Vrau efektivin e policisë dhe plagosi një tjetër/ Kush është autori i ngjarjes në Maliq
Një ngjarje e rëndë u shënuar këtë të enjte në Lozhan të M...
Një ngjarje e rëndë u shënuar këtë të enjte në Lozhan të M...

Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Elbasanin, Luçiano Boçi, i është drejtuar pasditen e sotme me një mesazh punonjësve të administratës së Elbasanit.
Me anë të një statusi në rrjetet sociale, Boçi shpreh mirënjohje për ata punonjës të administratës që kanë bashkëpunuar me të dhe specialistët e tij gjatë kësaj fushate në kushte konfidencialiteti.
Ai thotë se Elbasani ka burime njerëzore shumë të mira, të besueshme, cilësore dhe moralisht të denja.
Kandidati i opozitës deklaron se asnjëherë nuk do të shkelë të drejtën e dikujt për të menduar politikisht, ndërsa i bën thirrje punonjësve të administratës të bashkohen dhe të votojnë për të në 14 maj.
Statusi i plotë:
Të nderuar qytetarë elbasanas që punoni në administratën shtetërore,
Jam i vetëdijshëm se ky komunikim ndodh në një çast jo të përshtatshëm, vetëm pak ditë përpara zgjedhjeve vendore. Asnjë prej jush nuk ka pasur lirinë për t’ju bashkuar veprimtarive të mia publike apo për të dëgjuar prej afër çfarë synoj të sjell unë në jetën e kësaj bashkie.
Do ta kisha çmuar së tepërmi mundësinë që të merrja pyetjet tuaja prej qytetarësh të informuar mirë dhe t’u përgjigjesha imët – me besim se kështu i përgjigjem të gjithë bashkësisë së qytetarëve të Elbasanit. Por kupola politike e cila qeveris bashkinë e Elbasanit ju ka çuar në ekstremet e mbijetesës morale. Shumë prej jush, direkt dhe indirekt - më kanë përcjellë mesazhin se kjo gjendje e survejimit të punonjësve shtetërorë është e përbuzshme, një ringjallje e 80 lekshave të Sigurimit të Shtetit.
Dua të shpreh gjithsesi mirënjohjen time më të lartë për shumë prej jush, që në kushte ilegaliteti, me konfidencialitetin më të lartë dhe në heshtjen më të thellë publike keni bashkëpunuar me mua dhe stafin tim, me ekipin e gjerë të ekspertëve që ju bashkuan shtabit tim zgjedhor për të përpunuar një program zhvillimor pro-aktiv dhe shumë ambicioz. Ju jam mirënjohës, përsëri!
Jam i bindur se për shumë prej Jush Elbasani meriton më mirë dhe duhet të administrohet ndryshe! Shumë prej jush do të ndërtonin politika sektoriale dhe plan veprime ekzekutive shumë më efektive se ato që administrata e lartë e bashkisë ka artikuluar dhe ka bërë sot të detyrueshme. Jam i qartë se Elbasani është në këtë gjendje jo nga puna juaj, por nga pengesa që ju hasni prej lart që të bëni punën tuaj siç do të donit. Keq-menaxhimi i bashkisë ka një motiv dhe ky është politik: korrupsioni gjithmonë është një ngjarje politike!
Në këto orë të fundit përpara votimit për pushtetin vendor, unë dua t’ju them se jam i bindur më shumë se kurrë se Elbasani ka burime njerëzore shumë të mira, të besueshme, cilësore – dhe moralisht të denja. Kam punuar me mëse 70 ekspertë të mrekullueshëm – të çdo moshe dhe lamie – pjesë e shtabit tim, kam përpunuar të dhëna nga të paktën 25-30 njerëz kyç në pushtetin vendor aktual, kam njohur konsulentë privatë të shkëlqyer që janë ofruar të mbështesin vizionin tim politik për ta dashur Elbasanin përmes zhvillimit të tij.
Edhe pse një numër shumë i madh burimesh njerëzore janë larguar drejt Tiranës apo jashtë vendit – ne përsëri kemi mjaftueshëm specialistë të denjë, të cilët do të çmoja shumë t’i kisha në staf – si garanci për përmbushjen e të gjithë elementeve të programit tim, ku investimet bëjnë kreun.
Në këtë aspekt, do të shpresoja që ata që më njohin t’u thonë atyre që s’më njohin se Luçiano Boçi është demokrat sepse është kundër luftës së klasave. Unë asnjëherë nuk do të shkel të drejtën e dikujt për të menduar politikisht ndërsa pasuron një program zhvillimor me ide dhe sugjerime.
Kontaktet e panumurt që kam pasur muajt dhe javët e fundit më bindin se ndryshimi në Elbasan është një domosdoshmëri, një fakt që publiku do t’a shpalosë me votë në mënyrë të panegociueshme.
Unë dua shumë që edhe ju – punonjësit e denjë të një administrate të keqtrajtuar – të bëheni pjesë e tij, ta përjetoni me gëzim këtë ngjarje të rëndësishme për qytetin tonë, për bashkinë tonë dhe të ndjeheni të fuqizuar në dëshirën tuaj për t’i shërbyer sa më mirë qytetarëve.
Nëse besoni se Elbasani meriton më mirë, bashkohuni me ata që e mendojnë njëlloj. Më 14 maj, ata bajnë ndryshimin.../ CNA.al
Gazetari Artan Hoxha ka zbuluar të vërtetën e sondazhe...
Zëdhënësja e PD-së, Floriana Garo, ka denoncuar blerjen e ...
Një denoncim ka ardhur në redaksinë e CNA, lidhur me b...
Qendra e Bashkëpunimit Ndërfetar u ka bërë një thirrje të ...
Kreu i LZHK-së ose drejtuesi i Aleancës Progresiste, D...
Ish-kryetari i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi, pje...
Kryebashkiaku i Elbasanit, Gledian Llatja, dhe ai i Ka...
Drejtuesi i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Sali Berisha...
Zëdhënësja e fushatës së kandidatit të koalicionit “Ba...
Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Tiranën, ...
Çdo qytetar që has në problematika në qendrën e tij të...
Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi, në një deklaratë për...
Kreu aktual i bashkisë, Erion Veliaj, gjatë takimit me...
Pak ditë para zgjedhjeve të 14 majit, kreu i Partisë s...
Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për bashkinë ...
Pak ditë më parë, CNA publikoi dokumenta që tregonin ...
Kryeministri Edi Rama është ankuar mbrëmjen e sotme pë...
Ish-këshilltari i presidentit Bush, Charles Black ësht...
CNA ka publikuar dokumenta që tregojnë se disa art...
Kryeministri Edi Rama është “përplasur” mbrëmjen e sotme m...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë u shënuar këtë të enjte në Lozhan të M...
Policia e Korçës ka ndarë një informacion të detajuar lidh...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë të mëng...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në Maliq, ...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...