Ide për Himarën
Promovimi i bashkëjetesës në koncept afatgjatë në Hima...

Rezultati pa surprizë i zgjedhjeve të Himarës, ku “greku” i Ramës i mori vendin “grekut” të opozitës, kërkon një shpjegim që e kapërcen kurthin e dasisë etnike, ku e futën me pahir, prej një viti, këtë çështje. Nëse në majin e shkuar, Fredi Beleri fitoi me më pak se 20 vota, katërmbëdhjetë muaj më pas, Vangjel Tavo e njëqindfishoi diferencën në favor të tij.
Pra, pyetja që shtrohet është: si ndryshuan kah plot 1500 votues? Kush u bëri atyre magji? Si ndodhi kjo përmbysje në një kohë kaq të shkurtër?
Në fakt, po të jetonim në një shoqëri normale dhe në demokraci të pranueshme, kahu i gjërave do të duhej të kishte qenë tjetër.
Diferenca e ngushtë që Fredi Beleri arriti të krijonte në 14 maj 2023, do duhet të ishte shtuar prej rastit unik të arrestimit të një kandidati, dy ditë para garës. Ajo do të duhej të thellohej, pas injorimit të zbatimit të vullnetit popullor, që vendosi ta çojë atë në zyrën e kryebashkiakut të Himarës.
Zakonisht, kur janë të lirë, njerëzit reagojnë dhe revoltohen para padrejtësisë. Kur shohin një polici politike që fabrikon prova, kur ndeshen me një administratë që falsifikon dëshmitë e penalitetit, kur kanë para syve SPAK dhe GJKKO që pranojnë dëshmitarë të rremë dhe nuk lejojnë ballafaqimin e tyre, kur përballen me prokurorë specialë që fshehin vendimet e gjykatave, kur ndjekin në aksion gjykatën e Durrësit, atë të Apelit, atë të Lartë dhe Kushtetuese, që me urdhër politik bëjë ping-pong me njëra-tjetrën, për t'i penguar betimin një kandidati të zgjedhur, pra kur vihet përballë kësaj dhune, në kushte lirie, çdokush ka tendencën të rebelohet.
Ky rebelim mund të kishte qenë edhe më i madh, po të shikoje "tredhjen" e turpshme të institucioneve të pavarura: një KQZ, që zbaton standarde të dyfishta vetëm për t'i shpallur zgjedhjet në ditën që ka paracaktuar Edi Rama; një president republike që, si një kapter i rëndomtë, nuk pret as kohën e domosdoshme të ankimimit, për të caktuar 4 gushtin si ditën e re të zgjedhjeve.
Pra, kjo masakër demokratike teorikisht duhet t'i kishte yshtur votuesit të bënin të kundërtën e asaj që u qe imponuar përdhunshëm. Me këtë logjikë do të duhej të njëqindfishohej diferenca prej një duzine votash e Belerit dhe jo të ndodhte e kundërta, të rriteshin ato pro Vangjel Tavos.
Madje-madje, ky efekt kundërshtues prodhohet edhe në shoqëri thellësisht autokratike, por që duan të ruajnë një fasadë legjitimiteti popullor, si Turqia e Erdoganit. Kur në 2019, neosulltani vendosi të anulojë fitoren e kandidatit të opozitës, Imamoglu, në Stamboll, dhe shpalli zgjedhje të reja, votuesit iu përgjigjën me një shuplakë të fortë, duke i dhënë një fitore edhe më të thellë të preferuarit të tyre, me gati 10% diferencë.
Katër vite më pas, Rexhep Taip Erdogan nuk tentoi më ta ndalonte fitoren e opozitës në ish-qytetin e tij. Qoftë dhe formalisht satrapi turk e kapërdiu hidhërimin duke lënë të jetojë iluzionin se në vendin e drejtuar prej tij është populli ai që vendos.
Në Himarë, Edi Rama e vrau edhe këtë iluzion. Dhe problemi nuk është se regjimi i tij është më i egër se ai i vëllait të vet anadollas, por se ndryshe nga tjetri, autokrati shqiptar nuk duron më as të përkundet në ajër shpresa, qoftë dhe e rreme, se në këtë vend mund të vendosë dikush tjetër përpos tij.
Në këtë kuptim, ajo që ndodh prej një viti në Himarë është një pikë kthese qoftë për demokracinë e çalë 30-vjeçare, qoftë dhe për vetë regjimin rilindas. Është hera e parë që kundërshtarëve nga tri, u lihen vetëm dy mundësi: ose humbja, ose prangat. Përveç të drejtës për të fituar ata janë zhveshur edhe nga e drejta për të shpresuar.
