Kallëzohet në SPAK Edi Rama
Grupi Parlamentar i PD kallëzon në SPAK Edi Ramën për vepr...
Grupi Parlamentar i PD kallëzon në SPAK Edi Ramën për vepr...

Roma "Qytet i përjetshëm", Londra "Qytet i lagur", Praga "Qytet që këndon", Mitrovica "Qytet i therur", Lekoviku "Qytet i vdekur", e kështu me rradhë ka "Qytet që vallzon", "Qytet që qan", "Qytet i plagosur", "Qytet i vrarë", etj etj.
Berati nuk ngjan me asgjë. Berati është "Qytet Pastërma".
Shqotat e Historisë, rrebeshet e kohës, pushtimet, mbijetesa, i nxehti i beharit, i ftohti i dimrit, shirat e vjeshtës, erërat e luginës, ishin zjarri i ngadaltë që Beratit i hoqi tepricat, kërrcet, dejet, dhjamrat, Beratin e thau, Berati mbeti kock e palcë, me Kala guri, shtëpi mbi shkëmb, rrugica me kalldrëm, mish pa dhjamra, qytet i shijshëm, Qytet Pastërma.
Berati ndodhet ku lumi, pasi merr një kthesë të fortë si Wagner i vrënjtur, del në fushë Paganin i krisur.
Te ajo kthesë dhe ai brryl, Eteri apo Ethiri, krijon shtjella, që janë shkaku që në Berat buçet jeta: turbullohen mendjet, çakërdisen interesat, therin njëritjetrin, shkruajnë libra, llafosen sikur kanë ngrënë bythë turtulli, bëjnë karrierë, pasurohen.
Kur nisesh për Berat, sakën se merr buk me vete, libra, vargje përmendësh, plagë të pashëruara, ëndërra të thyera, nostalgjira lotnsjellëse, kujtime të vdekura. I gjen të gjitha në Berat. Ku Zoti nuk i besoi askujt. E bëri çdo gjë vet: Të natyrshëme si mali përballë, si retë në qiell, si lumi që i rrjedh te këmbët e Beratit duke e bërë aq mahnitës sa askënd nuk e lë indiferent.
Cili ishe, cili je, cili do jesh ? Këto nuk i gjen dot vet. Berati do t'i thotë në vesh.

Berati i thatë si pastërma, nuk ka asgjë madhështore, kolosale, ngadhnjimtare, heroike, triumfuese. Berati nuk ka fituar luftra, nuk ka bërë kryengritje, nuk ka kryevepra nëpër mure ekspozitash, nuk ka muzeume me statuja të gdhendura nga mjeshtra, nuk ka ndërtime gjigande, autostrada, ura tunele. Banorët e Beratit nuk kanë qënë shkencëtarë me famë, shpikësa të dëgjuar, artistë me nam. Berati të tillë s'ka, të tillë nuk i duhen. Beratit i mjafton pastërmaja. Berati ka njerëz që shohin punën e vet, mbajnë shtëpinë e vet, mbarsin gruan e vet. Berati është një mbijetues gjenial.
Kur i afrohesh nga Lushnja, Beratin sapo e sheh, ndjen si të rreh zemra, të merren mentë, të djersitet balli, të vjen rrotull bota. Sapo e prek, ngjitesh në qiell, rrëshket në ekstazë, bie në jerm, mbështillesh me ëndërr.
Sado pak, sado shkurt, edhe vetëm gjatë një rrahje zemre, ose vetëm një mbushje mushkërie, po preke Beratin, ke prekur Historinë. Je sëmurur pashërim me Mangalem, Kala, Goricë, Tomorr, Shpirag, Myzeqe.
Pa teprica, pa dëngla, pa mbeturina, pa dhjamra, pa yndyrna, Berati është vend ideal shërimi për ata që u dhemb koka, nuk i zë gjumi, janë me diabet, nuk u mbushet si duhet mushkria, nuk u pompon si duhet zemra.
Berati është fryt i një mardhënie milenare mes njeriut që i jep gurit jetë, dhe gurit që e bën njeriun kalldrëm.
Duke j'u afruar Beratit, i largohesh banalitetit, hidhesh përtej murit, ndodhesh jashtë të këtushmes dhe të tashmes.

Oratorët që i flasin kallaballëkut në Berat, sidomos në muzg, pas dhjetë minutash u zmadhohen sytë, zverdhen në surrat, bien në delir, ndodh vetëm në Berat.
Në Berat çdo mur është një pergamenë e shkruar me kod, kodin e mori një prift e hodhi në Osum. Çdo gur kalaje është një vrasje pas shpine. Çdo gur kalldrëmi është një dramë. Çdo sokak një çmendinë. Çdo dritare një tragjedi. Çdo djalë një Romeo. Çdo vajzë një Xhulietë.
Berati nuk ka asgjë të re. Në Berat gjithçka është e vjetër, e ndryshkur, e shtrembër, me një këmbë në varr, gati për të vdekur. Diçka e re në Berat është e pamundur si një beb i vjetër i sapolindur.
Vjetërsia është e vetmja gjë që Berati nuk e negocion. Kurrë. Në asnjë rrethanë. Për asnjë çmim. As kur i vërsulen pesqint vampirë ta trembin, dyqind djaj ta rrahin, treqint ujq ta kafshojnë, njëqint kuçedra ta shqyejnë.
Berat nuk është i bukur. Berati është i fundbotshëm. Berati është magji, fantazi, përrallë.
Kala, lumë, ullinj, qershi, beratas që llafosen shumë, janë libri që të përpin, filmi që të marros, magjia që të shëron, pastërmaja që Berati ofron.
Berati është kokrriza e rërës që vuajti miliona vjet brenda guackës, derisa u bë perlë, pastaj pastërma.
Sot mbushen 47 vite që u pushkatuan poetët Vilson Blloshmi...
Ditët e fundit qarkulloi në media një lajm se mbi 1.7 mili...
Aferat e Erion Veliajt nuk janë as të sofistikuara, as kri...
"Top Channel", i drejtuar nga Vjollca Hoxha, ishte med...
Pse plazhet tona që lënë pas Maldivet janë zbrazur kët...
Politikanin ose më saktë Universitetin Politik, ja ash...
Protesta e 11 korrikut do të mbahet mend gjatë pasi ja...
Protestat janë i vetmi mjet që të kujtohemi se jetojmë në ...
Ftesa për të qenë sot në protestë është sa universale, aq ...
Shpallja e beftë e garës elektorale për Himarën, në 4 ...
Frymëzuar nga protestat e banorëve në Barcelonë kundër...
Sa shumë ka ndryshuar shoqëria... Sa shumë ka ndryshu...
Për 46 vite nën diktaturën më të egër komuniste, popul...
Ikja nga kjo botë e Ismail Kadaresë do të provojë, ndofta ...
Edi Rama shkoi tek Onkologjiku dhe u bëri namin aty...
Brenda qershorit, dy lëvizje në skenën politike, të ci...
Një nga të dhënat më befasuese të Censusit, është ai q...
Se në pallatin tim tani jetojnë thuajse gjysma e banor...
Lëreni spitalini e Onkologjikut se, peshku është qelbu...
Ka kaluar një rrugë e gjatë që kur Armenia dhe Azerbajxhan...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Një pjesë e Greqisë është vënë në alarm, pas rasteve të sh...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Europë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...