Vijojnë përplasjet në kantierin e aeroportit të Vlorës/ Kërkohet ndërhyrja e policisë, reagon Behgjet Pacolli
Vazhdojnë tensionet në kantierin e aeroportit të Vlorës. P...
Vazhdojnë tensionet në kantierin e aeroportit të Vlorës. P...

Sa shumë ka ndryshuar shoqëria...
Sa shumë ka ndryshuar politika...
Njëherë e një kohë, sheshi "Skënderbej" apo sheshet e qyteteve të Shqipërisë ishin shumë të vogla për të pritur mijëra njerëz që dyndeshin për të qenë prezentë e protagonistë në mitingjet apo protestat e partisë së tyre.
Zërat, parullat, duartrokitjet, flamujt dhe pankartat, përbënin skenën dhe kryeqyteti e qytetet gjallonin nga njerëzit dhe pasioni.
Deri rreth tri dekada më parë, mjaftonte vetëm shpallja e datës dhe vendit të tubimit për të mobilizuar militantët dhe qytetarët.
Por të gjitha këto janë referenca të kohëve të tjera, që nuk do të kthehen më.
Kjo gjë nuk ndryshoi brenda natës, por ishte pasojë e ndryshimit gradual të mënyrës së të menduarit dhe të sjelljes së shoqërisë dhe elektoratit ndaj partive.
Me kalimin e kohës, sheshi u shndërrua në stadium dhe stadiumi në një sallë të madhe banketesh. Por edhe në këto përmasa, sallat vështirë se mbushen më me tubime politike. Jo vetëm sepse ka ndryshuar mënyra e komunikimit të politikanëve me shoqërinë, por kryesisht sepse tashmë një pjesë e madhe e shoqërisë është distancuar dhe ruan distancën nga politika dhe partitë.
Mirëpo, edhe rastet që mbeten besnike partiake nuk i ndjekin kollaj palët në eventet dhe tubimet e tyre.
Ose sepse mënyra e jetesës tani ka ndryshuar dhe prioritetet janë të ndryshme, ose sepse mendojnë se këto tubime nuk kanë çfarë t'u ofrojnë më shumë.
“Protestat” e sotme duken si kopje të këqija dhe anemike të protestave e tubimeve pasionante dhe të mëdha që përjetoi vendi përpara tri dekadash, kur “përmbysej” komunizmi, por edhe të disa viteve më pas. Mijëra njerëz nëpër sheshe; pasionantë, të vrullshëm, plot ëndrra, shpresë...
Sot ndonjë lider politik dhe disa servilë pa ide, që u venë pas berihajt, insistojnë ende te tubimet, protestat e mëdha nëpër sheshe. Por, fatkeqësisht, nuk mbledhin njerëz, nuk frymëzojnë, nuk kanë puls, vrull e pasion dhe i përfundojnë protestat brenda dy orësh, pas disa fjalimeve anemike të të njëjtëve njerëz, që e rrotullojnë fjalën e tyre në, jo më shumë se 100 fjalë, pasi aq fjalë përmban fjalori i tyre (pa shtuar këtu sharjet me libër shtëpie.). Edhe si lajm në TV, nuk përbëjnë më lajm, pasi të gjitha mitingjet, protestat, tubimet part-time, nuk kanë dhënë asnjëherë asnjë rezultat, edhe pse në skenën e protestave janë ngjitur këngëtarë të njohur...
Edhe zyrtarët partiakë, deputetët dhe pushtetarët e përjetshëm, (edhe të opozitës) nuk e fshehin se e shohin si një angari, apo si një rutinë të përditshme.
Dhe pas çdo proteste analistët në TV dhe njerëzit e thjeshtë fillojnë krahasimet dhe nxjerrin përfundimet. Analistët justifikojnë rrogat, njerëzit e thjeshtë nxjerrin dufin për dështimin e radhës së protestës.
Krahasohen protestat nga më të vjetrit, të cilët i kanë jetuar e kanë marrë pjesë, por edhe nga më të rinjtë, të cilët i kanë dëgjuar dhe ndoshta i kanë mitizuar në mendje. “Çfarë lidhje kanë këto fjalime me fjalimet e protestave të viteve ‘90?", “Çfarë lidhje kanë këto protesta me protestat e viteve ’90?”
Absolutisht asnjë, është përgjigjja. Politika ka humbur sharmin, hijeshinë e saj, nuk magjeps, nuk emocionon, nuk tërheq e as frymëzon. Dhe as nuk “shet” më.
