Balla reagon ndaj Athinës: Narta është tokë shqiptare, autoktone
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste dhe Dr...
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste dhe Dr...
Në “kapacitetin e Ekspertit të Sigurisë Kombëtare, Rajonit dhe NATO-s”, vijoj të ndjek (24/7), me përgjegjësi të shtuar, luftën “për/me Ukrainën” si dhe përballjen e Izraelit me një valë të re të përshkallëzimit së sigurisë në Lindjen e Mesme mbas masakrës së organizatës terroriste të Hamasit në 7 tetor 2023.
Paraprakisht, më duhet të qartësoj edhe më fort se për sa trajtoj në këtë opinion, si edhe në çdo rast tjetër, nuk kanë aspak të bëjnë me paragjykime mbi përkatësinë fetare, etnike, politike, gjinore dhe ngjyre; por as me të drejtën sovrane të vetëmbrojtjes së identitetit kombëtar, integritetit territorial; mbi të gjitha kurrsesi me jetët e qytetarëve të pafajshëm (që vuajnë pasojat e ndërmarrjeve terroriste, neonaziste, neostaliniste, apo çdo forme tjetër të ekstremizmit dhe dhunës barbare), qofshin, palestinezë, izraelitë, arabë, rusë, ukrainas dhe çdo vendi tjetër të përfshirë në konflikte të armatosura.
Për t'iu rkthyer subjektit të këtij opinioni, sjell në vëmendje një listë të historisë së konflikteve izraelito - arabe: “Rrënjët i ka në 'Palestinën historike', në fundin e shekullit XIX, kur 'Sionizmi' i Theodor Herzl, projektoi aAtdheun hebre në Palestinë. Në 1948, David Ben-Gurion shpalli themelimin e shtetit të Izraelit (u njoh nga OKB në 11 maj 1949), por edhe nisjen e Luftës së I-rë arabo-izraelite. Në 1956 gjatë krizës së Suezit, Izraeli me UK e pushtuan Egjiptin, por nga presioni ndërkombëtar u tërhoqën. Lufta 6-ditore (1967), Izraeli pushtoi Gadishullin Sinai, Bregun Perëndimor dhe Rripin e Gazës. 1973, Egjipti dhe Siria sulmuan Izraelin gjatë festës së hebreve të YomKipurit, por Izraeli i zmbrapsi dhe mori më shumë territore. Marrëveshja e Camp David (1978) e ndërmjetësuar nga SHBA, i normalizoi marrëdhëniet mes Izraelit me Egjiptit. 1987, kryengritjet palestineze shënuan Intifadën e parë. 1993, Negociatat e Oslos, themeluan Autoritetin Palestinez; Samiti i Camp David (2000); Konferenca e Annapolis (2007), Marrëveshja e Abrahamit (2020), etj.” që gjithsesi nuk kanë prodhuar paqe të qëndrueshme!
Ndërsa posaçërisht këtë artikull, do përpiqem të hedh më shumë dritë rreth riciklimit të konfliktit “pas 7 tetorit 2023” ose: “përmbledhje të përditësuar me mësimet e nxjerra nga përballja jo vetëm e Izraelit me organizatat dhe shtetet terroriste; sfidat, impaktet dhe rekomandime strategjike për (pa) mundësinë e ndërtimit të paqes në Lindjen e Mesme si dhe impaktet mbi Ballkanin Perëndimor”. Më konkretisht:
Rreth 50 mijë të vrarë dhe mbi 100 mijë të plagosur; mijëra raketa, avionë luftarakë dhe dronë vrasës; miliona refugjatë në portat e perëndimit si dhe triliona € shpenzime. Një kosto shumë e lartë, kështu edhe një mision pothuaj i pamundur për të bërë një përmbledhje ngushëlluese për jetët e humbura (qytetarë të pafajshëm palestinezë dhe izraelitë) si dhe të solidaritetit “kundër/pro luftës” ndaj ekstremizmit të çdo forme.
