Nga kasap në ministër të k*qeve të rrushit/ Viti i suksesshëm i Lul Bashës
Lul Basha si kameleon, ndryshon rolet si të dojë. Pasi u ...

Personazhet janë: Hajdari, kryekamarier në resortin e Zamos dhe patronazhist i Rilindjes, Tajari – shef i punimeve në Lagjen e Çetit brenda Liqenit Artificial të Tiranës dhe, i fundit, Veliu, ish kamarier sezonal, i papunë, anëtar i Këshillit Kombëtar të PD-së.
Ata janë pjesëmarrës në seminarin me temë: “Investimet strategjike, rruga e duhur për zhvillimin e Shqipërisë”!
Në pushimet mes seancave personazhet tanë mblidhen në një tavolinë dhe fillon biseda.
I pari e merr fjalën Veliu:
“Ore për çfarë zhvillimi e keni fjalën ju? Më thoni ju lutem çfarë fiton Shqipëria nga resorti i Zamos për shembull. Se mua nuk po ma kap kaplloqja…”
Ndërhyn me kompetencë të plotë Hajdari:
“Ju të PD-së nuk do e kapni ndonjëherë ritmin e kohës. Ju kujtoni se zhvillimi është kur paratë ose të mirat shtohen në familjet tuaja (Veliu miraton me gjeste: "Po pra"!). Ah të mjerët ju. Po resorti ynë po sistemon gjithë bregun, po kthen një djerrinë ku nuk kullosnin as dhitë në një perlë mesdhetare ku e kaltra përthyhet në një mijë ngjyra, ku muzgu mahnit edhe fotografët më të mëdhenj evropianë; ku mbrëmja derdh shëtitores së Palasës krejt ajkën e Shqipërisë, politikanë, biznesmenë, moderatorë, misse, fotografë… Të vjen keq të mbarojë…
Darkat e vona ku Dom Perinjoni derdhet lumë e pastaj netë të gjata ku fantazia, epshi dhe ekzibicioni kapin limitet njerëzore! Ke qejf të jesh shërbëtor në atë harbim mbretëror. Një parajsë ku thyhen të gjitha barrierat sociale a politike, ku humbet koncepti i gjinisë e i moshës, ku mbretëron vetëm një parim: “Sot është e fundit natë, qeni qepën ta hajë”! Ky është një moment deliri kolektiv që nuk mund të imagjinohej në kohën e Sali rrumpallës. Kjo nuk është rrumpallë e thjeshtë, nga ato të tij, kjo është një rrumpallë erotike, një rrumpallë e organizuar me kokteile e ekstazi, me joshje e tradhëti, një simbol i zhvillimit që e solli vetëm inisiativa e lirë, kapitalizmi.
Të shkosh në të tilla limite duhet të kesh imagjinatë krijuese për turizmin elitar, duhet tu krijosh kushte të pasurve. Ata i kanë paret, ata i derdhin lumë, prej tyre vjen zhvillimi. Ne si rilindas duhet të krijojmë kushtet. Të bëjmë infrastrukturën, rrugët, aeroportet, të japim lejet e ndërtimit, ky është vizioni…."
Ndërhyn edhe një herë Veliu i hutuar tashmë:
“Mirë more Hajdar, mirë, e pranoj që është bukur aty te Zamo, edhe unë vdes të vij aty. Por çfarë fiton ti nga ato para që merr Zamo? Çfarë fiton ti, familja jote, e imja e këtij tjetrit…”
Hajdari: “ Ah mor Veli që e din zhvillimin si para që të vjen në derë ty… Mor debil, po konsumi që bëhet te ne nga vjen thua? Po nga fshatarët e zonës o trap, nga ata merren frutat, perimet, mishi, peshku. Ky është zhvillimi. Pastaj punësimi, rojet, kamarierët, kuzhinierët, maxhordomët, masazhatorët. Dhe në fund fare janë taksat Veliii… Miliona euro i çojmë shtetit çdo vit ne…"
Ndërhyn Tajari, "investitori strategjik" i Liqenit Artificial:
“Hë bre ta lumsha o Hajdar, po qfarë shpjegimi i ke dhanë, pa gojë më ke lanë… Na mbytën bre ne, asht nji Mulosman, nji gjeloz tropoje, që thotë osht masakër kjo mrekullia qi po ban Lala te Liqeni Artificial… Demek ma mirë pemë e jeshillëk se sa ndërtime. Veq 9 kulla kemi bo aty be nonën ia qisha… Qohet ky gjelozi e shkrun… Na mytën t paaftët. Pash videoklipin e Pajtimit, e kish marrë lagjen tonë me dron… Kishe lezet me e pa! Edhe na kena punësu plot bangladeshas e pakistanezë. Nuk nihen hiq, qdo ditë nga 10 orë punë. Njerëz t nershëm, puntorë e t pafjalë. I paguj nga 300 dollar nanën ia qisha. Kta kuksiant e mi nuk i begenisin, iu duken pak. Le të shkojnë n Londër ata sa t’i kemi na bangladeshasit…”
Veliu nuk dorëzohet:
“Ore Hajdar. Mirë këto që mi the, këta katunarët e damoteve e trangujve po bohen rehat. Po ne të tjerëve si na shtohet mirëqenia?”
