web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Pajisje moderne për policinë kufitare/ Balla i shpreh mirënjohjen popullit dhe qeverisë amerikane

5 Dhjetor 2023, 17:46, Aktualitet CNA
Pajisje moderne për policinë kufitare/ Balla i shpreh mirënjohjen
Ministri i Brendshëm, Taulant Balla

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka qenë këtë të martë në Kavajë së bashku me të Ngarkuarin me Punë të SHBA David Ëisner dhe Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku.  

Ato morën pjesë në aktivitetIn e dhurimit të shumë pajisjeve në kuadër të programit për Kontrollin e Eksporteve dhe Sigurisë Kufitare (EXBS).

Balla i shpreh mirënjohje popullit dhe Qeverisë amerikane për këtë mbështetje për Policinë Kufitare.

“Bashkë me të Ngarkuarin me Punë të SHBA David Ëisner dhe Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku, ishim në Kakavijë ku morëm pjesë në aktivitetIn e dhurimit të shumë pajisjeve në kuadër të programit për Kontrollin e Eksporteve dhe Sigurisë Kufitare (EXBS). Mirënjohje popullit dhe Qeverisë amerikane për këtë mbështetje për policinë kufitare, e përbërë nga pajisje moderne dhe 215 kompjutera të posaçëm. Kjo mbështetje synon të adresojë nevojat e policisë kufitare përgjatë kufirit shqiptar, përfshirë luftën kundër trafikimit të paligjshëm dhe krimit ndërkufitar.”, tha Balla./ CNA





Lajmet e fundit nga