Vrasja e policit në Maliq/ Policia: I kërkuari fshihej në stan, hapi zjarr ndaj efektivëve
Policia e Korçës ka ndarë një informacion të detajuar lidh...
Policia e Korçës ka ndarë një informacion të detajuar lidh...

Ish-kryeministri Sali Berisha ka renditur çështjet që sipas tij e nxjerrin lakuriq Ramën në veprimet korruptive që ka bërë.
Berisha thotë se Edi Rama është kryeminister i një Republike Laike, por që ka ndërtuar narkoshtetin e parë dhe të vetëm në Evropë dhe që është provuar se ka lidhje me Sinaloan e Meksikës dhe bandat më të rrezikshme të Evropës dhe botës.
Sipas tij, SPAK-u, në shkelje flagrante të ligjit, ka amnistuar me urdhër të Ramës për vjedhjen e shekullit, Erion Veliajn, Engjëll Agaçin, Artur Metanin, Ilir Beqajn dhe vetëm e vetëm se të gjitha lidhjet e tyre me krimin prej qindra miliona eurosh të çojnë direkt tek Edi Rama.
Gjithashtu Berisha përmend dhe çështjet "McGonigal" dhe "Beleri" si raste të shkeljeve flagrante të Ramës.
Postimi i plotë në rrjetet sociale:
Në Këshillin e Sigurimit çalë, zvarrë!
Miq, Edi Rama me memon e tij konfidenciale, dëshmoi se niset këtë vit për në Asamblenë e Përgjithshme të OKB, jo vetëm për herë të fundit, por edhe i tmerruar.
Para 15 viteve u vendos që sipas rradhës Shqipëria nga grupi i saj, në mos gabohem prej rreth 40 vendesh, të zgjidhet kur t’i vinte rradha me rrotacion si anëtare e përkohshme (dmth me afat dy vjeçar) e Këshillit të Sigurimit të OKB. Kjo rradhë erdhi me 1 janar të vitit 2022. Aso kohe tek merrja pjesë në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të OKB mendova të ndiqja punimet, një seancë të Këshillit të Sigurimit. Këshillin e Sigurimit atë muaj e drejtonte Libia dhe rastisi që atë seancë që shkova ta ndiqja, morën pjesë udhëheqësit e vendeve kryesore të botës dhe drejtonte koloneli Gedafi, një diktator i vendit të tij dhe sponsorizues i terrorizmit ndërkombëtarë. Gedafi ishte njeriu me fjalim gjatë në sallën e Asamblesë së Përgjithshme dhe i tillë u tregua ai edhe në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit, gjë që detyroi disa të pranishëm të largoheshin nga mërzia. Shembullin e tyre ndoqa dhe unë.
Në fakt midis ish liderit libian dhe Edi Ramës ka dallime të pamohueshme, por edhe afrime, ngjashmëri të padiskutueshme. Gedafi ishte diktatori me fjalim gjatë në Asamble. Në fakt fjalimet e mërzitshme të Ramës janë të gjata natyrisht jo sa të Gedafit, por afërsisht sa të Lukashenkos.
Gedafi ishte sundimtar i një Republike Islamike dhe sponsorizues i terrorizmit ndërkombëtar. Edi Rama është kryeminister i një Republike Laike, por që ka ndërtuar narkoshtetin e parë dhe të vetëm në Europë dhe që është provuar se ka lidhje me Sinaloan e Meksikës dhe bandat më të rrezikshme të Europës dhe botës. Rikujtoj këtu se Shërbimet Inteligjente të vendeve partnere kanë gjetur se nga 8 mijë telefonat e kriptuar si Sky Ecc, Encrochat etj që operojnë në Shqipëri për komunikim midis organizatave kriminale, përqendrimi i tyre më i lartë gjendej në ndërtesën e Këshillit të Ministrave në Tiranë. Thuhet se Rama vet ka dy të tillë, me njërin prej të cilëve komunikonte vetëm me një njeri në planet dhe ky ishte Charles McGonigal. Pra Rama në ulsen e kryetarit të seances së Keshillit të Sigurimit flet i rrethuar nga dhjetra dhe qindra telefonata të kriptuara të tij me bandat dhe mikun e tij McGonigal, i cili që nga dita e arrestimit nuk i ndahet për asnjë çast.
Miq, shënimi konfidencial i Ramës tregonte laftarinë shpirtërore që përjeton nga dosja McGonigal. I sigurt që nuk arrestohet kesaj rradhe ai e din se ky është udhëtimi e tij i fundit në SHBA si zyrtar.