Siç dihet, vala e re e konfliktit nisi në 7 tetor 2023, kur më shumë se 2500 paramilitarë të Hamasit (shpallur organizatë terroriste nga SHBA dhe BE) sulmuan Izraelin; ndërsa mbi 3000 raketa u hodhën nga Rripi i Gazës duke masakruar mbi 1200 qytetarë në një festë publike; morën si barbare pengje 250 pleq/gjyshër, gra dhe vajza (gjysma ende të padorëzuara), si dhe vijojnë të përdorin si barrikada (ç) njerëzore bashkëqytetarë palestinezë!
Konflikti u zgjerua, me përfshirjen “de fakto” të Iranit, mbrëmjen e së premtes datë 13/14 prill 2024, kur një shi me 300 raketa vrasëse goditën brutalisht (fatmirësisht pa zero sukses) hapësirën ajrore të Izraelit: “si hakmarrje ndaj sulmit ajror të 1 prillit 2024”, në konsullatën iraniane Damask, ku mbeti i vrarë gjenerali Mohammad Zahedi, komandant i lartë i Gardës së Iranit (IRGC). Po ashtu për vrasjen e liderit politik të Hamasit, Ismail Haniyeh, gjatë një sulmi ajror në Teheran, Irani fajësoi “pa asnjë prova” Izraelin, dhe kështu të 2 sulmet, i konsideroi si: “shkelje të sovranitetit të Iranit”.
Situata u përkeqësua, me përfshirjen e grupit të armaosur Hezbollah, në vrasjen e 12 fëmijëve nga një sulm me raketa në 28 korrik 2024 në një fushë futbolli në lartësitë e Golanit. Si përgjigje shpaguese nga sulmet ajrore të izraelit në Bejrut në 31 korrik 2024 mbeti i vrarë Foud Shukur, ndër themeluesit e Hezbollahut. Ndërsa si kundërpërgjigje për vrasjen e ushtarakut të lartë, grupi Hezbollah (ndër të tjera akte terroriste në bashkërendim me Hamasin), në 25 gusht 2025, goditi Izraelin me mbi 320 Raketa Katyusha (ruse) duke e imponuar qeverinë e Netanyahu-t të ndërmarrë një fushatë ajrore ndëshkuese dhe shkatërrimtare ndaj shtabeve, armatimit dhe infrastrukturave kritike të Hezbollahut.
6 mësimet e nxjerra nga përballja e mbas 7 tetorit 2023:
Mësimi nr. 1: Duke tejkaluar propagandën cinike, më duhet ta përsëris edhe më fort se përtej rrethanave specifike që i janë imponuar Izraelit për mbijetesë: “ushtrimi i të drejtës së hakmarrjes proporcionale, ndaj shteteve apo organizatave terroriste”, mbetet edhe si një sfidë e përbotshme, pasi: “nëse terroristët e Hamasit, Hezbollahut, apo Shtetit Islamik të Iranit, do të gjunjëzonin (në mos shfarosnin nga faqja e dheut) Izraelin, nuk do krijonte kjo një precedent fatal për paqen, sistemin e sigurisë globale si dhe vlerat e qytetërimit në mbarë botën?! Për më qartë, për cilindo egocentrik mendjendryshkur, por ndoshta të mirëpaguar, pyetja mbetet: “nëse do gjunjëzoheshin kështu edhe Uashingtoni, Londra, Berlini, Parisi, Roma, Kievi dhe çdo vend tjetër ndaj organizatave terroriste, çfarë pasojash katastrofike do të kishte kjo mbi rendin global, shoqërinë njerëzore, harmoninë fetare, bashkëjetesën paqësore, etj”?! Parë nga ky këndvështrim, luftën e imponuar të Izraelit kundër terroristëve e gjej: “jo vetëm në të drejtën sovrane të mbijetesës, por edhe si kontribut shtesë për vlerat demokratike si dhe interesat euroatlantike”!
Mësimi nr.2: Nga kjo përballje e imponuar ushtarake përgjatë 11 muajve të fundit, u testuan dhe sprovuan aftësitë e pathyeshme dhe shkatërrimtare të mbrojtjes ajrore të Izraelit, si dhe besimi te fuqia e pamposhtur e flotës ajrore të SHBA-së dhe Mretërisë së Bashkuar, ndaj sulmeve të Hamasit, Shtetit Islamik të Iranit, Hezbollah, etj.
