Denoncimi: Qytetarët në radhë në Poliklinikën e Lushnjes
Deputeti i PD-së Saimir Korreshi ka denoncuar një tjetër p...
Deputeti i PD-së Saimir Korreshi ka denoncuar një tjetër p...

Qyteti i vogël liqenor që po përjeton rilindjen në çdo fushë, sidomos në teknologji, u zgjua i tronditur nga një episod i pa shpjegueshëm.
Në kohën kur teknologjia ka arritur kulmin, kur dhe ku gjithçka është e monitoruar, e mbikëqyrur dhe e rregulluar në mënyrë të përpiktë, ndodhi një ngjarje që synoi të hedh baltë mbi sistemin e përkryer dhe arritjet e pa mohueshme.
Një pasdite të nxehtë vere, kur termometri nuk pranonte të zbriste poshtë 34 gradëve, ambulanca dhe policia mbërritën në një skenë krimi, ndoshta për herë të parë në histori, para se krimi të ndodhte. Dhe këtu filloi problemi.
Viktima, një menaxher i një lokali të vogël të marrë me qera, guxoi të mos paguante "gjobën", nuk kishte ende nevojë për mjek dhe agresori nuk e kishte ngritur ende dorën për ta goditur.
Policia, falë Inteligjencës Policore dhe bashkëpunimit të ngushtë me partnerët, e ndaloi të dyshuarin në mënyrë të beftë. Një sukses i paparë, sigurisht falë reformave! Edhe kamerat e lokalit ku ndodhi ngjarja dhe te atij perballe, të pajisura me teknologjinë më të fundit (sipas kërkesave të ligjit) dhe me rezolucion të lartë, regjistruan çdo gjë. Por, fatkeqësisht, rezolucioni ishte aq i lartë saqë askush nuk mund të shihte gjë. Imazhet ishin aq të detajuara sa u bënë një lëmsh pixel-esh që nuk i shërbenin hetimit.
Ndërkohë, dëshmitarët okularë, në përpjekje heroike për të përshkruar ngjarjen, ofruan versionet e tyre të mbushura me detaje: por, interesant, që të gjithë bashkoheshin në një pikë: “nuk pamë gjë”.
Pavarësisht gjithë këtyre përpjekjeve, çudia erdhi: vrasja ndodhi.
Si? Kjo mbeti një mister.

Dikush tha se ishte si një episod i "Paradoksit të Schrödinger-it" – viktima ishte njëkohësisht edhe gjallë edhe vdekur, për sa kohë që policia nuk ishte e sigurt.
Prokuroria, duke u bazuar në dëshminë e të dyshuarit, mbërriti në një konkluzion shkencërisht të bazuar: ngjarja kishte ndodhur për shkak të temperaturave të larta, zjarreve aty pranë, luftës në Ukrainë dhe Gaza dhe ndikimit të ngrohjes globale. Ky përfundim u mbështet edhe nga një studim i ri, qe thotë se nxehtësia e lartë shkakton agresivitet te njerëzit, veçanërisht kur ata ndodhen në afërsi të lokaleve të vogla që nuk paguajnë gjoba.
Në bazë të këtyre fakteve, vrasja u cilësua si "nga pakujdesia". Prokurori shpjegoi me qetësi se nuk ishte faji i askujt; njeriu nuk mund t’i rezistojë fuqisë së natyrës. Si rezultat, agresori do të dënohet me një "gjobë" simbolike, sa për të mos humbur traditat e lashta të sistemit ligjor dhe për të mos hedhur hije dyshimi te Drejtësia e reformuar.
Gjykata vlerësoi faktin se viktima nuk humbi asgjë tjetër përveç jetës – paratë e xhiros së ditës ishin ende në xhepin e tij. Në një botë ku paratë jane gjithçka, humbja e jetës është thjesht një fakt.
Kryeministri, me një buzëqeshje të qetë dhe të matur, ngriti në qiell reagimin e shpejtë dhe profesional të policisë dhe urgjencës. Ai e quajti këtë një shembull të përkryer të suksesit të sistemit të reformuar. Por, ai nuk e kurseu kritikat ndaj medias, për keqinformim dhe përhapje paniku. "Është e pafalshme," tha ai, "që të bëhet kaq shumë zhurmë për një incident të tillë të rëndomtë, kur është provuar katercipërisht se sistemi ynë funksionoi më së miri!"
Dhe kështu, qyteti vogël i një vendi te vogel por me ego të madhe, vazhdon jetën, duke festuar reformat dhe duke bere "like" dhe komente në Facebook.
Madje, gjysma e qytetit thotë se vrasja nuk ka ndodhur fare, ndërsa gjysma e vendit thotë se sistemi funksionon!
Rituali i gushtit mbërriti edhe sivjet. Pothuajse çdo ...
800 ton mbetje të rrezikshme po kthehen aty ku u ngark...
Prisni dhe pak, durim vëllezër e motra shqiptarë, se p...
Po ndodh një aksion i madh ndërkombëtar, në një gjueti...
Kushdo që ka pasur durimin ta shpjerë deri në fund një...
Kur një shqiptar fiton në Lojërat Botërore, nuk festoj...
Një sms mbërriti në telefonin tim, diku rreth orës 23:...
Tri kafe piva dje me tre persona të ndryshëm. Natyrisht, ...
Shqiptarët të gjithë ankohen se nuk kemi të rinj që të...
Kandidati i shumicës në zgjedhjet në Himarë, Vangjel T...
Zgjedhjet në Himarë provuan edhe njëherë tjetër se çdo...
Kur Edi Rama pak pasi erdhi në pushtet bënte ato shaka...
Një plak shiste shalqinj sot në tregun fshatar! Në tabelë...
Rezultati pa surprizë i zgjedhjeve të Himarës, ku “gre...
Promovimi i bashkëjetesës në koncept afatgjatë në Hima...
Si fillim dua të sqaroj se për politikën shqiptare, shumic...
Dikush mund të gjykojë se turistët nëpër botë marrin ujë, ...
1- Do ta mbajnë dot të qeshurën spikerët e lajmeve në TV k...
Teksa po vononin këto ditë të nxehta të vinin ato foto...
Asnjëherë nuk kam komentuar për mirë a për keq ministr...
Pas denoncimit të parë, emisioni Plug ka vijuar sërish inv...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një person është vrarë mbrëmjen e djeshme nga vëllai i tij...
Një aksident i rëndë ka ndodhur pranë urës së Milotit në s...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Kryetarja e opozitës në Islandë, Gudrun Hafsteinsdottir, ë...
Tërmeti i së mërkurës ishte më i madhi që ka goditur Vene...
Një valë e fortë të nxehti që ka përfshirë Europën Perëndi...
Garda Revolucionare e Iranit ka paralajmëruar të gjitha an...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Nga Islanda në Maqedoninë e Veriut, çmimet e konsumit ndry...
Parashikimet e qeverisë shqiptare për investimet publike p...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 82.3 lekë dhe ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...