Nesër mbahen zgjedhjet në Këshillin Kombëtar të PD-së/ Ja çfarë pritet nga gara
Këtë të mërkurë, Partia Demokratike do të mbledhë Këshilli...
Këtë të mërkurë, Partia Demokratike do të mbledhë Këshilli...

Sali Berisha nuk e ka humbur sërish rastin për t’u konfirmuar si mbret i gjysëm të vërtetave. Ai ka sulmuar së fundi ata gazetarë që referojnë nëpër ekrane “mashtrimet” e akuzës së SPAK-ut kundër tij. Duke i ndarë reporterët e kronikës në dy kategori, lideri i opozitës ftoi ata që i njihte për të ndershëm, të jepnin edhe versionin e tij për elementët e dosjes 500 faqëshe të privatizimit të klubit Partizani, ndërsa kërcënoi pjesën tjetër që refuzonte ta bënte këtë, se do i trajtonte me të njëjtat metoda që përdor për anëtarët e Prokurorisë së Posaçme.
Në fakt, në njërën anë Berisha ka të drejtë. Prej disa kohësh në media është shpërfaqëur kategoria më e re e gazetarëve dhe analistëve, atyre që bëjnë papagallin e SPAK. Ashtu sikurse qeveria, opozita, madje edhe grupet kriminale apo federatat sportive kanë përfaqësuesit e tyre të infiltruar në profesionin tonë edhe SPAK ka aritur të ndërtojë një brigadë të gatshme. Po të shihje disa nga emisionet e mbrëmjes, pas publikimit të aktakuzës ndaj Berishës, haseshe me personazhe qesharakë që e kishin lënë logjikën në shtëpi, pasi hynin në studio dhe pa u rekur të argumentonin, përsërisnin në mënyrë mekanike shprehejn standarte: “Unë po raportoj ato që thotë SPAK”.
Por, nga ana tjetër, sado ulëritës të jetë ky fakt, Sali Berisha nuk mund të konsiderohet viktimë e kësaj gjendjeje. Së pari, sepse falë avantazheve të të qenit ish kreyministër, ai ka trashëguar një rrjet mediash që i japin jehonë argumentave dhe qëndrimeve të tij. Së dyti, sepse falë aureolës personale, ai tërheq në çdo rast një mori të paimagjinueshme mikrofonësh që i’a përçojnë të plota mesazhet. Një herë doli nga arresti shtëpiak për të shkuar drejt Prokurorisë së Posaçme dhe të gjitha televizionet i transmetuan “Live” qëndrimet e tij, madje edhe ato që e kapërcenin interesin për çështjen. E bija, Argita, është prezente thuajse çdo ditë në ekrane, madje edhe në vatra të propogandës ramiste, për të çmontuar dosjen e akuzave të ngrituar ndaj bashkëshortit dhe babait të saj.
Pra argumentat e mbrojtjes të Berishës. jo vetëm nuk janë censuruar, por i janë përsëritur shikuesve dhe lexuesve me një denduri që rallë kush ka fatin ta ketë. Në raport me shumë subjekte të tjera të SPAK, që nga Ahmetaj, Beqja, Koka, Dako etj., Berisha rezulton më i privilegjuar. Të parët kanë qenë po aq viktima të infove të dala nga celula e dizinformimit të SPAK, por ama pa pasur mundësinë të kenë media në dispozicion për të mbrojtur versionin e tyre.
Në këtë kuptim, sado aktive të jetë banda e autoporlantëve të Dumanit, publikut nuk i mohohet tabloja e plotë e ngjarejs me argumentat pro dhe kundër Berishës. Me tepër sesa ky i fundit ata që penalizohen janë njerëzit kërkojnë të dinë, që duan të informohen ndershmërisht dhe të mësojnë të vërtetën. Ata janë viktima reale e kësaj historie. Dhe kjo e ka një shpjegim. Sepse prej kohësh në Shqipëri po praktikohet një gazetari militante, me aktorë partizanë që kanë hequr dorë nga apikikimi i parimit të shenjtë të së paku dy burimeve. Kjo ka bërë që, për çështjen në fjalë, në një lajm apo në një kronikë televizive, ti të kesh ose vetëm versionin e celulës së borizanëve të SPAK, ose atë të idhtarëve të Berishës.