Gjithsesi, mesazhi i përbashkët i listës së paskonflikteve të sipërpërmendura mbetet: “në të gjitha konfliktet, përfshi dhe rastin e fundit, Izraeli me mbështetjen e aleatëve strategjikë (USA/UK/BE), jo vetëm ka triumfuar, por edhe ka zgjeruar territorin, pozitat strategjike si dhe peshën gjeopolitike në Lindjen e Mesme”.
Kështu edhe përballja e suksesshme e Izraelit përgjatë 11 muajve të fundit (duke asgjësuar mbi 97 % të raketave dhe dronëve vrasës), shërben edhe si një mesazh force edhe ndaj Putin-it, që: “nëse do të guxonte të sulmonte qoftë edhe 1 m² të cilitdo nga 32 vendet anëtare të NATO-s do të mposhtej dhe poshtërohej nga fuqia e pakonkurrueshne e Aleancës Euroatlantike (USA/NATO/UK/BE)”. Ky mesazh force qëndron edhe për Ish-ministrin e Millosheviçit dhe ushtarin e bindur të Kremlinit (z. Vu?i?), që: “të mos armatoset me avion luftarak sulmues (18 Mig-29 apo 12 Rafale = mbi 6 miliardë € ), Raleta, etj., duke harxhuar kot së koti mbi 1.5 miliardë € në vit nga mundi i popullit serb. Kjo pasi asnjë nga vendet e rajonit nuk kërcënon Serbinë, por edhe ajo s’ka këllqe për t’u përballur me aftësitë mbrojtëse të Kosovës (p.sh. pajisjen e FSK nga USA me 246 raketa Javelin) dhe as me fuqinë e sprovuar (1999) ushtarake të Aleancës Euroatlantike”.
Mësimi nr.3: solidariteti dhe kohezioni diplomatik, demonstruar në terren “konfirmon me vepra” mbështetjen pa kompromis të Izraelit në luftën kundër terrorizmit, si “kërcënim dhe e keqe e përbashkët”.
Ndërsa prezenca me dy luftanijeve ushtarake të ShBA, UK, etj., në rajon konfirmon mbështetjen pa kompromis të Izraelit edhe për shkak të një lobi të fortë Izraelit në vendimmarrjet e Uashingtonit dhe Londrës. Për marrëdhëniet ShBA-Izrael kam edhe një koment shtesë: “shumica dërrmuese e 195 shteteve të OKB (përfshi Kosovën) e kanë vetëshpallur ShBA aleat strategjik, ndërsa Izraeli dhe Islanda mbeten ndër të vetmet shtete të konfirmuara kështu nga Uashingtoni zyrtar”. Si shembull përmendim se paketa e ndihmës ushtarake të USA ndaj Izraelit (1948 – 2024) arrin në 150 miliardë dollarë, ose sa 100 vjet shpenzime ushtarake të Hamas dhe Hezbollah së bashku!
Mësimi nr. 4: nga kjo luftë ndaj terrorizmit u vetëdemaskuan edhe vendet që mbështetën boshtin e së keqes (Hamas - Irani - Hezbollah), si Rusia-Putiniste - Koreja e Kim Jong-ut - Dodikët mendjendryshkur në Ballkanin perëndimor. Prandaj ky mësim (nr.4), mbart edhe një mesazh mbi domosdoshmërinë kritike, për të bashkëpunuar në rrafshin global dhe rajonal në luftën me rreziqet e përbashkëta, pra shtetet, diktaturat neo-Staliniste apo organizatat terroriste të sipërpërmendura.
Nga ana tjetër, sulmet terroriste të 7 tetorit 2023 apo 14 prillit dhe 25 gushtit 2024, kundër një vendi sovran/Izraelit si dhe jetës së popullsisë civile edhe nëse nuk janë planizuar “drejtpërdrejtë nga Kremlini”, është e sigurt, që u shërbejnë përpjekjeve të dëshpëruara të Putin-it, për të hapur një front të ri lufte krahas asaj në Ukrainë. Por, do të dështojë me turp, ashtu si edhe në përpjekjen për ta tërhequr Kinën në luftë me Tajvanin; apo për ta frymëzuar Beogradin deri në aventurën e “ripushtimit ushtarak të Republikës së Kosovës, edhe pse prej 1990 ajo mbetet nën prezencën/ përgjegjësinë e trupave të KFOR-it“!
