Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...

Sipas Rrjetit të Veprimit të Bazelit (BAN), një organizatë botërore jo qeveritare e drejtësisë dhe shëndetit mjedisor, që lufton trafikun ndërkombëtar të paligjshëm të mbetjeve toksike, më 2 prill të këtij viti, Shqipëria dërgoi nga porti i Durrësit për në Kinë 115 kontenierë me mbetje toksike.
Kjo ngarkesë, e deklaruar si koncentrat i ulët dhe mineral zinku, u bllokua nga autoritetet kineze dhe mbahet ende e bllokuar në Portin e Nanshas, në qytetin Guangzhu në Kinë. Analizat e bëra nga autoritetet kineze provuan se kontenierët ishin të ngarkuar me mbetje të dala nga rafinimi hidrometalurgjik i metaleve jo hekur, që përmbanin nivele të larta të plumbit dhe ndotësve të tjerë, ndryshe nga sa deklarohej në dokumentat shoqëruese të eksportit.
Këto ditë, në Tajlandë janë drejtuar 100 kontenierë ( mbi 800 tonë)me mbetje toksike, të ardhura po nga Porti i Durrësit, të denoncuara po nga Rrjeti i Veprimit i Bazelit.
Këto fakte hedhin dyshime të forta se, tek ne, përmes Portit të Durrësit, është zhvilluar dhe po zhvillohet një aktivitet i mirëorganizuar dhe i mirëfilltë mafioz, me tregtinë e mbetjeve të rrezikshme, të paligjshme për t’u eksportuar.
Sekti Rama në pushtet, ia ka dalë të ngadalësojë dhe zvogëlojë aktivitetin përpunues dhe tregtar të mirëfilltë të Portit 2700 vjeçar të Durrësit, si dhe po zeron gradualisht rëndësinë e tij ekonomike. Dhe nuk mjaftohet me kaq, por po e shndërron Portin kombëtar të e Durrësit në një njollë të zezë në transportin evropian detar, si port burimor, për të transportuar drogë dhe për trafiqet e paligjshme të mallrave, duke përfshirë mbetjet toksike.
Me të drejtë, shumë qytetarë sot ngrejnë pyetjen: çfarë duhet të vazhdojë të bëjë ende Porti i Durrësit, që të quhet port i mafias dhe i mbetjeve të paligjshme toksike?
Sipas vrojtimeve të shumë ekspertëve dhe organizatave ndërkombëtare, kontrolli i mallrave në portin e Durrësit lë shumë për të dëshiruar. Sidomos ndaj mallrave për eksport, ai aplikohet formal dhe është shumë i pakët.Rastet e sipërcituara janë prova flagrante e moskontrollit portual të mallrave.
Organizata prestigjoze ndërkombëtare “Iniciativa Globale Kundër Krimit të Organizuar Ndërkombëtar” ka publikuar një raport për rrugët ballkanike të trafikimit të lëndëve narkotike(https://globalinitiative.net/.../balkans-maritime-routes.../ .
Në raport flitet për trafikun ndërkombëtar të kokainës, i cili bëhet përmes rrugëve detare në Ballkan. Në kapitullin për Shqipërinë, përmendet Porti i Durrësit si port me risk të lartë në përdorimin e mundësive dhe rrugëve të trafikimit të kokainës. “Global Initiative” evidenton disa hallka të dobëta të sigurisë në Portin e Durrësit, që u japin mundësi trafikantëve për të transportuar kokainë, duke shfrytëzuar konteinerët që vijnë nga vende të ndryshme të botës, e specifikisht konteinerët me banane.
Sipas organizatës së njohur ndërkombëtare, siguria në port është larg së qënit garantuese. “Niveli i sigurisë është dukshëm më i ulët në rrugën prej 1 kilometër që ndan terminalin e konteinerëve me skanerin, ne krahasim me zonat e tjera portuale, megjithëse brenda perimetrit të portit. Kjo u jep mafiozeve kohë për të ndërhyrë në konteiner, përpara se ai të jetë kontrolluar”, cilësohet në raportin e “Global Initiative”.
Porti i Durrësit është kthyer në një pikë strategjike për grupet kriminale, për të trafikuar sasi të mëdha të lëndës narkotike kokainë, nga Amerika Latine drejt vendit tonë, me destinacion kryesor tranzitimin e saj në vendet e Bashkimit Evropian.
Raporti i “Iniciativa Globale Kundër Krimit të Organizuar Ndërkombëtar”vijon me konstatimin se “Që nga viti 2018 ka pasur sasi të konsiderueshme kokaine të sekuestruar në Portin e Durrësit. Sasia e madhe e kapjes së kokainës në këtë port tregon qartë se ky port është një pikë e rëndësishme për trafikun ndërkombëtar të drogës”.
