Vjedhje e majme në filial/ Shkarkohet drejtoresha e Postës Shqiptare në Durrës
Këtë të martë është shkarkuar nga detyra drejtoresha e fil...
Këtë të martë është shkarkuar nga detyra drejtoresha e fil...

Gazetari Mentor Kikia ka hapur një kauzë të madhe për të frenuar largimin e të rinjve nga Shqipëria.
Kikia ka bërë një thirrje të fortë në rrjetet sociale, ku i kërkon shqiptarëve ndihmë që të ndalojnë braktisjen e vendit.
Ai shprehet se ikja e të rinjve ëhtë një plagë e madhe dhe për këtë arsye do të nisë një fushatë, ku do të flasë me shqiptarët në mënyrë që ata të kuptojnë se Shqipëria është atdheu ynë.
Thirrja e plotë:
Bashkohu me kauzën e madhe: Të frenojmë braktisjen e vendit nga të rinjtë!
Të dashur miq, të njohur e të panjohur!
Prej 13 vjetësh, kam punuar sëbashku me mijëra vajza, djem, burra e gra, me lëvizjen vullnetariste mjedisore Korpusi Shqiptar i Vullnetarëve. Jam pafund mirënjohës ndaj atyre që u bashkuan me kauzën e mjedisit dhe kontribuan për të. Jam krenar për çfarë kemi bërë e do të bëjmë, për punën e mrekullueshme dhe për edukatën që kemi mbjellë. Ka ende shumë për të bërë dhe ne do të vazhdojmë….
Por sot po ju drejtohem me një apel, për të kërkuar ndihmën tuaj, për t’iu kushtuar një kauze të re.
Ikja e të rinjve është sot një plagë e madhe. Kam udhëtuar në shumë qytete të vogla, zona periferike e rurale, ku situata është vërtet dramatike. Ikja është bërë një qëllim jete për të rinjtë. Duke folur vetëm për ikje, ikje, braktisje, fshatra e lagje pa fëmijë e pa të rinj, shtëpi të mbyllura, pleq të vetmuar, shkolla që mbyllen e klasa që mpaken, largimi ka marë trajtën e një epidemie.
Jemi bërë bashkë një grup njerëzish që duan të bëjnë mirë për këtë vend. Dhe do të nisim një fushatë. Ne duam të flasim në forma të ndryshme me të rinjtë dhe njerëzit në përgjithësi.
E dimë që ikja nuk ndalohet me fjalë, as me thirrje, as me vendime qeverie, as duke bërë shqiponjën me duar, as duke iu thënë që Shqipëria është më e bukur se Maldivet, as duke u thënë se Atdheu juaj është këtu….
Ne duam tu bëjmë thirrje atyre që ikin, atyre që ikin për arsyen se “ky vend nuk bëhet, sepse ky vend ka mbaruar, sepse nga këtu duhet ikur natën…”, pra këtyre duam tu themi se para se të vendosin të ikin, të provojnë të bjnë diçka tjetër. Të tentojnë të ndryshojnë atë që mendojnë se është keq këtu.
A keni menduar se është më mirë që të përpiqesh ta ndryshoh situatën, pra ta zgjidhësh problemin, se sa të ikësh nga shtëpia dhe vendi jot?
A keni menduar për prindërit tuaj, si do të jetojnë ata vetëm këtu?
Nëse qytetarët mendojnë se bashkia nuk po punon mirë, atëherë nuk duhet të braktisin qytetin, por ti kërkojnë llogari dhe të vënë bashkinë para përgjegjësisë.
Nëse qytetarët mendojnë se qeveria e tyre nuk po punon mirë, ata nuk duhet të braktisin vendin, por ta vënë qeverinë e tyre para përgjegjësisë.
Nëse qytetarët mendojnë se klasa politike që i drejton është e korruptuar, ata sërish nuk duhet të ikin ata nga vendi i tyre, por ti përdorin të gjitha mekanizmat që u jep demokracia për ti larguar politikanët e korruptuar.
Të dashur miq!
Ky nuk është një projekt, nga ata që përfundojnë me disa takime “sensibilizuese”. Jo! Kjo është nismë e një grupi njerëzish që mendojnë se ky vend po kërcënohet seriozisht nga braktisja dhe zbrazja dhe nuk duam që nesër të themi: Po unë ku isha?
Për t’i shërbyer këtij qëllimi, ne duam të organizojmë grupe vullnetarësh në qytete të ndryshme të vendit.
Ndaj kam një lutje të sinqertë:
Para se të lëshoheni me kritika, se “si do ti bindësh ti njerëzit të mos ikin”, etj etj, ju lutem konsiderojeni këtë një përpjekje në shërbim të vendit dhe shoqërisë.
Shpërndajeni, ju lutem, këtë postim sa më shumë dhe nëse mendoni se mund t’i bashkoheni kësaj kauze, apo mund t’ia sygjeroni dikujt, bëjeni.
Shkruani në inboks nëse doni të komunikoni më shumë.
Ju faleminderit të gjithëve!/ CNA
Këshilli i Ministrave vendosi sot të ngrejë Komitetin ...
Këshilli i Ministrave ka marrë sot një vendim për të shtua...
Janë jo me dhjetëra, por ndoshta me qindra emisione ng...
Lulzim Basha i PD-së së vulës ka marrë sërish rrugët. ...
Të mërkurën, Gjykata e Posaçme ka kaluar për gjykim dosjen...
Në konferencën për nisjen e Censit të Popullsisë dhe banes...
Kryeministri Edi Rama në rrjetin e tij social "Faceboo...
Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani u shpreh qartazi n...
Ministri i Brendshëm, Taulant Blla ka deklaruar se është g...
DW: Znj. kryetare, afera e inceneratorëve dhe ajo e steril...
Presidenti i Shqipërisë, Barjam Begaj ka përcjellë mesazh ...
Shtetet e Bashkuara u kanë dërguar një mesazh autorite...
Teksa projekti i rehabilitimit të hekurudhës Tiranë-Durrës...
Ditën e sotme Flutura Açka dha dorëheqjen nga detyra s...
Jashar Maja, njëri nga të dhunuarit me shkopa bejsboll...
CNA ka hapur një sondazh për Europianin që do të zhvillohe...
Kryeministri Edi Rama ka publikuar disa foto nga kantieri ...
Ambasadori Luigi Soreca, i Ngarkuari me Punë i Bashkimit E...
Në hapjen e punës së Komisionit Parlamentar për Edukim dhe...
Një anije lundrimi me 206 pasagjerë është bllokuar në një ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një pjesë e Greqisë është vënë në alarm, pas rasteve të sh...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Europë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...