Përcillet për në banesën e fundit artisti i njohur, Mirush Kabashi
Pasi u mbajtën për disa orë homazhe në nder të aktorit...

Eksperti Gerti Shella, në një deklaratë për mediat nga qyteti i Korçës, ka ngritur sërish problematikën e hartës së re gjyqësore, e cila preku juglindjen duke i shkrirë gjykatën e Apelit.
Sipas tij, në vitin 2016 një çështje civile themeli zgjidhej për 147 ditë, ndërsa sot, me vetëm një gjykatë apeli në Tiranë, do të duhen 7 vite për një shqyrtim gjyqësor. Ai bën apel për rishikim të hartës së re gjyqësore pasi sipas tij, qytetarëve po u shkelet çështja më kryesore e të drejtave të njeriut.
“Situata që paraqitet sa i takon kohës së marrjes drejtësi është përkeqësuar shumë duke filluar prej vitit 2016 që përkon me reformën. Në Gjykatën e Apelit Korçë në vitin 2016 një çështje civile themeli zgjidhej për 147 ditë, përpara se ajo të shkrihej një palë e merrte vendimin për 533 ditë. Në 6 -mujorin e parë (2023) ku tashmë të gjithë qytetarët korçarë marrin drejtësi në gjykatën e vetme të apelit në Tiranë kohëzgjatja e vlerësuar për shqyrtim gjyqësor është 7 vjet. Pra ka qenë më mirë para fillimit të reformës gjyqësore dhe më mirë edhe kur gjykata e Korçës ishte më keq dhe erdhi deri në shkrirjen e saj përfundimtare në një gjykatë të vetme të apelit. Apeli ynë është që të rikonsiderohet harta e re gjyqësore dhe munden të gjenden resurset sepse shkaku i vetëm është mungesa e gjyqtarëve, të gjenden 3-4 gjyqtarë dhe të rikonsiderohen vendimet e marra në lidhje me hartën e re gjyqësore.
Qytetarët e Korçës meritojnë të kenë gjykatën e tyre të apelit për shkak të traditës, por së pari për atë që është çështje e të drejtave të njeriut dhe marrja e drejtësisë brenda një afati të arsyeshëm. Rezulton që në vitin 2023, 78% e çështjeve në apel dolën tej afateve të arsyeshme. Kjo po kthehet në një çështje të shpejtë të shkeljes së të drejtave të njeriut. Marrja drejtësi brenda afatit të arsyeshëm është e parashikuar nga neni 6 i Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut dhe Shqipëria është dënuar ne vitin 2021 për çështjen Bara dhe Kola për shkak të zvarritjes së proceseve gjyqësore tej një afati që nuk është kurrsesi i konkurrueshëm pra ka qenë 3 vite dhe jo 7 vite. 7 vite të të vijë radha për të hyrë çështja jote në një shqyrtim, por mund të jetë me një seancë, ama mund të jetë edhe me 12 seanca”, u shpreh ai.
Vonesa ka edhe në shërbimet agregate si shërbimi noterial, i cili po sjell pamundësi të palëve për te çelur një çështje trashëgimie, apo dhe çështje që kanë lidhje me kadastrën.
“Vonesat janë shtuar edhe në shkallë të parë. Janë dyfishuar apo 3-fishuar vonesat. Vëmë re me keqardhje që shërbimet agregate sikundër është ai noterial po provokojnë vonesa tej të arsyeshmes duke krijuar pamundësi të palëve për të bërë të mundur çelje të trashëgimisë për të përfunduar çështje që kanë një ndërveprim me gjykatën apo me kadastrën. Situata ndaj vonesave po kthehet sistemike dhe ne duhet te bëjmë çmos që këto pengesa të kufizohen sa më shumë”, theksoi eksperti.
Situata mbetet alarmante për qytetarët korçarë, të cilët do të duhet të ndjekin për një kohë shumë të gjatë një çështje në Apelin e Tiranës, ndërsa janë rritur edhe kostot e këtyre të fundit./ CNA
Pasi u mbajtën për disa orë homazhe në nder të aktorit...
“E donte shumë jetën. Deri në fund e deshti shumë!" Kë...
Pezullohet nga detyra prefekti i Kukësit, Granit Gjana...
Gazetari Spartak Koka ka folur për vrasjen e Liridona ...
Shaban Murseli, babai i Naim Murselit ka folur për emi...
Në Shkurt 2022, noterja e Tiranës Majlinda Lleshi u filmua...
Për masën qesharake gjobë 3 milionë Lekë që ministri M...
Ish-prokurori Eugen Beci e ka quajtur skenar të dobët ...
Kreu i PD-së së vulës, Lulzim Basha nuk ndalet së bëri...
Gazetarja Evis Ahmeti ka zbuluar detaje të reja nga je...
Ndryshimet estetike janë një trend në rritje kudo nëpë...
Babai i Naim Murselit, Shaban Murseli ka folur mbi alu...
Shaban Murseli, babai i Naim Murselit i akuzuar për vr...
Tirana ndodhet zyrtarisht në festë. E kthyer tash...
Këshilli i Ministrave në Itali ka ratifikuar marrëvesh...
Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka qenë këtë të ma...
Polcia ka dhënë detaje lidhur me lajmin që qarkulloi n...
Ditën e sotme është mbajtur seanca gjyqësore për kryeb...
Aktori Alfred Bualoti ka folur për figurën e aktorit t...
Grupi Parlamentar i PD-së ka përfunduar mbledhjen. Kre...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Numri i viktimave nga dy tërmetet e fuqishme që goditën Ve...
Çmimet e naftës u rritën në nivelet më të larta të muajit ...
Irani ka reaguar ndaj deklaratave të presidentit amerikan ...
Policia kundër terrorizmit ka marrë nën kontroll hetimet p...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...