Me vendimin e zhvendosjes së Portit strategjik tregtar të Durrësit drejt Porto Romanos, për shkak të zbatimit të Projektit mafioz “Durrës Yachts & Marina” të një miliarderi arab, në dobi të oligarkëve të Ramës, aktiviteti i ngarkim-shkarkimit dhe në tërësi aktiviteti tregtar në port ka ardhur në rënie.
Me këtë zhvendosje, u zeruan jo vetëm dhjetra e qindra miliona eurot e procesit të deritanishëm të modernizimit të Portit të Durrësit, por po zhvleftësohen ndjeshëm edhe financime të mëdha, të kryera në infrastrukturën rrugore, që kanë pasur Portin e Durrësit si shtyllë mbështetëse leverdisshmërie, të tilla si Rruga e Kombit në Shqipëri dhe autostrada Prishtinë-Morinë në Kosovë.
Lajmi i spostimit gradual të portit tregtar të Durrësit ka bërë që kompani të njohura detare të transportit të mallrave me konteinerë, të nisin përpjekjet të largojnë aktivitetin e tyre nga Porti i Durrësit, në drejtim të porteve të Selanikut në Greqi dhe të Kotorrit në Malin e Zi.
Menjëherë pasi doli vendimi për zhvendosjen e Portin të Durrësit, Bashkimi Evropian anulloi një grant prej 28 milionë euro, i cili ishte vënë në dispozicion nga Fondi i Investimeve për Ballkanin Perëndimor, me qëllim rikonstruksionin e Kalatave 1 dhe 2, në Terminalin Perëndimor të Portit të Durrësit.
Institucionet e BE-së kanë shprehur hapur shqetësimin dhe rezervat për modifikimin e projektit të zhvillimit të Portit të Durrësit, duke e zhvendosur atë në Porto Romano, si dhe mungesën e transparencës nga qeveria shqiptare.
Është e vështirë të kuptohet se si porti kryesor dhe strategjik i vendit do të zerohet brenda shtatë vitesh, duke e zhvendosur, në këmbim të ndërtimit të një marine, një hoteli dhe 12 mijë e 600 apartamenteve!
Është vërtet e paimagjinueshme të mendosh se si Shteti shqiptar vë në dispozicion mbi 800 mijë metër katrorë të Portit aktual të Durrësit, ndërkohë që investitori miliarder arab po investon vetëm 86 milionë euro të tijat dhe pjesën tjetër do ta nxjerrë nga shitja e apartamenteve që do të ndërtojë mbi këta 800 mijë metra katrorë!
Një projekt mafioz ky, që i ngjan gropave të pallateve të ndërtimit në Tiranë, Durrës e kudo në qytetet kryesore të vendit, ku investuesi hap gropën dhe nis ndërtimin, në fakt duhet shkruar pastrimin.Projekti, në fakt, është pikërisht një gropë e stërmadhe, një lavatriçe e stërmadhe pastrimi parash!
Një projekt i ndarë në dy faza, ku në fazën e parë nuk përmendet në asnjë rresht Marina, vetëm 4 mijë apartamente banimi dhe një hotel. Pastaj vijnë 280 vende ankorimi në Marinë, kundrejt mbi 8 mijë e 600 apartamenteve të tjera, të planifikuara në fazën e dytë.
Për këtë ka nevojë Durrësi? Për këtë ka nevojë Shqipëria? A duhet shkatërruar nga themelet porti 2700 vjeçar, kjo nyje strategjike e ekonomisë së vendit, duke u zëvendësuar me 12,600 apartamente banimi?
Po qindra milionë eurot e kontratave koncesionare të prishura në Porto Romano dhe që, me siguri, do të përfundojnë në gjykata ndërkombëtare arbitrazhi, kush do t’i paguajë? Sekti Rama në qeverisje?
Deklaratat publike të Ramës dhe sektit të tij dy-tre vite më parë, për gjoja financimin e ndërtimit të portit të ri tregtar në Porto Romano nga fondet e investuesve të huaj strategjikë dhe asnjë lek nga Buxheti i shqiptarëve, që nga momenti kur nga “hiçi” doli në skenë projekti i shkatërrimit të portit më të madh në vend, tashmë i përkasin së kaluarës.
Rama pastaj kaloi në premtimin se porti i ri do të ndërtohej si PPP (44% shteti dhe 56 % privati). Edhe ky variant-aventurë u la rrugës.