Mësimi nr.5, përtej mendjeve të deformuara në Teheran, Kremlin, Korenë e Veriut, (përfshi në Ballkan) duke u përpjekur t’i japin dimension fetar apo “legjitimuar” sulmet barbare të Hamasit, Iranit, Hezbollahut jo vetëm kundër Izraelit, kurrsesi nuk kanë të përbashkët me vlerat e fesë islame.
Po ashtu përtej emërtimeve patriotiko-fetare, HAMAS (Lëvizja e Rezistencës Islamike), apo Hezbollah (Partia e Zotit/Allahut), “terroristët e pafe” që çirren si monstra: “All?hu ?akbar ose Zoti është i madh” edhe pasi masakrojnë barbarisht qytetarë dhe u presin kokat fëmijëve të pafajshëm; kur marrin zvarrë pengje pleq/gjyshër, gra dhe vajza, vrasin me bomba/raketa kamikaze mijëra qytetarë të pafajshëm, apo edhe kur përdorin si barrikada (ç) njerëzore bashkëqytetarë palestinezë nga Rripi i Gazës”, kurrsesi nuk kanë të përbashkët me Kuranin dhe as me vlerat e fesë islame!
Në të kundërt, frymëzuesit që fshihen si minj në transhetë e Rripit të Gazës, e keqpërdorin fenë për agjendën e tyre politike. Ndëra është i mirënjohur fakti që ashtu si edhe besimet e tjera komplementare, edhe feja islame mbjell paqe, tolerancë, mirëkuptim, bashkëjetesë paqësore, etj.
Mësimi nr 6: pikërisht për të prevaluar me masat diplomatike për zgjidhjen e konfliktit, OKB, SHBA, UK, NATO dhe BE, i kanë adresuar “mesazhe të ashpra” edhe qeverisë demokratike të Izraelit, që: “të vetëpërmbahet në ushtrimin e së drejtës reciproke si dhe të përshkallëzuar të shpagimit, duke shmangur në maksimumin e mundshëm pasojat mbi popullsinë e pafajshme civile”. Kjo mbetet një “këshillë çarmatosëse për propagandistët e Teheranit, Kremlinit, etj”, që i cilësojnë sulmet ajrore te Izraelit si: “fashiste”! Pikërisht për këtë, z. Netanyahu ka konfirmuar se “Izraeli do të vijojë sulme shkatërruese ajrore, por të kufizuara si dhe të precizuara vetëm ndaj infrastrukturave kritike/ushtarake”. Ndërsa qendra e gravitetit të sulmeve të Izraelit, mbetet ndaj terroristëve të pafe (Hamasit, Iranit, Hezbollahut, etj) që vijojnë të kërcënojnë jo vetëm “mbijetesën e indetitetit kombëtar të Izraelit”, por janë përgjegjës edhe për aktet çnjerëzore dhe jetët e qytetarëve të pafajshëm të Izraelit dhe Palestinës!
Rekomandime për zgjidhjen e konfliktit dhe ndërtimin e bashkëjetesës paqësore në Lindjen e Mesme:
Sigurisht, Izraeli ka fuqi ushtarake dhe aleanca të qëndrueshme për të “mposhtur shtetet apo grupe terroriste”, ose në rast agresioni për t’u përballur dhe mundur të gjitha vendet arabe së bashku. Por për të mbjellë klimën e paqes afatgjatë mes popullit izraelit dhe palestinez do duhet të prevalojnë mekanizmat e diplomacisë si dhe një akt historik falje mes Izraelit dhe vendeve të rajonit, të shoqëruar nga një “road-map” ose një paketë gjithëpërfshirëse masash për të mbjellë klimën e mirëbesimin reciprok ndërmjet popujve të rajonit, demilitarizimin, balancat e fuqisë ushtarake, bashkëpunimi ekonomik, kulturor, etj., ndërsa aktorët ndërkombëtarë, ShBA, OKB, NATO, BE do duhet të vijojnë të mbajnë peshë thelbësore.