Njëra palë akuzon se privatizimi i klubit Partizani filloi pasi Berisha erdhi në pushtet, pala tjetër pretendon se ai kishte nisur që gjatë qeverisë Nano. Të parët e vënë theksin te firma e ish kryeministrit për tjetërsimin e terreneve sportive në truall ndërtimi, të dytën nxjerrin dokumentin se kjo u bë me firmën e kryebashkiakut Rama. Ata që akuzojnë vërejnë se Agjensia e kthimit të pronave i’u mor parlamentit dhe u vu në varësinë e Berishës, ata që mbrohen thonë se ajo vazhdon të jetë kështu edhe sot e gjithë ditës. Spakistët bërtasin se u ndryshua ligji që prona të mund të blehej me letra me vlerë, berishistët këmbëngulin se nuk kanë përfituar nga ky privilegj pasi tashmë transaksioni ishte kryer. Më ekstremistët akuzojnë se Berisha, si kryeministër, ka ushtruar influencë në këtë proces, avokatët kanë alibinë se në dosje nuk nuk ka asnjë dëshmi që e provon këtë.
Mes këtyre barrikadimeve ekstremisht të largëta ajo që mbetet jetime është e vërteta. Pothuajse në gjithë pesazhin mediatik shqiptar, kryesisht si pasojë e militantizmit, mungon çdo lloj fact check që ti hyjë më thellë pretendimeve të akuzuesve dhe alibive të mbrojtësve.
Ky është problemi thelbësor i kësaj historie, ashtu si i dhjetra qindra të tjerave të ngjashme, që i zhveshin mediat nga roli i tyre, si informuese reale të të humburit të madh, që është publiku. E në këtë pikë, Berisha vërtet mund të ketë të drejtë, kur tregon me gisht nga banda e autoporlantëve të SPAK-ut. Ata nuk i bëjnë nder profesionit të gazetarit, pasi e kanë tradhëtuar atë. Por ama ish kryeministri nuk gjendet në pozitën më të volitshme për të bërë rolin e denoncuesit. Ai është vetë idhtar i promovimit të gjysëm të vërtetave dhe një nga përgjegjësit për ekzistencën e një sistemi ku partizanizanllëku mbyt informimin objektiv. Kjo po duket edhe njëherë në rastin e aktakuzës kundër tij.©Lapsi.al
Edi Rama i është përgjigjur flakë për flakë stuhisë tallës...
Më erdhi ndër mend ky vargëzim emrash nga leximi i plo...
Sigurisht e ndjek me interes strategjik, disi edhe m...
Leka Bungon, i cili ka gjetur kohën të më përgjigjet mua, ...
Sot, në opozitën shqiptare mbizotëron një situatë absurde....
SPAK-u i Altin Dumanit ka fituar përfundimisht betejën e p...
Drejtësia e re tek e cila pati shumë pritshmêri, deri më t...
Me entuziazëm dhe frymëzim të pashembullt patriotik, Kuven...
Kontrata për shitjen e avionëve luftarakë, si dhe mesazhet...
Në çdo “1 Shtator”, pavarësisht se në cilën datë “bie”...
Truku i Edi Rames me listen e kandidateve eshte me fantast...
A do jetë viti 2025 konsolidimi i pushtetit të monarku...
Arsimi është pasaporta e sigurisë dhe e të ardhmes së ...
Voluminoze janë raportet e progresit dhe të qarta krit...
Kur them që me këtë opozitë, të ngujuar në “bunkerin” ...
Prej vitit 2020 e deri më sot, bashkëshorti i deputete...
Në “kapacitetin e Ekspertit të Sigurisë Kombëtare, Rajonit...
Sot mbushen 96 vite që Shqipëria iu bashkua kontinenti...
Inagurimi i shtatores së Skënderbeut te Hora e Arbëres...
Për të përmbyllur këtë verë, u desh një ngjarje që shkakto...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Ministrja e Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokal...
Mes tensioneve të përtërira, presidenti amerikan, Donald T...
Një pjesë e Greqisë është vënë në alarm, pas rasteve të sh...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...