Trump tërhiqet nga tarifa prej 20% në Ngushticën e Hormuzit/ Ja me çfarë do ta zëvendësojë masën
Presidenti amerikan Donald Trump është tërhequr nga vendos...
Presidenti amerikan Donald Trump është tërhequr nga vendos...

Këshilli i Ministrave vendosi sot të ngrejë Komitetin Kombëtar të Shëndetit Mendor (KKSHM), një organ këshillimor i ministres së Shëndetësisë, i cili të kryesohet nga zëvendësministri i shëndetësisë.
Në mbledhjet e KKSHM-së do të ftohen të marrin pjesë pacientë, familjarët e pacientëve, përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile, që promovojnë dhe mbrojnë të drejtat e personave me çrregullime të shëndetit mendor, si dhe përfaqësues nga organizma të ndryshëm ndërkombëtarë, që kanë zyrat e përfaqësimit në Shqipëri dhe kanë në fushën e veprimtarisë së tyre çështje të shëndetit mendor.
Komiteti do të këshillojë ministren e Shëndetësisë për:
- Zhvillimin e politikave për ruajtjen dhe përmirësimin e shëndetit mendor,
- deinstitucionalizimin e orientimin komunitar të shërbimeve të shëndetit;
- ofrimin e bashkërenduar të shërbimeve shëndetësore dhe sociale, parandaluese, trajtuese, rehabilituese dhe riintegruese;
- mundësimin e një zinxhiri shërbimesh për shëndetin mendor, që të jenë cilësore, të disponueshme, të pranueshme dhe të arritshme për të gjithë;
- mbrojtjen e të drejtave të personave me çrregullime të shëndetit mendor përgjatë gjithë harkut të jetës, në komunitet, në institucione të kujdesit shëndetësor e social, me shtretër dhe pa shtretër, si dhe në institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale dhe në institucionet e posaçme mjekësore;
- rajonizimin e rrjeteve të plota të shërbimeve të shëndetit mendor, në harmoni me planet e ristrukturimit dhe racionalizimit të shërbimeve të kujdesit shëndetësor parësor e spitalor;
- ndërmarrjen e nismave ligjore e nënligjore për shëndetin mendor dhe zbatimin e legjislacionit përkatës;
- monitorimin dhe vlerësimin e zbatimit të politikave të shëndetit mendor.
Komiteti Kombëtar të Shëndetit Mendor do të ketë anëtarë:
a) Drejtuesin e njësisë që mbulon çështje të shëndetit publik e të kujdesit shëndetësor parësor në ministrinë përgjegjëse për shëndetësinë;
b) Drejtuesin e njësisë që mbulon çështje të planifikimit spitalor në ministrinë përgjegjëse për shëndetësinë;
c) Drejtuesin e njësisë që mbulon çështje të planifikimit financiar në ministrinë përgjegjëse për shëndetësinë;
ç) Drejtuesin e njësisë që mbulon çështjet juridike në ministrinë përgjegjëse për shëndetësinë;
d) Drejtuesin e njësisë që mbulon çështjet e shërbimeve sociale në ministrinë përgjegjëse për mbrojtjen sociale;
dh) Përfaqësuesin e ministrisë përgjegjëse për çështjet e drejtësisë;
e) Përfaqësuesin e ministrisë përgjegjëse për çështjet e arsimit;
ë) Përfaqësuesin e ministrit përgjegjës për fëmijët dhe rininë;
f) Shefin e Shërbimit të Psikiatrisë në QSUT;
g) Drejtuesin e Qendrës Kombëtare të Urgjencës Mjekësore;
gj) Përfaqësuesin e Qendrës Kombëtare Terapeutike dhe Rehabilituese për Fëmijët;
h) Përfaqësuesin e Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor;
i) Përfaqësuesin e Institutit të Shëndetit Publik;
j) Përfaqësuesin e Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor;
k) Përfaqësuesin e Shërbimit Social Shtetëror;
l) Përfaqësuesin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë së Kujdesit Shëndetësor dhe Shoqëror;
ll) Përfaqësuesin e Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, që mbulon çështjet e personave me çrregullime të shëndetit mendor me masë mjekësore;
m) Përfaqësuesin e Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi;
n) Përfaqësuesin e Avokatit të Popullit;
nj) Përfaqësuesin e Policisë së Shtetit;
o) Përfaqësuesin e shërbimeve komunitare të shëndetit mendor, i caktuar nga ministri përgjegjës për shëndetësinë;
p) Përfaqësuesin e spitaleve psikiatrike, i caktuar nga ministri përgjegjës për shëndetësinë;
q) Përfaqësuesin e Shoqatës së Bashkive./ CNA
Këshilli i Ministrave ka marrë sot një vendim për të shtua...
Janë jo me dhjetëra, por ndoshta me qindra emisione ng...
Lulzim Basha i PD-së së vulës ka marrë sërish rrugët. ...
Të mërkurën, Gjykata e Posaçme ka kaluar për gjykim dosjen...
Në konferencën për nisjen e Censit të Popullsisë dhe banes...
Kryeministri Edi Rama në rrjetin e tij social "Faceboo...
Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani u shpreh qartazi n...
Ministri i Brendshëm, Taulant Blla ka deklaruar se është g...
DW: Znj. kryetare, afera e inceneratorëve dhe ajo e steril...
Presidenti i Shqipërisë, Barjam Begaj ka përcjellë mesazh ...
Shtetet e Bashkuara u kanë dërguar një mesazh autorite...
Teksa projekti i rehabilitimit të hekurudhës Tiranë-Durrës...
Ditën e sotme Flutura Açka dha dorëheqjen nga detyra s...
Jashar Maja, njëri nga të dhunuarit me shkopa bejsboll...
CNA ka hapur një sondazh për Europianin që do të zhvillohe...
Kryeministri Edi Rama ka publikuar disa foto nga kantieri ...
Ambasadori Luigi Soreca, i Ngarkuari me Punë i Bashkimit E...
Në hapjen e punës së Komisionit Parlamentar për Edukim dhe...
Një anije lundrimi me 206 pasagjerë është bllokuar në një ...
Universiteti “Western Balkans” do të ofrojë bursa studimi ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një operacion i koduar “De facto”nga Policia e Tiranës ka ...
Dy gomone të cilat kanë lundruar në afërsi të brigjeve dhe...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Presidenti amerikan Donald Trump është tërhequr nga vendos...
Një hetim për menaxhimin e pandemisë Covid-19 në Mbretërin...
Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi ...
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka paralajmër...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...