Nga ana tjetër, historia e pasluftërave na mësojnë se rrugëtimi drejt paqes afatgjatë, kërkon vizion, lidership, përkushtim dhe kompromise të mëdha. Siç e sipërpërmendëm, konflikti izraelito-arab mbetet një çështje komplekse, të shtrirë në dekada dhe që përfshin një mori faktorësh historikë, fetarë, kulturore, territorialë, identitetin kombëtar, interesa gjeopolitike, ekonomike, etj., që nuk mund të zgjidhen si me magji “brenda një nate dhe as njëherësh”!
Për më tepër nuk ma lejon as grada e lartë ushtarake (gjeneral ®), por as eksperienca në NATO të bëjë “moralizime populiste” mbi detyrimet kushtetuese të Forcave të Armatosura si dhe as më pak ta paragjykoj të drejtën sovrane që ka Izraeli të përdorë në mënyrë të përshkallëzuar fuqinë ushtarake për mbijetesën e identitetit kombëtar dhe mbrojtjen e integritetit territorial si dhe garantimin e jetës qytetarëve izraelitë, por edhe kontributet për mbrojtjen e vlerave demokratike të njerëzimit si dhe interesat e aleancës euroatlantike.
Sigurisht duhet vetëpërmbajtje, vijimi i aktiviteteve diplomatike dhe respektimi i konventave ndërkombëtare, duke përdorur armë me precizon të lartë kundër Hamasit, Iranit dhe Hezbollah; duke hapur korridore humanitare dhe mjekësore për popullsinë palestineze si dhe duke shmangur në maksimumin e mundshëm viktima të pafajshme (megjithëse 100 % është mision i pamundur).
Për më tej, për të krijuar frymën e mirëbesimit do duhet një akt faljeje si dhe një marrëveshje paqe me faktorët lokalë të moderuar që zgjidhjen e konfliktit dhe bashkëjetesën paqësore nuk e gjejnë nëpërmjet akteve terroriste. Ndërsa, frymëzuesit dhe terroristët do duhet të çohen para drejtësisë ndërkombëtare për krime kundër njerëzimit. Thënë këto, në asnjë rast dhe për asnjë arsye nuk do të duhet të ndalen përpjekjet diplomatike nga Izraeli, vendet arabe dhe komuniteti ndërkombëtar.
Me duhet ta përsëris edhe me fort se për një paqe të qëndrueshme dhe afatgjatë, domosdoshmerisht do duhet të prevalojnë mekanizmat diplomatikë mes Izraelit, Palestinës dhe vendeve të tjera arabe, të përfshira në konflikt. Një zgjidhje e diskutuar gjerësisht mbetet rikthimi te projekti i dy shteteve sovrane (Izraelit dhe Palestinës), që do duhet të përfshijë negociatat për kufijtë, refugjatët dhe Jerusalemin si kryeqytet i përbashkët, si dhe një paketë masash të mirëbesimit reciprok përfshi demilitarizimin, balancat e fuqisë ushtarake; lirimin e të burgosurve, bashkëpunimin ekonomik, shkëmbimet kulturore, etj. Sigurisht, aktorët ndërkombëtarë, OKB, ShBA, BE dhe ata rajonale, kanë një rol thelbësor për paqe të qëndrueshme.
Në shtesë, si në çdo nga dhjetëra vlerësimet, edhe këtë opinion dëshiroj ta përmbyll me disa “rekomandime strategjike” për Tiranën dhe Prishtinën zyrtare:
I gjej tërësisht mjerane që “bolshevikët e vetëprangosur nga sindroma e Stockholmit apo fuqia e mbipushtetit” i risjellin opinionit kombëtar oshilacionet e Enver Hoxhës: “Izraeli, një kobure në duart e SHBA/UK, ose një shtet i krijuar nga sionizmi reaksionar”. Thënë këtë, e ritheksoj se për interesat gjeopolitike kombëtare, nuk ka opsion tjetër përveçse t'i bashkohej/t pa hezitim “flamurit të solidaritetit të mbarë botës së qytetëruar” duke dënuar pa hezitim frymëzuesit politikë dhe autorët e akteve terroriste të Hamasit, Iranit, Hezbullahut, nga më çnjerëzoret në historinë moderne të njerëzimit, ndaj identitetit kombëtar dhe popullsinë e pafajshme izraelite dhe palestineze njëherësh.