Hajdari: “Ah more Veli shkreta…Prandaj nuk merrni kurrë pushtet ju. Po taksat shkojnë në qeveri dhe shpërndahen në të mira publike edhe për ty”…
Veliu e ndërpret:
“Dmth Qeveria i merr taksat Zamos, Çetit, Zotos, Mërtirit, Fanes, Xhaçkës dhe pastaj bën rrugë e tunele që të çojnë të resortet e tyre? U merr 5 lekë taksa e u çon 10 lekë investime?! Ndërton aeroporte për ta? U jep tendera luksi për stadiume e koncesione tyre dhe ti më përmend taksat e tyre?
Ku është zhvillimi për familjen time Hajdaaaarrrrr?!!! Jam pa punë unë o Hajdarrrr, kur thua zhvillim du me më pa si vijnë paret në shpi timen. Kur isha në punë e merrsha ndonjë lek bakshish po tani? Kur ishin plazhet e lira lahesha edhe në Palasë edhe në Dhermi. Tani më del portieri Zamos e i Xhaçkës e më tregon se vendi im është larg prej aty…Këta edhe kur të lënë brenda e vënë 30 mijë shezllongun dhe 20 mijë lekë makaronën Hajdarrrrr, që mos të bjerë më në mendje të shkosh as afër nga frika. Dikur i shijonim ato mrekulli vetë, zhyteshim në perëndimin e përflakur e ndiznim zjarre në Palasë, Dhërmi, Borsh e Jalë…(i mbushen sytë me lot). Tani i shohim nga larg ato vende, me dylbi. Më qan shpirti Dariiiii”
Hajdari qesh me të madhe…Një e qeshur vrastare, përtallëse…
“Këta janë demokratët, nostalgjikë të komunizmit. Ju ka mbetë ora atje. Ti për hatër merr bukë e damote zemërkau me djathë e qepë dhe shullehesh në breg për 10 orë. Ju dhe zhvillimi jeni shumë larg vëlla. Keq më vjen por më duhet ta them të vërtetën. Po të ishte për ju Televizioni do jepte akoma dokumentarë për Azem Bejten në prime time. Ne kemi shkuar larg fare vëlla. Bigu ynë po kap rekorde evropiane. Dje Topi kishte bërë një superproduksion për Elton Ilirjanin, yllin botëror të modelingut pa gjini!!!! E kupton ti modelingun pa gjini apo jo? (Veliu përbihet)...
Ne jemi në 2100 –ën vëlla ti më përmend plazhet me zjarre e damote! Ne jemi te fushat e golfit, aerodromet brenda resortit, tunelet ultramoderne, stadiumet…
Paret normal që do i mbajmë me njoni tjetrin, pse mos qemë çmendë ne ti japim ty Veli?! Fitimi i Alabarit 600 milionë, Çetit është 300 milionë në vit, Zamiri 500 milionë, Mërtiri 200, Fusha 250, Tigri 150, Bela 200, Lali 200, Xhaçka 100. E di ti sa e rrisin vetëm këta prodhëmin kombëtar bruto?! I bie 2,5 miliardë Euro Veliiiii! Ose mesatarisht rreth 1000 Euro për çdo banor në vit! Aty je edhe ti Veli, edhe babai yt, nëna, fëmijët. Vetëm ju si familje keni fituar 7000 Euro mesatarisht nga kjo rritje….
Veliu ul kokën dhe belbëzon: “Mirë mo mirë, si mesatare qenkemi mirë. Por unë veç sivjet kam marrë 8000 Euro kredi me përballu jetesën”…
Lul Basha si kameleon, ndryshon rolet si të dojë. Pasi u ...
CNA "shpall" Lul Bashën si njeriun më “serioz” të vitit 20...
Grida Duma, një vit më parë vendosi të shkëputej nga p...
Bajram Begaj, është Kreu i Shtetit që ka sheqeso...
Megjithëse presidenti ynë ka emrin e një dite të veçan...
Sot, festimet e 111 vjetorit të Pavarësisë, të para në një...
Gazetari Agim Xhafka e ka nisur javën duke rrëfyer një his...
Dy “figura emblemë” të politikës janë bërë bashkë. Ben Blu...
Martin Shkreli, i cili njihet si shqiptari më i urryer...
Kur dje SPAK vepronte për arrestimin e Jamarbër Mallte...
Mund të duket e pabesueshme, mund të duket e pavërtetë, mu...
Ministri i koqeve të rrushit, prej ditësh ka nisur një shë...
Pasi i prishi vreshtin e rrushit fermerit, ministri i ...
Lul Basha, i cili u çorr ditën e djeshme në Parlament për ...
Nuk është për të qeshur ky titull, ndoshta për të qesh...
Ish-deputeti Selami Jenishehri, në letrën e tij perlë,...
Lulzim Basha po korr suksese të njëpasnjëshme. Fillimisht...
Skema është e qartë, kush nuk e kupton le ta zbulojë. ...
Tepelenë e TërmetitTrevë trimëriePranë burgut të BënçësMbl...
Po, po, kështu siç po e lexoni! I madhërishmi Lulzim Bash...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Raportohet se një person është mbytur pasditen e sotme në ...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Një zjarr ka shpërthyer në një zonë biznesi në Madrid, ku ...
Që nga publikimi i një memorandumi mirëkuptimi javën e kal...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, siguroi sot se ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do t'ua dorëzojë trofe...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Tregu i punës në Shqipëri vijon të karakterizohet nga pesh...
Dy motorët e ekonomisë që përmenden më shpesh janë ndërtim...
Nëse do të kërkosh pulsin e ekonomisë, nuk mjafton të dëgj...
Një nga temat që ka trazuar më fort ekonominë është kursi ...