web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Bajraktari i Hotit, krenaria e Shqipnisë që përballoi tri diktatura!

26 Gusht 2024, 11:47, Opinione Besim Ndregjoni

Bajraktari i Hotit, krenaria e Shqipnisë që përballoi tri

Bajraktari i Hotit, Mul Deli Bajraktari, i përket brezit të shqiptarve të shquar të shekullit njëzet, që dha një kontribut kombëtar jo vetëm në drejtimin e kullës së Cun Mulajt, e bajrakun e Hotit, por në ndërtimin e shtetit të parë shqiptar në fushën ushtarake, duke u shquar si një shtetar i palodhur dhe atdhetar!

Hoti ka qenë bajrak i parë në Malësi të Madhe, ku ka nxjerrë burra të shquar dhe mbrojtës të Shqipnisë. Përmasat e kësaj kulle kanë qenë të njohura që nga pushtimi osman e deri në ditët kur Shqipninë e pushtoi barbaria komuniste nën udhëheqjen e diktatorit kriminel Enver Hoxha.

Këto ditë Unioni Mbarëkombëtar i Integrimit të të Burgosurve e të Përndjekurve Politikë organizoi dhe kremtoi në Koplik ditën e 23 gushtit, dita zyrtare europiane e viktimave të regjimeve totalitare si dhe përkujtoi Masakrën e Koplikut, ku u masakruan 56 burra dhe gra malësore, si dhe pushkatimin barbar të figurave kombëtare të fesë dhe lirisë Dom Lek Sirdani, Dom Pjetër Cuni, si dhe luftëtarit antifashist Taro Keqi, dhe malësorin Nik Mark Rexha.

Unioni kërkoi nga kjo ceremoni të dënoheshin krimet e komunizmit, të bëheshin publik emrat e xhelatëve që e bënë këtë masakër antinjerëzore dhe shteti shqiptar të kërkonte falje publike për krimet e komunizmit, dhe ne si gjithë Europa të kishim një ditë kujtese në nderim të shqiptarëve antikomunistë.

Dhe në emër të Unionit i kërkova Bashkisë së Malësisë Madhe, Koplikut, të ngrihet një obelisk për luftëtarin antifashist, internuemi nga nazizmi, dhe antikomunistin, bajraktarin e Hotit, Muli Deli Bajraktari, për udhëheqësin e kryengritjes së Malësisë së Madhe, Llesh Marashin e Shkrelit, si dhe për udhëheqësin e Kelmendit, Preng Calin! Kryetari i Unionit të Malësisë së Madhe më njofton se në rrjetet sociale ka pasur reagime se pse të nderohet Bajraktari i Hotit, se nuk ka qenë në kryengritjen e parë antikomuniste.

Nuk u shqetësova nga këta pseudohistorianë "Facebook"-u, por më tronditi urrejtja ndaj figurës së ndritur të Bajraktarit të Hotit, Mule Deli Bajraktarit, dhe mesazhi përçues i "Facebook"-ësve të ndarjes katolike mysliman meqenëse bajraktari është mysliman. Nuk do të kisha marrë kohën time të angazhimeve në mbrojtje të kujtesës kombëtare dhe dënimit të krimeve të komunizmit për t'iu përgjigjur "Facebook"-ësve.

Detyrimi për të mbajtur gjallë kujtesën përballë heshtjes vrastare të politikës shqiptare që ka një synim: “Të zhdukin nga kujtesa qëndresën antikomuniste në Shqipëri që brezat e rinj mos të njihen me krimet e komunizmit dhe luftën vëllavrasëse në Shqipëri nga diktatori Enver Hoxha!” Ishte e detyrueshme përgjigjja ime ndaj korit të kukuvajkave të politikës komuniste 34-vjeçare kur i bashkohen ca individë në FB që s'kanë as një kontribut në mbrojtjen dhe veprimtarinë kundër diktaturës, jo më në fushën studimore, por as ligjore, që nga performancat e tyre individuale nuk i njohin dhe familjarët e tyre, këta individë sa të përkujtohet një ngjarje antikomuniste menjëherë do të shkruajnë kundër vlerave dhe kontributeve njerëzore të antikomunistëve shqiptarë, vetëm të helmojnë brezin e ri duke i shërbyer politikës antikombëtare që ndjekin politikanët dhe partitë politike në Shqipëri siç bënë këto ditë kundër Bajraktarit të Hotit, kësaj familjeje kombëtare me kontribute atdhedashëse dhe prijësit të Malësisë në mbrojtje të kombit.

Turpi i këtyre "Facebook"-ësve që s'kanë asnjë motiv të vërtetë ndaj vlerave antikomuniste, por u mungon dhe ndërgjegjësimi dhe formimi i tyre për të përçmuar kullën e bajraktarit të Hotit, me deklaratat e tyre në rrjetet sociale. Ju kukuvajka të "Facebook"-ut, Mul Delia ka qenë ushtarak i lartë i shtetit shqiptar që në vitin 1920 duke dhënë një kontribut të madh për ndërtimin e shtetit shqiptar, ku u shqua në disa krahina të Shqipërise për cilësi të larta shtetërore, dhe ku është nderuar me urdhra të lartë nga shteti i parë shqiptar i udhëhequr nga Mbreti Zogu i Parë!