Ky është lajmi i ri i këtij 4 gushti. Vrasja përfundimtare e mirazhit se dikush ka forcë për të ndryshuar diçka me votën e vet. Dhe kjo është tragjedia e vërtetë e asaj që ndodhi këtë të diel. Ajo nuk duhet kërkuar në manipulimin artizanal të votës, as te njerëzit e ardhur me autobusë, as te shtimi i zgjedhësve të zhvendosur nga Gjendja Civile, as te pengimi i atyre me karta identiteti të skaduara, as te ndonjë joshje me dhënie tapish në zonën e lumit të Vlorës.
Të gjitha këto marifete meskine kanë ndodhur edhe më parë. Risia e Himarës qëndron jo te batakçillëqet e vogla, por te ndryshimi i filozofisë për zgjedhjet në Shqipëri: deviza e tanishme është: të votosh nuk ka më vlerë se rezultatin e shpall tjetërkush.
E këtu Himara përbën provën gjenerale të zgjedhjeve të ardhshme që na presin, ato kur në vend që të rebelohen përballë padrejtësive, njerëzit fillojnë të mësohen dhe akomodohen me to. Ky dorëzim përpara së keqes shpjegon edhe pyetjen e ngritur në fillim të këtij shkrimi se si ndryshoi kaq thellë, në kaq pak kohë, rezultati i 14 majit të shkuar.
Përgjigjja e tij vjen edhe nga statistikat. Kur në kohën e opozitës, Edi Rama ishte ende i panjollë, pa investitorë strategjikë, pa plazhin e Olta Xhaçkës, pa zaptimet e trojeve dhe hotelet e "5D" në bregun e Dhërmiut, PS nuk merrte më shumë se 35% në Himarë.
Ajo arriti në 49% një vit më parë. Por kur në taborët e saj përfshiu përpos këtyre aleatëve 10-vjeçarë edhe policinë politike, edhe SPAK-un, edhe GJKKO-në, edhe Gjykatën e Lartë e Kushtetuese, edhe KQZ-në, edhe Presidentin, e ngriti Vangjel Tavon në 59%. Votuesi i gjendur fillikat përballë një aparati të tërë represiv, uli duart i dorëzuar, i bindur se tashmë t'u drejtohesh kutive të votimit do të thotë të marrësh pjesë në një farsë të kotë. Rama po e instalon suksesshëm këtë mentalitet dhe prandaj në të ardhmen ne do të shohim fitore triumfale Vangjelësh të tjerë që i vetofrohen tavës së pushtetit.
Promovimi i bashkëjetesës në koncept afatgjatë në Hima...
Si fillim dua të sqaroj se për politikën shqiptare, shumic...
Dikush mund të gjykojë se turistët nëpër botë marrin ujë, ...
1- Do ta mbajnë dot të qeshurën spikerët e lajmeve në TV k...
Teksa po vononin këto ditë të nxehta të vinin ato foto...
Asnjëherë nuk kam komentuar për mirë a për keq ministr...
Dëgjova shumë komente dhe mbi të gjitha komentin e kry...
A e ka kapur qiellin ironia në Shqipëri? Absolutisht që po...
Vendimi i Sali Berishës për të pranuar variantin e Ram...
Lulzim Basha u shpreh sot në Kuvend se pakti mes PS dh...
Nuk është se nuk e kishim nuhatur, parashikuar apo paralajmë...
Javës që shkoi Kuvendi i Shqipërisë miratoi një deklar...
Fatkeqësisht, ditën e djeshme “Vetting”-u pezulloi nga...
"Lëvizja për Zhvillim Kombëtar", si subjekt me identit...
Në bisedimet e tanishme për kodin zgjedhor për zgjedhj...
Besoj se ju kujtohet disa vite më parë kur telefonat c...
Zëvendësi i Erjon Veliajt ishte në SPAK, qendroi 3 orë...
"Shqiptarët janë një popull, që lexon shumë gazetën!",- i ...
Pyes veten se çfarë kuptimi ka të shkruash parulla, të...
Roma "Qytet i përjetshëm", Londra "Qytet i lagur", Pra...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Raportohet se një person është mbytur pasditen e sotme në ...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Një zjarr ka shpërthyer në një zonë biznesi në Madrid, ku ...
Që nga publikimi i një memorandumi mirëkuptimi javën e kal...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, siguroi sot se ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do t'ua dorëzojë trofe...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Tregu i punës në Shqipëri vijon të karakterizohet nga pesh...
Dy motorët e ekonomisë që përmenden më shpesh janë ndërtim...
Nëse do të kërkosh pulsin e ekonomisë, nuk mjafton të dëgj...
Një nga temat që ka trazuar më fort ekonominë është kursi ...