Edhe një tjetër “pikëz e voçkël” mbushet me shtëpi
Analisti dhe gazetari Mentor Kikia ka reaguar pas zjarrit ...
Analisti dhe gazetari Mentor Kikia ka reaguar pas zjarrit ...

Tri kafe piva dje me tre persona të ndryshëm.
Natyrisht, biseda u soll rreth asaj çka i shqetëson më shumë shqiptarët: Demokracisë! Duke e ditur angazhimin tim në vitet ’90, i pari më tha: “Nga ju e kemi këtë gjendje! Ju na sollët në këtë derexhe me idealizmin tuaj. Apo e kam gabim?
“Ke të drejtë,- iu përgjigja- kemi faj. Por sot i ngjajmë atij të pandehurit në sallën e gjyqit, i cili pasi kishte vrarë prindërit u kërkonte mëshirë gjykatësve, sepse ishte jetim!”. Më pa me vështrimin mbi syzet personi, me të cilin pija kafenë, nuk foli, miratoi në heshtje dhe iku. Kafenë e pagova unë.
Kafenë e dytë e piva një orë më pas me një mesoburrë, i cili, ngaqë është nga një zonë e Vlorës, që shquhet për ironi, e mban veten për sarkastik. Përsëri i njëjti diskutim, përsëri e njëjta akuzë. Edhe atij i dhashë të drejtë. “Ngjajmë me atë bashkëshortin e tradhtuar nga gruaja, që për të dënuar gruan preu veglën e vet!” Duket nuk i pëlqeu çështja e tradhtisë dhe e veglës, pasi iku edhe ky pa paguar, madje pa e mbaruar as kafenë.
Pasdite u ula për qejfin tim në një kafe buzë detit, në Lungomare. Erdhi dhe m’u ul në tryezë për qejfin e tij një ish-funksionar shumë i lartë në Vlorë. Folëm për plot gjëra, derisa biseda erdhi përsëri te demokracia jonë e brishtë.
“Demokracia jonë,- i thashë.- më ngjan me atë historinë me hoxhë efendiun, rabinin dhe priftin. Si?- më pyeti me habi.
- Po ja,- iu përgjigja. Pyetën njëherë hoxhën besimtarët se ku shkonin paratë që ata jepnin për xhaminë. Dhe hoxhë efendiu bëri një vizë në shesh dhe tha: “Do t’i hedh lekët lart. Ato që do bien majtas janë të miat. Çfarë do bien djathtas janë të xhamisë. Dhe i hodhi lekët, natyrisht me tendencën majtas.
E njëjta gjë me rabinin. Rabini bëri një rreth të vogël në shesh dhe tha: “Do i hedh lekët lart. Çfarë do bien në rreth janë të Zotit, ato që do bien jashtë rrethit janë të miat...
E njëjta pyetje iu bë priftit. (E lashë të fundit shembullin me hirësinë e tij, ngaqë jam vetë ortodoks dhe e rëndova pak më tepër për të mos fyer ndjenjat fetare të të tjerëve.) Dhe prifti i mori lekët e arkës dhe i hodhi në ajër. Pastaj u ul dhe i mblodhi të gjitha. “Unë ia dhashë të gjitha Zotit kur i hodha lart. Ai po të donte i mbante të gjitha.”- tha dhe iku me paratë në xhepat e thellë të rasos.
Kështu edhe demokracia jonë. Aspak demokraci. Gjysmë demokraci. Gjasme demokraci. I shkon ajo shprehja e atij kirurgut, i cili u tha familjarëve të pacientit: "Operacioni doli me sukses! Pacienti vdiq!"
Politikanët tanë u ngjajnë hirësive të tyre. Vetëm për demokracinë dhe popullin nuk mendojnë, veç për vetveten. Dhe për këtë e kemi edhe ne fajin që i durojmë 34 vite; që i ndjekim me karrige në krah lart e poshtë mëpër sheshe; që u mblidhemi poshtë ballkoneve, sepse mendojmë se do shërojmë herniet cervikale duke ngritur kokën lart në pritje të ndonjë kocke; apo u bëjmë “like” postimeve të Likes majë strukturave metalike të reklamave, maleve apo lumenjve ku zhytet për t’u stërvitur për të përballuar hallet e popullit...
p.s: Shyqyr që e mbylla ditën me tri kafe, sepse batuta e katërt do të ishte më e hidhur dhe aspak metaforike.../CNA
Shqiptarët të gjithë ankohen se nuk kemi të rinj që të...
Kandidati i shumicës në zgjedhjet në Himarë, Vangjel T...
Zgjedhjet në Himarë provuan edhe njëherë tjetër se çdo...
Kur Edi Rama pak pasi erdhi në pushtet bënte ato shaka...
Një plak shiste shalqinj sot në tregun fshatar! Në tabelë...
Rezultati pa surprizë i zgjedhjeve të Himarës, ku “gre...
Promovimi i bashkëjetesës në koncept afatgjatë në Hima...
Si fillim dua të sqaroj se për politikën shqiptare, shumic...
Dikush mund të gjykojë se turistët nëpër botë marrin ujë, ...
1- Do ta mbajnë dot të qeshurën spikerët e lajmeve në TV k...
Teksa po vononin këto ditë të nxehta të vinin ato foto...
Asnjëherë nuk kam komentuar për mirë a për keq ministr...
Dëgjova shumë komente dhe mbi të gjitha komentin e kry...
A e ka kapur qiellin ironia në Shqipëri? Absolutisht që po...
Vendimi i Sali Berishës për të pranuar variantin e Ram...
Lulzim Basha u shpreh sot në Kuvend se pakti mes PS dh...
Nuk është se nuk e kishim nuhatur, parashikuar apo paralajmë...
Javës që shkoi Kuvendi i Shqipërisë miratoi një deklar...
Fatkeqësisht, ditën e djeshme “Vetting”-u pezulloi nga...
"Lëvizja për Zhvillim Kombëtar", si subjekt me identit...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Një pjesë e Greqisë është vënë në alarm, pas rasteve të sh...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Europë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...