SPAK mbyll hetimet për Vangjush Dakon/ I pandehur për dy raste të shpërdorimit të detyrës
SPAK ka mbyllur hetimet për ish-kryebashkiakun e Durrë...

Përveç rënies së nivelit mësimor në shkollat shqiptare, anketa globale e 15-vjeçarëve (PISA) gjeti se, ndër nxënësit shqiptarë, pakënaqësia ndaj jetës është rritur.
Në vitin 2022 gati 12% e nxënësve në Shqipëri raportuan se nuk ishin të kënaqur me jetën e tyre. Ata e vlerësuan kënaqësinë e tyre me jetën midis 0 dhe 4 në një shkallë që varioi nga 0 në 10.
Përveç testit për njohuritë mësimore, PISA zhvillon edhe një anketë me nxënësit dhe drejtuesit e shkollave për të matur fenomenet që prekin nxënësit të tilla si bullizmi, mjedisi shkollor në tërësi edhe në aspektin e infrastrukturës, logjistikës për zhvillimin normal të mësimit.
Në vitin 2022, 86% e nxënësve në Shqipëri raportuan se bëjnë miq lehtësisht në shkollë (mesatarja e OECD: 76%) dhe 85% mendonin se i përkasin shkollës (mesatarja e OECD: 75%).
Ndërkohë, 15% raportuan se ndiheshin të vetmuar në shkollë dhe 15% si një i huaj ose i lënë jashtë vëmendjes në shkollë.
75% e nxënësve në Shqipëri raportuan se, në shumicën e orëve të matematikës, mësuesi tregon interes për të mësuarit e çdo nxënësi, teksa në vitin 2012 rreth 78% e nxënësve mendonin në këtë mënyrë.
Anketa e PISA-s verifikoi se shumë nxënës studiojnë matematikën në një klimë disiplinore që nuk është e favorshme për të mësuar. Në vitin 2022, rreth 25% e studentëve në Shqipëri raportuan se nuk mund të punojnë mirë në shumicën ose në të gjitha mësimet (mesatarja e OECD: 23%).
Gjithashtu 28% e nxënësve nuk dëgjojnë çfarë thotë mësuesi, 25% e studentëve shpërqendrohen duke përdorur pajisjet digjitale dhe 24% shpërqendrohen nga studentët e tjerë që përdorin pajisje digjitale.
Të dhënat e PISA 2022 tregojnë se në sistemet arsimore ku përformanca mbeti e lartë dhe ndjenja e kënaqësisë së nxënësve u përmirësua, ata prireshin të ndiheshin më të sigurt dhe më pak të ekspozuar ndaj bullizmit dhe rreziqeve të tjera në shkollën e tyre.
Në Shqipëri, 8% e nxënësve raportuan se nuk ndiheshin të sigurt rrugës për në shkollë, 6% e nxënësve raportuan se nuk ndiheshin të sigurt në klasat e tyre në shkollë, 9% e nxënësve raportuan se nuk ndiheshin të sigurt në vende të tjera në shkollë (p.sh. korridor, kafene, banjë).
Të dhënat e PISA-s të mbledhura nga drejtorët e shkollave tregojnë se përqindja e prindërve që ishin të përfshirë në shkollë dhe mësim është ulur ndjeshëm midis 2018 dhe 2022 në shumë vende, por edhe në Shqipëri.
Në vitin 2022 rezultojnë se janë interesuar rreth 52% e prindërve për rezultatet dhe ecurinë mësimore të fëmijëve të tyre në krahasim me 70% që ishte ky tregues me 2018./Monitor.al
SPAK ka mbyllur hetimet për ish-kryebashkiakun e Durrë...
Ish-prefekti i Kukësit, Granit Gjana, është paraqitur mëng...
Kryeministri Edi Rama ka folur për socialistët e godit...
Kryeministri Edi Rama ka treguar se çfarë i tha drejto...
Gazetari Gazment Saiti ka dhënë një tjetër motiv për v...
Pogradeci ka ndezur sonte dritat e pemës së Krishtlind...
Në një lagje në Patos në 19 Nëntor 2023 në mes të natë...
Vëllai i Liridona Ademajt, Leonard Ademaj ka treguar m...
Ish-kryeprokurorja Elisabeta Imeraj ka folur për vrasj...
Në mbledhjen e Këshillit të Ministrave sot u miratua S...
Mjeku Ilir Alihmehmeti ka folur për rezultatet e “PISA...
Me propozim të ministrit të Drejtësisë, Ulsi Manja, so...
Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, pas mbledhjes së qe...
Zonja e Parë e Shqipërisë, Armanda Begaj ka pritur dit...
Qeveria ka miratuar këtë të mërkurë, në mbledhjen e Këshil...
Aldor Nini është personi që u arrestua në datën 4 korrik t...
Aldor Nini është përdorur si "kamikaz" kundër medias n...
Shqiptari i shumëkërkuar, Remzi Azemi, shtetas i Kosov...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka publikuar statistik...
Eksperti Gerti Shella, në një deklaratë për mediat nga...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Numri i viktimave nga dy tërmetet e fuqishme që goditën Ve...
Çmimet e naftës u rritën në nivelet më të larta të muajit ...
Irani ka reaguar ndaj deklaratave të presidentit amerikan ...
Policia kundër terrorizmit ka marrë nën kontroll hetimet p...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...