Ari bie pavarësisht inflacionit të lartë në SHBA, ekspertët shpjegojnë arsyet
Ari po shkon drejt muajit të katërt radhazi në rënie, pava...
Ari po shkon drejt muajit të katërt radhazi në rënie, pava...

Humbjet e njëpasnjëshme elektorale të opozitës në Shqipëri ka kohë që kanë nxitur debatin për një bashkëpunim mes të gjitha forcave opozitare. Sot, asnjë parti më vete e opozitës nuk duket e aftë të dominojë fillimisht qendrën e djathtë dhe më pas të sfidojë Partinë Socialiste e ta rrëzojë nga pushteti.
PD e Berishës, në këto tre vite të luftës së brendshme, nuk i arriti as në minimum premtimet për përmbysjen e Ramës, duke konfirmuar se aftësia për të tërhequr vëmendjen apo të jesh protagonist e agresiv në media nuk është e njëjtë me aftësinë për të grumbulluar vota.
Por, ndërkohë që unifikimi i qëndrimit apo bashkimi i partive të opozitës duket se diktohet nga arsye “numerike”, ajo është jashtëzakonisht e vështirë të realizohet për një sërë arsyesh politike.
Sipas ligjit aktual zgjedhor, nuk lejohen koalicionet. D.m.th që të gjitha forcat e opozitës të kenë një propabilitet “fitoreje”, duhet të shoqërohet me ngritjen e një subjekti të ri të vetëm dhe shkrirjen paralelelisht të partive “ekzistuese”. Diçka që shkakton probleme, nga çështje thjesht “praktike” deri te ato thjesht politike. Ndikimi i disa forcave politike te elektorati, p.sh. është kryesisht për shkak të tërheqjes që ende shkakton emri, simbolet, ideologjia dhe historia e tyre, (që në rastin e partive të vogla nuk vlen.). Kush mund të garantojë që eliminimi i këtyre referencave nuk do të ndikojë në rezultatin e zgjedhjeve në 2025 dhe më gjerë në ekzistencën e opozitës?
Një tjetër vështirësi ka të bëjë edhe me rolin e personave drejtues të opozitës dhe me akuzat, kryesisht negative, që kanë bërë ndaj njëri- tjetrit.
Pavarësisht se koha apo bashkëjetesa në opozitë për 12 vite i ka zbutur disa kontradikta, çështjet që lidhen me to do të lindin vazhdimisht. Protagonistët politikë e kanë të lehtë t'i lënë pas sharjet e akuzat.
Por nëse kjo perceptohet nga votuesit si cinizëm, atëherë i gjithë projekti minohet. Këto 3 vitet kur PD dhe Berisha mblodhën pa dallim në radhët e saj dhe i ribënë drejtues, elementë me impakt negativ, kur e futi partinë nën sqetullën e Metës, por në të njëjtën kohë u rrënua elektoralisht me largimin e qindra- mijëra demokratëve, duhet të shërbenin si mësim për opozitën.
Si mësim që nuk bëhet garderobë e re me kostume të vjetra dhe as nuk vjen ndryshimi nga nxjerrja e skeleteve nga dollapi.
Në një skemë të re, pa struktura solide, me dyshime mes partive apo pjesëve të partive që do të mund ta përbëjnë, vështirësitë e menaxhimit politik do të shtohen, ndërsa rivalitetet e brendshme dhe nevoja e vazhdueshme për të ruajtur ekuilibrat (p.sh. në çështjen e fletës së votimeve apo përbërjen e organeve) do të shtohen dhe të gjitha këto fshehin rrezikun e përhershëm të konfliktit e shpërbërjes.
Konvergjencat nuk do të jenë të lehta as në fushën e shpalosjes apo prezantimit të programeve politike. Për shumë çështje votuesit e partive të opozitës kanë qëndrime të ndryshme. Sikundër kanë qëndrime të ndryshme edhe në pranimin ose jo të njërës apo tjetrës figurë politike për rolin e liderit.
Pyetja më kritike mbetet aspekti politik dhe programatik i gjithë “nismës së bashkimit të opozitës”. Në vetvete, bashkimi mekanik për të krijuar një perspektivë pushteti nuk mjafton.
Për partitë e opozitës ekziston edhe një tjetër vështirësi. Ajo e presionit, sidomos gjatë bashkëjetesës së parë elektorale. Opozita ka humbur rregullisht para Edi Ramës duke qenë e bashkuar, madje duke qenë dhe në një koalicion të gjerë.
PD flet për bashkim dhe thotë se është bashkuar duke ftuar forcat e tjera opozitare t’i bashkohen, por në fakt bashkimi nuk ka ndodhur dhe as do të ndodhë, thjesht janë bashkuar deputetët që duan vend të sigurtë në listë. Në fakt, shumica e deputetëve të PD janë me të, derisa ta shikojnë ose jo, emrin në listë.
Po të supozojmë që Berisha ka të drejtë teksa thotë se e ka bashkuar PD, realiteti dëshmon se janë shpartalluar edhe aleatët, edhe PD. Çfarë do të ndodhë, nëse partitë e opozitës nuk marrin atë që duan, pra nuk do të kenë vende të sigurta në listë kryetarët e tyre? Do të fillojë përsëri përçarja. Do të quhen përsëri karrigethyer, nuk përfaqësojnë demokratët?
