
Botuesi Carlo Bollino, në një artikull të publikuar së fundmi në mediat që ka në pronësi, tregon se është kërcënuar nga persona të panjohur në qendër të Tiranës, të cilët edhe e kanë ofenduar.
Bollino thekson se është kërcënuar nga militantë berishianë dhe për këtë ka informuar institucionet përkatëse.
"Dy herë radhazi, vetëm në tri ditët e fundit, në qendër të Tiranës, persona të panjohur m’u afruan në rrugë duke më kërcënuar dhe ofenduar. Në të dy rastet shprehën mbështetje për “doktorin” dhe sharje dhe kërcënime ndaj meje. Një gjë e tillë nuk më ndodhte që prej 1997-s!”. Prej ofendimeve të përditshme në socialmedia nga ana e militantëve të Berishës që dinë të shkruajnë, tani fjala po i kalon kërcënimeve fizike nga ana e militantëve berishianë analfabetë, të cilët të nxitur nga argumentimet e tij, nuk harrojnë asnjëherë dhe ofendimet raciste si “italjoni...”, sikur unë nuk paskam të drejtë të kem aktivitetin tim në Shqipëri. Për këtë tashmë kam informuar dhe institucionet përkatëse", tregon gazetari me origjinë nga Italia.
Teksa e ngre gishtin nga Sali Berisha, Bollino teksa thekson se gjithçka është rezultat i një fushate sulmi publik që kreu i PD-së po bën ndaj botuesit javët e fundit. Ai nuk ngurron t'i quajë qeshkarake akuzat e Berishës, sa i përket godinës së televizionit në pronësi nga vetë ai.
"Ky përshkallëzim i rrezikshëm është rezultati i një fushate sulmi publik që Sali Berisha ka nisur tashmë ndaj meje prej 15 ditësh, përmes konferencave të përditshme për shtyp, të transmetuara Live në dy tre televizione, në të cilat deliron për toka të grabitura, vjedhje miliardere, krime mafioze, VKM ilegale, deri në bilance të manipuluara duke më shënjestruar si "hajdut", "kriminel" dhe "mafioz". Akuza sa qesharake, aq paradoksale pikërisht sepse vijnë nga kreu i nje familje që në 30 vite ka kryer vetë çdo lloj shkelje, kriminale apo financiare dhe që tani që është në opozitë e që mund të vjedhë më pak, ka krijuar një televizion për propagandën personale me para’ të pista dhe bilance të falsifikuara. Fakti që deri më tani është i pandëshkuar, nuk do të thotë se do të qëndrojë si i tillë edhe në të ardhmen. Por jo për meritën time", shprehet ai.
Më tej, Bollino mundohet t'u mbushë mendjen shqiptarëve apo ndjekësve të tij se nuk ka asnjë faj për hetimet ndaj Berishës, apo për shpallen e këtij të fundit "non grata". Madje ai ankohet se po i bien "kot më qafë".
"Nuk e kam përgatitur unë dosjen për Departamentin Amerikan të Shtetit, i cili e shpalli familjen Berisha “non grata” për korrupsion madhor dhe minim të demokracisë. Nuk e kam përgatitur unë dosjen për qeverinë britanike e cila deklaroi Sali Berishën “person non grata” për lidhjet e tij me krimin e organizuar. Nuk e kam përgatitur unë dosjen për SPAK-un që i ka vendosur masa shtrënguese Sali Berishës dhe dhëndrit të tij për pastrim parash dhe korrupsion. Dhe as nuk jam unë dëshmitar në atë proces, siç e shpik Berisha “në pretencat” e tij të pabaza. Problemi është se Berisha, i verbuar nga urrejtja, më konsideron fajtor të halleve të tij personale (si zakonisht duke më mbivlerësuar) dhe për hakmarrje ka nisur këtë linçim publik ndaj meje që po nxit urrejtjen mes militantëve të tij. Duke më dedikuar mua gjashtë konferencat e fundit për shtyp në të vërtetë Berisha po përmbys të gjithë axhendën e opozitës: në vend që të flasë për çështjet supreme që po shtyjnë deputetët e tij të bojkotojnë punimet në parlament duke u përpjekur ta djegin, ai flet për mua!!!Me sa duket, pasi është kompromentuar nga oligarkë, ish-ministra (dhe ministra) dhe kriminelë të ndryshëm, kam mbetur vetëm unë e pak të tjerë për t’u sulmuar publikisht. Për të ndjekur etjen e tij për hakmarrje primitive dhe personale, po tradhton principet e lëvizjes së tij politike dhe po banalizon dhe relativizon objektivat e vërtetë të protestës së opozitës. Skandalet e denoncuara për 10 vite nga opozita e tij pra ishin të shpikura, një tullumbace gjigante shpifjesh që u shfry duke lënë në duart e tij vetëm mua. Të dëgjosh Berishën në këto ditët e fundit, mendohet se problemi më i madh i Shqipërisë është televizioni im dhe ato 4000 m2 me qira mbi të cilin është ndërtuar. Është qesharake edhe ta shkruash një gjë të tillë", shkruan Bollino.