Kjo nuk është domosdoshmërisht një gjë e keqe, le të mos biem pas zgjidhjes së lehtë të nostalgjisë. Vendi vuajti për shumë vite nga pasionet partiake, por edhe nga sindroma e liderëve të mëdhenj, karizmatikë që dinin të magnetizonin turmat. Të mos harrojmë se hera e fundit që përjetuam pasionin, pulsin dhe turmën që vibronte me parrulla dhe entusiazëm ishte në dekadën e fundit të shekullit të kaluar. Thirrjet që dëgjoheshin kilometra larg sheshit "Skënderbej", apo shesheve kryesore të qyteteve të Shqipërisë, të kujtonin shumë momente historike, ndonjëherë edhe fatale. Por ajo që pasoi ishte “dushi i ftohtë” i uljes në realitet. Çka shpjegon se pse, që atëherë, çdo lidhje dashurie e shqiptarëve me politikën ka humbur. Pasi për 34 vite të njëjtët e të njëjtët në krye, elitat nuk u qarkulluan asnjëherë, ndryshimi që njerëzit prisnin, ëndërronin e shpresonin, nuk erdhi, ose nuk erdhi për mirë.
Sot, rrallë gjen një politikan t’i flasë “shpirtit” apo ndjenjës së popullit. Të thotë të vërtetat, të kërkojë zgjidhje, të japë zgjidhje dhe jo vetëm akuza, sharje, apo konstatime. Pritshmëritë sot nga populli janë më realiste, dyshimi më i madh se kurrë.
Arsyeja është e thjeshtë?
Të vetmit që i bëjnë thirrje zemërimit janë tregtarët e zemërimit dhe dëshpërimit, tregtarët e shpresës dhe të mjegullës. Janë të njëjtët që i shohim 34 vjet nëpër tribuna mitingjesh e protestash, që premtojnë ndryshimin dhe që “kërcënimin e paralajmërimin” ndaj kundërshtarit politik e përsërisin ditë për ditë, pa fund.
Janë pikërisht këta tregtarë “zemërimi, shpresash, dëshpërimi e mjegulle”, që kanë gjithmonë përgjigje, interpretime dhe zgjidhje të lehta për gjithçka. Por zgjidhjet asnjëherë nuk vijnë nga këta. Sepse këta e bëjnë një botë komplekse të duket fantastikisht e thjeshtë, e ndarë në bardhë e zi, me demonë dhe viktima. Këta punojnë më shumë me frikën dhe pasigurinë, jo me shpresën dhe pritshmërinë dhe helmojnë shpresën, të ardhmen e qytetarëve.
Antidoti? Antidoti nuk mund të jenë domosdoshmërisht protestat anemike, part-time, fjalimet skematike e shabllon nga të njëjtët njerëz e fytyra, përpara njerëzve të fanatizuar e të sjellë nga çdo cep i Shqipërisë, apo edhe nga anonimët e partive, që i vënë në tribunë për të mbushur orën, por ato protesta thelbësore, të cilat arrijnë rezultate të prekshme, që sjellin ndryshim.
Ka edhe të tjera forma protestash, më cilësore, më thelbësore...
Sa më gjatë të zvarriten për t’u shpërfaqur këto, aq më shumë gjasa do të shfaqet dikush që do të përdorë cinizmin dhe zhgënjimin për të zgjuar qytetarët.
Ose edhe jo...
Për 46 vite nën diktaturën më të egër komuniste, popul...
Ikja nga kjo botë e Ismail Kadaresë do të provojë, ndofta ...
Edi Rama shkoi tek Onkologjiku dhe u bëri namin aty...
Brenda qershorit, dy lëvizje në skenën politike, të ci...
Një nga të dhënat më befasuese të Censusit, është ai q...
Se në pallatin tim tani jetojnë thuajse gjysma e banor...
Lëreni spitalini e Onkologjikut se, peshku është qelbu...
Ka kaluar një rrugë e gjatë që kur Armenia dhe Azerbajxhan...
Ishte qershori i vitit 2017. Gruaja ime Elvira ndjen n...
Skandali i mjekëve të arrestuar, që privonin të sëmurë...
Humbjet e njëpasnjëshme elektorale të opozitës në Shqi...
Disa studime dhe raporte të organizmave autoritare ndë...
Njëri nga konceptet më të bezdisshme në fjalorin aktua...
Sali Berisha është vendosur sërish, ashtu siç ka ndodh...
Mbreti ka dalë lakuriq. Të gjithë shohin se lidhjet qe...
“Përse duhet të votoj? Vota ime, po nuk ua dhashë partive ...
11 qershori duket se shënoi fundin e betejës së vulës ...
Të dashur miq, sot partia e PSSH, de facto Rilindja e ...
Kryeministri Edi Rama deklaroi se Shqipëria do të ndër...
Mbijetesa e PD, ringritja e saj, bashkimi dhe ardhja n...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, u shpreh në...
Qytetarët e Bashkimit Europian po mbështesin gjithnjë e më...
Gjermania po planifikon të anulojë ndërtimin e gjashtë fre...
Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, ka deklaruar se fo...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Paga mesatare në vend në 2025-n arriti në 84 mijë lekë. Po...
Ndonëse ekonomia u rrit me 3.89% në vitin 2025, sipas të d...
Me zbatimin e reformës së re për taksimin e pasurive të pa...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 82 lekë dhe ...