Deputetët nuk kanë turp që, për hir të karriges, të shkojnë nga një krah në tjetrin, por ata që janë ndarë në bazë të partisë për parime, kanë shumë më tepër cipë dhe nuk se e kanë aq të lehtë bashkimin për hir të perimeve. Po, po! Kush ndahet për parime, vështirë se bashkohet për perime!
Natyrisht elektorati gri do të vendosë. Opozita sikur edhe e gjitha të jetë e bashkuar nuk i ka shifrat e as votat të mundë Edi Ramën. Elektorati gri nuk pranon figura të konsumuara dhe, sidomos figura antiperëndimore në krye të opozitës. Dhe e gjitha kjo shkon në favor të mazhorancës aktuale, së cilës i shërben më mirë një opozitë e fragmentarizuar, një PD me logo dhe vulë më shumë se një PD pa logo e vulë, një Berishë në krye të opozitës me mandat deputeti, por i mbyllur- i lirë në arrest shtëpie.
Udhëheqja është gjithmonë një çështje kryesore. Bashkimi i opozitës presupozon shfaqjen e një lideri që do të jetë në gjendje ta shprehë atë. Kjo në mënyrë efektive margjinalizon liderët aktualë. A do të pranojë Berisha, i cili deklaron se “erdhi për të qëndruar” dhe që nuk pranohet nga një pjesë e madhe e elektoratit të djathtë dhe nga ndërkombëtarët, të largohet për hir të një lideri tjetër?
Vështirë se mund ta bëjë. Partitë politike në Shqipëri janë prona private të kryetarëve dhe enturazhi rreth tyre e pranon këtë gjë pa një pa dy, thjesht për interesa meskine.
Dhe lideri i ri, edhe nëse zgjidhet zyrtarisht nga baza, a do të ketë peshën e veçantë për t'u imponuar në të gjithë hapësirën e unifikuar apo do të trajtohet si trashëgimtar i liderit të vjetër, i cili asnjëherë nuk u largua. Apo do të konsiderohet si produkt i një kompromisi oportunist, që do të dobësohet me kalimin e kohës deri në përballjen e parë elektorale me Edi Ramën?
Të gjitha sa më sipër, sigurisht nuk janë parashikime për atë që do të ndodhë.
Shumë më tepër do të kuptohet gjatë rrugës. Nëse imazhi i qeverisë aktuale do të nxihet edhe më nga skandalet, kërkesa për ndryshim të qeverisë është e fortë dhe fryma ringjallet, çdo vështirësi do të jetë më e lehtë për t'u menaxhuar.
Megjithatë, çështja më kritike mbetet aspekti politik dhe programues i gjithë përpjekjes për bashkimin e opozitës.
E ripërsësis: “Bashkimi mekanik për të krijuar një perspektivë pushteti nuk mjafton, sepse, nëse projekti shihet si një marrëveshje oportuniste për hir të “karriges”, atëherë vështirësitë e “martesës së opozitës” do të jenë shumë më të mëdha.”/ CNA
Disa studime dhe raporte të organizmave autoritare ndë...
Njëri nga konceptet më të bezdisshme në fjalorin aktua...
Sali Berisha është vendosur sërish, ashtu siç ka ndodh...
Mbreti ka dalë lakuriq. Të gjithë shohin se lidhjet qe...
“Përse duhet të votoj? Vota ime, po nuk ua dhashë partive ...
11 qershori duket se shënoi fundin e betejës së vulës ...
Të dashur miq, sot partia e PSSH, de facto Rilindja e ...
Kryeministri Edi Rama deklaroi se Shqipëria do të ndër...
Mbijetesa e PD, ringritja e saj, bashkimi dhe ardhja n...
Pas plot dy vjetëve demokratëve iu kthye vula..., një ...
I nervozuar si kurrë më parë nga shembja e fadadës së ...
Kreu i PL, Ilir Meta, ka reaguar, ndërsa Lulzim Basha ...
Edhe ata që nuk e duan Edi Ramën me siguri që kanë ndierë ...
Mendojeni kaq thjeshtë. Që Enver Hoxha dhe Partia Kom...
Maskarada që vazhdon në Radiotelevizionin shqiptar nuk ka ...
Kur mendon se e gjithë Evropa e Bashkuar po zien nga debat...
Kronikat e ditës me ritme shumë të larta dhe haluçinante p...
Duke hedhur ku të mundet gurë mbi veten, për aktet rad...
Në periudhën pas një reality show si “Big Brother” sho...
Siç është mirënjohur, në 23 maj 2024, Asambleja e Përgjith...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Raportohet se një person është mbytur pasditen e sotme në ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Ari po shkon drejt muajit të katërt radhazi në rënie, pava...
Një zyrtar i lartë i Organizatës Botërore të Shëndetësisë ...
Janë publikuar detaje nga dëshmia që themeluesi i Microsof...
Senati i SHBA-së, i kontrolluar nga republikanët, ka mirat...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Paga mesatare në vend në 2025-n arriti në 84 mijë lekë. Po...
Ndonëse ekonomia u rrit me 3.89% në vitin 2025, sipas të d...
Me zbatimin e reformës së re për taksimin e pasurive të pa...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 82 lekë dhe ...