Në vitin 1939 ai ishte udhëheqësi ushtarak në Vlorë dhe e priti fashizmin italian me armë, duke luftuar kundër pushtuesit të Shqipërisë! Ai gjatë periudhës '40-'44 luftoi dhe mbrojti Malësinë e Madhe nga lufta vëllavrasëse që organizonin komunistët në Malësi, dëshmi e ish-pjesëtarit të rinisë komuniste Caf Jonuzit, i dënuar nga partia komuniste me 20 vite burg politike.

Me ardhjen e gjermanëve ai u bë kundërshtar i fuqishëm kundër nazizmit, dhe për këtë arsye u internua nga nazizmi, deri kur mbaroi Lufta e Dytë Botërore, i cili ishte i dënuar nga diktatura komuniste si ushtarak dhe Bajraktar dhe përfundoi në Siri ku dhe ndërroi jetë.

Familja e tij, djali Kastriot Bajraktari, me ardhjen në pushtet të komunistëve u internua që nga viti 1945 e
deri në vitin 1990. E kulla e tij shekullore ku bëheshin kuvende në mbrojtje të Shqipnisë, komunizmi e bani haur bagëtish për 45 vite diktaturë. Për dijeninë tuaj Bajraktari Mule Delia është nderi i Malësisë së Madhe jo vetëm si drejtues i Hotit, por dhe si luftëtar antifashistë, antinazistë, dhe antikomunistë dhe e ka nderuar Malësinë me kontributet e tij atdhetare dhe meriton nderim e venerim si një shqiptar i madh patriot me përmasa kombëtare.

Pra ju shpifës të paskrupullt, kush në Malësi të Madhe ishte kundërshtar i fashizmit, nazizmit, dhe komunizmit si bajraktari i Hotit Mul Deli Bajraktari! Nipi i të madhit Cun Mula! Ju shpifës jeni aq të lig, sa doni të ndani katolikë e myslimanë të Malësisë, por gaboni, se i ligu gjithmonë gabon, Llesh Marashi ushtaraku antifashist dhe udhëheqësi i kryengritjes së Malësisë së Madhe, ka qenë bashkëpunëtori më i madh i bajraktarit të Hotit, Preng Cali, udhëheqësi i Kelmendit ka qenë bashkëpunëtori më i madh i Bajraktarit!

Ju më akuzoni mua, Besim Ndregjonin, se desha me i ngrit një përmendore Bajraktarit të Hotit si udhëheqës i kryengritjes së Malësisë, dhe këtu gaboheni, unë obeliskun e kam kërkuar për kryengritjen antikomuniste të malësorëve, dhe drejtuesve të Malësisë për kontributet që kanë dhënë kundër komunizmit, fashizmit, dhe nazizmit! Dhe drejtues kundër fashizmit, nazizmit dhe komunizmit është Bajraktari i Hotit, Mul Deli Bajraktari, Llesh Marash Vata i Shkrelit, dhe legjenda Preng Cali i Kelmendit! Nuk ka dallim Malësia, i krishter apo mysliman!

Ky është turpi i juaj i "Facebook". Tani unë Besim Ndregjoni i drejtohem Vasel Ginës, çfarë kontributi ke dhënë ti për Malësinë e Madhe, që më urren mua me fjalorin e Edi Ramës rrumpallë.

Për dijeninë tënde dhe të shpifësve ordinerë, jam unë ai që e nderova duke lobuar pranë Presidentit të Republikës që kryengritja e Malësisë së Madhe të dekorohet me titullin e lartë “Nderi i Kombit”, ku ishe ti? Unë e nderova Llesh Marashin me "Urdhrin e Shqiponjës”, dhe tani po luftoi që në Malësi të Madhe të ngrihet obelisku kushtuar kryengritjes dhe kontributeve të Bajraktarit të Hotit si Antifashist, antinaziste, dhe antikomuniste, gjithashtu dhe për Llesh Marashin dhe Preng Calin. Për dijeni tënden unë kam dekoruar edhe Gjelosh Lulin.

Dhe këto veprimtari i kam bërë pa ndihmën e shtetit, as të Bashkisë së Malësisë së Madhe dhe të asnjë partie politike. Të vërë në dijeni dhe me 25 tetor 2023 i kam raportuar në Vatikan Shenjtërisë së tij Papa Franceskut luftën antikomuniste të Malësisë ku isha i ftuar nga shenjtëria e Tij!

Çdo datë 24 janar, dhe 15 shkurt i nderoj këto përvjetore duke mbajtur gjallë në vëmendje të brezave luftën antikomuniste të Malësisë dhe të krahinave të tjera shqiptare që kanë luftuar kundër komunizmit. Gjatë tri dekadave nuk ju kam parë të paktën në një përvjetor juve si malësor.

Kam nderuar dhjetëra familje antikomuniste të Malësisë me tituj nderi për kontributet që kanë dhënë këto familje. Bëhu kontributor në ruajtjen e vlerave dhe vuajtjeve të malësorëve që ishin antikomunistë, që nderonin dhe nderojnë burrat dhe gratë sakrifikuese të kombit, kundër diktaturave. Faleminderit malësorëve emigrantëve që riparuan dhe e shpallën muze kullën e bajraktarit të Hotit. Mirënjohje e nderim, lavdi Mul Deli Bajraktarit, krenaria e Shqipnisë!/CNA 





11:59 Opinione Edison Ypi

Elisa e Zilirave

Ca zagare, ca kërma, ca surratbajga, ca dështake, aq t...

16:00 Opinione Arian Galdini

Legjenda e shqiptarit!

A e mbani mend studimin prej nga ku doli shifra 1 mili...

Lajmet e fundit nga