Akuza për blerje vote ndaj Agron Kapllanajt/ Identifikohet misionarja e paqes që shpërndan zarfet
Një denoncim ka ardhur në redaksinë e CNA, lidhur me b...

Zëdhënësja e PD-së, Floriana Garo, ka denoncuar blerjen e votave në Pukë dhe kërcënimin e qytetarëve nga persona me precedentë penalë.
Në një deklaratë për shtyp, Garo tha se policia po bën fushatë kërcënuese duke u bërë presion qytetarëve që të mos votojnë kandidatët e koalicionit “Bashkë Fitojmë".
Ajo ka treguar me emra disa nga personat që sipas saj kërcënojnë qytetarët dhe lëvizin të armatosur.
Deklarata e plotë:
Përpjekja për të frikësuar opozitën e vërtetë, duke përdorur Policinë, që thotë se është e shtetit, po i përket pushtetit, apo çdo mashë tjetër të qeverisë nuk na tremb, por na bën me dije se qeveria është e trembura, që nga dëshpërimi i humbjes kërkon shpëtim tek aktet e mëposhtme.
Në Tiranë, Policia Bashkiake është dërguar për të mbyllur zyrat e degëve të Partisë Demokratike dhe koalicionit "Bashkë Fitojmë". Banditë me uniformë, në shkelje të çdo kodi etik dhe elektoral kanë shkuar në zyrat e degëve 2 dhe 5, me urdhrin e mbylljes në dorë.
Përpjekja për t’i mbyllur opozitës cdo shteg komunikimi me zgjedhësit, pasi i grabitën vulën dhe i caktuan drejtuesin e koalicionit kundër vullnetit të anëtarëve, i bën të duken të vegjël dhe në panik nga vala popullore që u është kthyer kundër.
Banditë të tjerë i gjeni edhe në Cërrik. Te një zyrtar i shtetit, shefi i Komisariatit që përdhos cdo ditë uniformën, duke u shndërruar në shoqërues të kandidatit PS-së. Bedri Hasani, pa mandat, dhe në shkelje të ligjit bën kontrolle nëpër lokale e shtëpi të mbështetësve të opozitës.
Jo larg Cërrkiut, në Lushnjë, Policia Bashkiake ka shkuar në mënyrë demonstrative para selisë së PD-së me qëllim për të hequr banderolën elektorale.
Meqë vjen Rama nesër dhe meqë nuk e duron dot banderolën me sloganin e "Bashkë Fitojmë", cubat e tij në Lushnjë duan që Ramës të mos i zënë sytë asgjë të pahijshme.
Faktin se e bëjnë për Ramën e ka dëshmuar vetë një prej policëve që u ka thënë përfaqësuesve të opozitës: hiqeni sot dhe mund ta vini sërish nesër.
Më alarmante gjendja është në Pukë, ku taborret e Gjon Gjonajt, në Polici dhe administratë, kanë filluar një fushatë të hapur kërcënimesh me qëllim trembjen e opozitarëve.
Zyrtare të Komisariatit te Policise Puke, dhe persona me precedentë kriminalë, qe kane mbeshtetjen e policisë, u bejnë presione nga me te ndryshmet qytetareve per te votuar Gjon Gjonin.
1-Fiqiri Dani, shefi i komisariatit Policisë Pukë, thërret në zyrë qytetarët dhe vartësit e tij, duke u bërë presion mos të dalin të votojnë në të kundert do kenë pasoja.
2-Imer Rexha, punonjës i policisë së Rendit, shpërndan para për blerje votash në Pukë.
3-Ndue Jaku punonjes i policise Rrugore, shperndan para per blerje votash ne Gjegjan.
4-Sokol Frroku, shoferi i kryetarit të bashkise Puke, i sapodalë nga burgu me precedent penal lëviz i armatosur në qytet.
5-Besmir Selmani, me precedentë penal, i sapodalë nga burgu, lëviz i armatosur
6-Ed Ndoja, kontigjent policie, lëviz i armatosur
7-Zef Luka, me precedentë penalë, i dënuar, leviz ne zonen e Gjegjanit i armatosur
8-Lek Luka me precedentë penalë, i dënuar, lëviz në Gjegjan i armatosur
9-Ndue Luka, kryeplak i fshatit Gjegjan, me precedentë kriminalë, lëviz në Gjegjan i armatosur.
10-Gjin Gega, pergjegjes i OSHEE-së Fushe-Arrez, kërcënon njerëz
11- Lul Mema, admistrator i Njësisë Rrape, shpërndan para për blerje votash
Keta persona, ne bashkepunim, levizin te armatosur me makina pa targa ne te gjitha akset e rrugeve te bashkise Puke, bllokojne rruget dhe ndalojne qytetare dhe perfaqesues te opozites, duke mos i lenë te bejne fushatë.
Kush kundershton dhunohet fizikisht ose shoqerohet ne polici.
Policia është vënë në dijeni, por nuk merr asnje mase ndaj tyre, madje bashkepunon me ta.
Grupi i Gjegjanit ka në përdorim 12 radio policie dhe komunikojne për levizjet dhe ndjekjet qe i bejne çdo personi dhe perfaqesuesi te opozites kur hyn ne zonën e tyre.
Koalicioni Bashkë Fitojmë i bën thirrje Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, që të tërheqë menjëhere policët e kthyer në banditë, nga Lushnja në Cërrik e deri në Pukë e më tej.
Përdhosja e uniformës është një akt i turpshëm për të gjithë trupën e policisë dhe profesionistët e saj.
I bëjmë thirrje Prokurorisë të nisë hetimet për këto shkelje flagrante të lirisë së shprehjes dhe dhunën që ushtrohet mbi këtë premisë.
I kërkojmë OSBE-ODHIR që ti marrë shënim të gjitha këto abuzime dhe t’i konsiderojë për raportin final të zgjedhjeve të 14 majit./ CNA.al
Një denoncim ka ardhur në redaksinë e CNA, lidhur me b...
Qendra e Bashkëpunimit Ndërfetar u ka bërë një thirrje të ...
Kreu i LZHK-së ose drejtuesi i Aleancës Progresiste, D...
Ish-kryetari i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi, pje...
Kryebashkiaku i Elbasanit, Gledian Llatja, dhe ai i Ka...
Drejtuesi i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Sali Berisha...
Zëdhënësja e fushatës së kandidatit të koalicionit “Ba...
Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Tiranën, ...
Çdo qytetar që has në problematika në qendrën e tij të...
Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi, në një deklaratë për...
Kreu aktual i bashkisë, Erion Veliaj, gjatë takimit me...
Pak ditë para zgjedhjeve të 14 majit, kreu i Partisë s...
Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për bashkinë ...
Pak ditë më parë, CNA publikoi dokumenta që tregonin ...
Kryeministri Edi Rama është ankuar mbrëmjen e sotme pë...
Ish-këshilltari i presidentit Bush, Charles Black ësht...
CNA ka publikuar dokumenta që tregojnë se disa art...
Kryeministri Edi Rama është “përplasur” mbrëmjen e sotme m...
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka renditur m...
Në takimet e tij elektorale, Enkelejd Alibeaj ka hedhu...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...