Kështu, dy shtetet sovrane (Shqipëria dhe Kosova) e kanë detyrim zyrtar të dënojnë “me një zë të përbashkët” si dhe të mbështesin përballjen e Izraelit, USA, UK dhe aleatëve Euroatlantikë në luftën ndaj shteteve dhe organizatave terroriste. Prandaj, Tirana dhe Prishtina zyrtare do duhet të konfirmojnë mbështetje për Izraelin jo vetëm për shkak të lidhjeve historike dhe reciprocitetit të mirënjohjes që ka Izraeli ndaj kombit tonë për shpëtimin e hebrenjve nga nazistët gjatë Luftës së II-të botërore, por edhe për t'u rreshtuar pa kompromis krah ShBA-së, që ka mbajtur peshë përcaktuese jo vetëm për çlirimin dhe faktorizimin gjeopolitik të Kosovës, por specifikisht edhe për njohjen si “surprizë” në dhomën ovale (Projekti-Trump) nga Izraeli në kuadër të paketës 12 miliardë €, përfshi autostradën e paqes Beograd - Prishtinë, linjën hekurudhore, portin rajonal në ujërat e thella të Adriatikut, etj.
Në përmbyllje besoj edhe më fort se “përtej luftës barbare të terroristëve ndaj Izraelit ose Putin-it në Ukrainë, paqja mes kombeve dhe bashkëjetesa paqësore mes popujve, mbetet sigurisht mision i vështirë, por opsioni i vetëm”. Prandaj mbetem shpresëplotë që Izraeli dhe Ukraina jo vetëm do të dalin fitimtarë nga kjo përballje për mbijetesë, mbrojtjen e sovranitetit dhe jetës së qytetarëve, por paqja, vlerat demokratike, fuqia ushtarake dhe interesat Euroatlantike do të triumfojnë mbi diktaturat neonaziste, si Irani, Rusia - Putiniste, Kim-Jong, neo-Millosheviçët ose Dodikët e Ballkanit Perëndimor, apo Hamas, Hezbollah si dhe çdo organizate tjetër terroriste në botë.
Autori: Gjeneral ® Piro Ahmetaj:
Ekspert për SK, Rajonin dhe NATO-n,
Zv/President i Këshillit të Atlantikut; & ish:
Këshilltar për Sigurinë Kombëtare në PD,
Këshilltar i Presidentit të RSh; Zv/ShShPFA,
Përfaqësues Ushtarak në SHAPE/NATO./ CNA
Sot mbushen 96 vite që Shqipëria iu bashkua kontinenti...
Inagurimi i shtatores së Skënderbeut te Hora e Arbëres...
Për të përmbyllur këtë verë, u desh një ngjarje që shkakto...
Përpara disa javësh në SHBA, kush merr pak erë nga politik...
Ajo që po shitet si një krizë e stërgjatur institucion...
Këto ditë shoqëria shqiptare është tronditur nga një s...
Në letrën e tij dërguar në vitin 1930 Dhimitër Paskos apo ...
Bajraktari i Hotit, Mul Deli Bajraktari, i përket brezit t...
Ca zagare, ca kërma, ca surratbajga, ca dështake, aq t...
A do të marrë fund ndonjëherë kjo historia e drejtorëv...
Sipas Rrjetit të Veprimit të Bazelit (BAN), një organi...
Mbetjet per te cilat po debatohet shume keto dite, eshte p...
Në kapacitetin e Ekspertit në fushën e Sigurisë Kombëtare,...
REAGIM ZYRTAR & PUBLIK Të nderuar miq, të njohur të m...
Qeveria shqiptare ka pranuar se me 4 korrik, një muaj ...
Është data 18 gusht 2024, si cdo ditë hap rrjetet e tu...
Duke marrë parasysh krimet e rënda në rritje, a ka ard...
Ja çfarë thotë prokurori: (siç ka rezultuar nga dëshm...
A e mbani mend studimin prej nga ku doli shifra 1 mili...
Me 4 korrik të këtij viti, në mes të ditës në portin m...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Numri i milionerëve në mbarë botën u rrit me gati 2 milion...
Bashkimi Evropian duhet të gjejë mënyra për të përshpejtua...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...