Shkrimi i gjatë, vijon më tej duke u fokusuar tek Berisha, dhe jo tek kërcënimet. Ai "paralajmëron" ish-kryeministrin se çdo gjë që mund t'i ndodhë atij apo televizonit që kanë, për këtë do të jetë përgjegjës Berisha. Mbështetësit e kreut të PD-së, ai i quan kamikazë të paktë në numër.
"Berisha është i bindur se duke sulmuar çdo ditë Carlo Bollino-n mund të fitojë zgjedhjet dhe të kthehet në pushtet! Sa vetë përveç tij dhe dhëndrit të tij e besojnë këtë me të vërtetë?! Duke parë dhe mesazhet që marr nga deputetë të tij, duket se tashmë është gjithnjë e më i vetmuar në delirin dhe hakmarrjen familjare. Prandaj, le të vazhdojë, pasi me shpifjet e tij jam mësuar prej 30 vitesh. Por ama duhet të bëjë kujdes, pasi i vetmi rezultat që po arrin me mundim është se po më ekspozon në shënjestrën e ndonjë militanti të vet, ndër më fanatikët. Ndaj për këtë arsye e paralajmëroj publikisht: Çdo gjë që mund të më ndodhë mua, apo televizionit tim, Sali Berisha do të jetë përgjegjës personalisht. Nxitja ndaj urrejtjes dhe dhunës dhe urrejtja me sfond racist vetëm për faktin se jam italian, është e barabartë me kryerjen e saj personalisht! Sa i takon rezultatit politik që kjo strategji komike dhe e dëshpëruar do të prodhojë, Berisha do t’i japë llogari atyre pak kamikazeve që i kanë mbetur përreth, pas humbjes elektorale te radhës", përfundon Bollino./CNA
Të enjten, Inspektori i Lartë i Drejtësisë, Artur Meta...
Në GJKKO është mbajtur këtë të enjte seanca për çështjen "...
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet...
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rru...
Pas rrëmujës dhe kaosit të krijuar në Kuvend, ekspertë të ...
Të enjten, është zhvilluar në GJKKO seanca për marrjen...
Ambasada e SHBA-së ka reaguar për plotësimin e vendeve vak...
Përveç rënies së nivelit mësimor në shkollat shqiptare...
SPAK ka mbyllur hetimet për ish-kryebashkiakun e Durrë...
Ish-prefekti i Kukësit, Granit Gjana, është paraqitur mëng...
Kryeministri Edi Rama ka folur për socialistët e godit...
Kryeministri Edi Rama ka treguar se çfarë i tha drejto...
Gazetari Gazment Saiti ka dhënë një tjetër motiv për v...
Pogradeci ka ndezur sonte dritat e pemës së Krishtlind...
Në një lagje në Patos në 19 Nëntor 2023 në mes të natë...
Vëllai i Liridona Ademajt, Leonard Ademaj ka treguar m...
Ish-kryeprokurorja Elisabeta Imeraj ka folur për vrasj...
Në mbledhjen e Këshillit të Ministrave sot u miratua S...
Mjeku Ilir Alihmehmeti ka folur për rezultatet e “PISA...
Me propozim të ministrit të Drejtësisë, Ulsi Manja, so...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Raportohet se një person është mbytur pasditen e sotme në ...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Një zjarr ka shpërthyer në një zonë biznesi në Madrid, ku ...
Që nga publikimi i një memorandumi mirëkuptimi javën e kal...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, siguroi sot se ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do t'ua dorëzojë trofe...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Tregu i punës në Shqipëri vijon të karakterizohet nga pesh...
Dy motorët e ekonomisë që përmenden më shpesh janë ndërtim...
Nëse do të kërkosh pulsin e ekonomisë, nuk mjafton të dëgj...
Një nga temat që ka trazuar më fort ekonominë është kursi ...