Qeveria tani ka degraduar në variantin e ndërtimit të të gjithë portit të ri në Porto Romano, me paratë e taksapaguesve shqiptarë. Ajo ka frikë ta përmendë koston e tij të plotë, që mund të shkojë edhe në 1-1.5 miliardë euro.
Kjo është trashëgimia nga aventura-projekt mafioz me një marinë, një hotel e 12 mijë e 600 apartamente në zemrën e Durrësit, që Rama ua ka lënë peshqesh shqiptarëve. Për këtë aventurë, shqiptarëve ju grabit një pronë publike, siç është porti aktual, bashkë me asetet tokë truall, me vlerë tregu rreth 3 miliardë euro.
Në të njëjtën kohë, janë 231 milionë euro të falura, taksa të qytetit të Durrësit, që do të duhej të ishin kthyer në investime për banorët e qytetit, nëse projekti i miliarderit arab “Durrës Jahte dhe Marinë” do të taksohej sipas Kushtetutës dhe ligjeve në fuqi( denoncimi i parë i kësaj shume është bërë nga z.Igli Cara).
Në këmbim, Rama u ka lënë shqiptarëve “trashëgim” 1-1.5 miliardë euro port të ri, që do të ndërtohet nga taksat e tyre. Dhe nuk ka turp ta shesë si zhvillim të jashtëzakonshëm të vendit!
Sikur të mos mjaftonte evidentimi i portit në të gjitha strukturat ligjzbatuese të vendeve të Bashkimit Evropian si port droge, shkeljet e shumta korruptive në prokurimet publike të denoncuara nga opozita dhe media kurajoze, shkelja e kontratave etj, drejtori i Portit të Durrësit deri pak javë si sot, përmes një emërimi të dyshimtë nga “Lideri Rajonal”, kryetari i sektit në qeverisje ,gradohet …Ministër i Mbrojtjes!
Me sa duket, i duhet për të bërë me pronat e ushtrisë atë që bëri me administrimin e aseteve të portit më të rëndësishëm dhe strategjik të vendit, duke e rrënuar e degraduar atë.
Tregtia e mbetjeve toksike të paligjshme është e pamundur të realizohet, pa dijenine dhe korruptimin e institucioneve shtetërore që përgjigjen funksionalisht për sigurinë e kufijve, duke filluar nga autoriteti portual, doganat dhe policia kufitare.
Tani që faktet po zbulohen nga OJF-të dhe mediat ndërkombëtare e ato të vendit,fakte që opozita i ka denoncuar dhe po i denoncon fort, organet e drejtësisë duhet të fillojnë menjëherë hetimet, për të parë se çfarë mbetjesh toksike kanë qarkulluar në Shqipëri, kush e organizon këtë tregti të paligjshme dhe deri në ç’masë është i zhytur shteti i sektit Rama në këtë aktivitet kriminal.
Ndëshkimi ligjor është domosdoshmëri ulëritëse në shumë plane./ CNA
Mbetjet per te cilat po debatohet shume keto dite, eshte p...
Në kapacitetin e Ekspertit në fushën e Sigurisë Kombëtare,...
REAGIM ZYRTAR & PUBLIK Të nderuar miq, të njohur të m...
Qeveria shqiptare ka pranuar se me 4 korrik, një muaj ...
Është data 18 gusht 2024, si cdo ditë hap rrjetet e tu...
Duke marrë parasysh krimet e rënda në rritje, a ka ard...
Ja çfarë thotë prokurori: (siç ka rezultuar nga dëshm...
A e mbani mend studimin prej nga ku doli shifra 1 mili...
Me 4 korrik të këtij viti, në mes të ditës në portin m...
Ndërsa kanë mbetur 90 ditë, establishmenti politik, mediat...
"Kullën e ndërtuar në qendër të Tiranës, e ka shoku i ...
Qyteti i vogël liqenor që po përjeton rilindjen në çdo fus...
Rituali i gushtit mbërriti edhe sivjet. Pothuajse çdo ...
800 ton mbetje të rrezikshme po kthehen aty ku u ngark...
Prisni dhe pak, durim vëllezër e motra shqiptarë, se p...
Po ndodh një aksion i madh ndërkombëtar, në një gjueti...
Kushdo që ka pasur durimin ta shpjerë deri në fund një...
Kur një shqiptar fiton në Lojërat Botërore, nuk festoj...
Një sms mbërriti në telefonin tim, diku rreth orës 23:...
Tri kafe piva dje me tre persona të ndryshëm. Natyrisht, ...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...