonigal shqiptar dhe do të shkojë të vuajë burgun bashkë me të.
Edi Rama nuk ka projekte, ka vetëm mashtrime. Premtoi rritje rrogash pasi opozita e demaskoi atë në mënyrën më të fuqishme për ngrirjen e rrogave, për varfërinë në rritje, për mosdhënien e ndihmës ekonomike atyre që e meritojnë.
Doli me mashtrimin e radhës: do rris rrogat mesatare në 900 euro. Bëri një ligj, e solli në parlament dhe e mbylli parlamentin.
E ftova, urdhër pasnesër të hapim parlamentin të votojmë ligjin. Por nuk vjen se është mashtrues. Ai nuk ka respekt për qytetarin. Ndaj dhe rëndësi kritike ka t’i japim atë që meriton më 14 maj.
Frikë dhe tmerr nga vota e idealistëve, frikë dhe tmerr nga vota e opozitarëve. Kalon si sharlatan nga sheshi në shesh dhe u bën thirrje të mos merrni pjesë në votime”, theksoi Berisha./ CNA.al
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, përgëzoi...
Vetëm 5 ditë na ndajnë nga zgjedhjet vendore të 14 maj...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka bërë n...
Kryeministri Edi Rama ironizoi kryetarin e PD-së Sali ...
Kryeministri Edi Rama ka sulmuar pasditen e sotme kand...
Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për bashkinë ...
Dy turiste të huaja, duke eksploruar zonën e Valbonës, jan...
Partia Demokratike ka kallëzuar këtë të martë në SPAK ...
Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Elbasanin...
Gazetari Artan Hoxha ka zbuluar të vërtetën e sondazhe...
Zëdhënësja e PD-së, Floriana Garo, ka denoncuar blerjen e ...
Një denoncim ka ardhur në redaksinë e CNA, lidhur me b...
Qendra e Bashkëpunimit Ndërfetar u ka bërë një thirrje të ...
Kreu i LZHK-së ose drejtuesi i Aleancës Progresiste, D...
Ish-kryetari i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi, pje...
Kryebashkiaku i Elbasanit, Gledian Llatja, dhe ai i Ka...
Drejtuesi i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Sali Berisha...
Zëdhënësja e fushatës së kandidatit të koalicionit “Ba...
Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Tiranën, ...
Çdo qytetar që has në problematika në qendrën e tij të...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Një operacion i koduar “De facto”nga Policia e Tiranës ka ...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...