Po kështu mesazhi i tij për drejtësinë dëshmon se ai ka tronditjen e njeriut që kapet me presh në dorë. Vërtetë SPAK në zbatim të ligjit ka arrestuar zyrtarë të lartë e madje dhe ministra, por është po kaq e vërtetë se SPAK në shkelje flagrante të ligjit ka amnistuar me urdhër të Ramës për vjedhjen e shekullit, Erion Veliajn, Engjëll Agaçin, Artur Metanin, Ilir Beqajn dhe vetëm e vetëm se të gjitha lidhjet e tyre me krimin prej qindra milion euro të çojnë direkt tek Edi Rama. Me këto amnisti SPAK i faktoi shqiptarëve se është në kontrollin e plotë të Edi Ramës. Por ky kontroll tashmë i padiskutueshëm për çdo shqiptar, Ramën e tmerron sepse mendon çdo ditë, mirë këta i amnistova unë sot, po mua kush do të më amnistoj nesër?
Nga shënimi i tij konfidencial Rama u shpërfaq i tmerruar nga çeshtja Beleri apo siç e quajti ai patatja e nxehtë që i ka mbetur keq në fyt.
Rasti Beleri e nxorri Ramën lakuriq siç është, njeriu që për interesa mafioze shpërfill kushtetutën dhe çdo ligj e madje interes të vendit të tij. Në ligjet e Shqipërisë dhe në rregjistrat e saj gjyqësor nuk ekziston asnjë nen apo vendim drejtësie që ndalon betimin e Fredi Belerit, të zgjedhur me votën e qytetarëve, të shkojë me një leje administrative e të bëjë betimin si kryetar i Bashkisë së Himarës. Belerin nuk e lejon të bëjë betimin vetëm Edi Rama i cili bën prokurorin, gjykatësin, skapistin, gjykatësin e lartë, drejtorin e burgut etj etj. Por ky është një akt antidemokratik, edhe një herë i bazuar në interesa personale mafioze të Edi Ramës me pasoja serioze në procesin e integrimit të Shqipërisë në BE.
Në memon e tij Rama tregon se ndihet i tmerruar nga dështimi spektakular i tij për të marrë rolin e kryenegociatorit për Kosovën. I flakur si limon i shtrydhur nga padroni i tij Vuçiç, i shpërfillur deri në pamëshirësi nga Albin Kurti, Edi Rama doli nga perpjekja fantazmogorike e tij thjesht një sherr i pavlerë, një barsoletë e gjallë shëtitëse si Saçi i dikurshëm në rrugët e Tiranës
Së fundi miq, ju informoj se Edi Ramës para se të kthehet në Shqipëri është i ftuar për darkë nga miku i tij McGonigal, por kësaj here jo në St. George ku darkonin me 10 mijë dollar, por në një restorant tjeter më intim, në ishullin “turistik” Rikers./ CNA
Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, gjatë fjalës s...
Në seancën e sotme parlamentare janë votuar dy ministr...
Gjykata e Tiranës ka lënë të lirë këngëtaren Enca Haxhiaj,...
Janë jo pak, por 110 milionë euro të marra nga qeveria...
Policia ka kryer një megaoperacion antidrogë në të gji...
Një megaoperacion antidrogë është kryer në Tiranë. Sipas a...
Studiuesi Auron Tare tha në një intervistë për “Now me...
Ministrja e Turizmit, Mirela Kumbaro tregoi shifrat e ...
Biznesmeni Pëllumb Gjoka u arrestua në korrik të këtij...
Gjeneral Brigade, Ylli Pulaj, është shkarkuar ditën e ...
Prifti Nikolla Xhufka ka bërë këtë të mërkurë një dekl...
Në fazën e parë të regjistrimeve, 5 degë i kanë mbyllu...
Në Shqipëri Instituti i Statistikave pritet të nisë Regjis...
Gazetari Mentor Kikia ka hapur një kauzë të madhe për të f...
Këshilli i Ministrave vendosi sot të ngrejë Komitetin ...
Këshilli i Ministrave ka marrë sot një vendim për të shtua...
Janë jo me dhjetëra, por ndoshta me qindra emisione ng...
Lulzim Basha i PD-së së vulës ka marrë sërish rrugët. ...
Të mërkurën, Gjykata e Posaçme ka kaluar për gjykim dosjen...
Në konferencën për nisjen e Censit të Popullsisë dhe banes...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Korçës ka ndarë një informacion të detajuar lidh...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë të mëng...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në Maliq, ...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...