Pse Berisha duhet të tërhiqet
Sali Berisha është vendosur sërish, ashtu siç ka ndodh...

Njëri nga konceptet më të bezdisshme në fjalorin aktual politik, i cili ka konotacion pothuajse pezhorativ, është ai i narrativës që partitë supozohet t’i paraqesin shoqërisë programe e alternativa për t’i bindur e tërhequr, sidomos elektoratin e zemëruar, të pashpresë, elektoratin gri.
Por nëse e mendojmë thellë-thellë, është njësoj si të kërkosh që politikanët t’u tregojnë qytetarëve ndonjë histori, qoftë edhe një përrallë, ose barcaletë në lidhje me vizionin dhe ndershmërinë, ose t’u këndojnë ndonjë këngë.
Në rast se bëjnë një gjë të tillë, është e qartë se qytetarët dhe votuesit potencialë as do të frymëzohen, as do të mobilizohen, as do të binden për të bindur të tjerët që të votojnë këtë klasë politike.
Sepse, sot, në epokën e komunikimit masiv, kur burimet e informacionit janë të pafundme, qytetarët nuk janë as budallenj e as gënjehen më lehtë. Ata e kuptojnë fort mirë kur ajo që propozojnë politikanët është thjesht një truk komunikimi dhe kur është diçka thelbësore.
Dhe, sipas perceptimit dhe asaj që kuptojnë, veprojnë, d.m.th votojnë! Ajo që u mungon politikës e politikanëve tanë është substanca.
Prandaj, në Shqipëri, shohim të njëjtën krizë të politikës demokratike të ketë vite që mbizotëron dhe që bën të mos besohet më te politika e retorika e saj.
Shqiptarët mendojnë se, në fakt, nuk po u propozohet asnjë alternativë e besueshme.
Sepse askush nuk konsideron se ato alternativa kanë të bëjnë me jetën e tyre, ose, për të qenë më i saktë, beson se nuk u takojnë.
Në rastin më të mirë besojnë se ajo që u ofrohet është një derivim i variantit të sistemit ekzistues.
Me pak fjalë, pavarësisht fjalëve të bukura e revolucionare, thelbi qëndron në faktin se partitë, d.m.th. establishmenti 34-vjeçar, na thonë se: “Në thelb gjërat do të mbeten ashtu siç janë, me dy-tri retushime në aparencë dhe ne do të jemi përsëri!”.
Ajo që mungon dhe që do t'u jepte një tjetër dinamikë proceseve demokratike, është një hapësirë ??politike, që do të thoshte se “gjërat mund të shkojnë pak më ndryshe e do të kemi pak më shumë drejtësi sociale dhe pak më shumë ndjesi sigurie. Dhe do të realizohen sipas alternativës sonë...”
Personalisht do të thosha se ka shpresë të marrë votën time një parti, që me ndershmëri do të dilte e të thoshte që t’i votonim, sepse do të na dhunonte, por më pak se qeveria aktuale; se do të na shtypte, por më pak se aktualisht; se do të na vidhte, por më pak se hajdutët aktualë; se do të na tallte, por më pak se ata që na tallin përditë, se do të na e vriste shpresën, por me më tepër stil e elegancë...
Nga njëra anë është një pakicë e fortë që dëshiron që gjërat të qëndrojnë ashtu siç janë sepse thjesht ndihen mirë në gjendjen aktuale. Kjo kategori e parë, pa diskutim që ka vërejtje e ankesa, nuk është as e lumtur, por ndien se gjërat me të vërtetë po ecin në drejtimin e duhur. Këta janë militantët dhe militarët.
Kjo është baza sociale e mazhorancës. Pa diskutim që kjo përbën edhe bazën sociale të elektoratit të opozitës.
Kjo është një e treta e shoqërisë dhe, duke qenë se ka vetëbesim më të madh politik, është politikisht dominuese. Edhe mediatikisht. Sepse investojnë te kjo kategori që të rrinë gjallë.
Por është ende një e treta, pavarësisht se është e fortë dhe ka zë më tepër sesa duhet!
Por shoqëria është komplekse dhe ka edhe dy pjesë të tjera, pa zë, jo shumë të zhurmshme, në dukje indiferente, por të zemëruara dhe që kërkojnë rrugëdalje. Dhe te kjo pjesë e shoqërisë gjërat janë ndryshe.
Janë të gjithë ata njerëz, të cilët, pavarësisht se shohin punën e tyre dhe nuk interesohen për politikën, e konstatojnë se janë të fundit për sa i përket pagës mesatare e pensioneve dhe që kanë rënien më të madhe në përqindje të të ardhurave reale në rajon e Evropë.
Dhe kjo nuk është vetëm një statistikë.
Është realiteti i dhimbshëm që kjo kategori përjeton. Dhe ndërsa “fitojnë” më shumë para se vitet e kaluara, në të njëjtën kohë kuptojnë se janë më të varfër. Se paratë mbarojnë para fundit të muajit. Se nuk plotësojnë dot shpeshherë as edhe nevojat bazike, pa folur pastaj për pushime vjetore që janë ëndërr e një nate vere. Se emigrojnë nga sytë këmbët për një të ardhme më të mirë dhe nuk u besojnë më dokrrave të “Shqipërisë 4 milionë plus”, apo kumbullave të tjera të ngjashme. Se dërgimi i fëmijës së tyre në universitet në Tiranë apo jashtë vendit mund të jetë një makth i vërtetë financiar. Se po i nxjerrin nga shtëpia se nuk përballojnë dot qiratë.
Përfundimi është se kjo pjesë e shoqërisë dëgjon vazhdimisht për përmirësimin e treguesve ekonomikë dhe për “zhvillimin e prosperitetin e Shqipërisë, të cilën vetëm të verbrit e keqdashësit nuk duan ta shohin apo ta prekin”... Por kjo kategori realisht nuk sheh absolutisht asnjë përmirësim real në jetën e saj.
Kjo kategori ndonjëherë mund të shtiret se gjithçka që i intereson është të “kalojë mirë”, nëse dikush i mashtron në rrjetet sociale e media me programe televizive trash, por në realitet ky është vetëm një mekanizëm mbrojtës psikologjik për pasigurinë dhe ankthin e saj.
Dhe kjo është arsyeja pse ajo po kthehet gjithnjë e më shumë në një shoqëri të zemëruar. Me një inat të heshtur disa herë që nuk e di se kur dhe si do të shpërthejë.
Por është gjithashtu një shoqëri më e fragmentarizuar se kurrë.
Mund të shihet edhe në sondazhet e ndryshme të opinionit publik, mund të shihet në protestat e joprotestave, si edhe në refuzimin e politikës me sloganin se “asgjë nuk mund të bëhet”.
Dhe ky zemërim zakonisht mbetet i papërfaqësuar.
Kjo ka një logjikë; nga vetë natyra e tij zemërimi nuk mund të krijojë lehtësisht një raport përfaqësimi, sepse i mungon elementi pozitiv, këndvështrimi tjetër.
Edhe në 1990-1991 shoqëria shqiptare ishte jashtëzakonisht e zemëruar. Vetëm se atëherë, bashkë me inatin, ajo besonte se mund të kishte perspektivë. Edhe në 2013-ën... Me fjalë të tjera, kishte shpresë!
Kjo sot mungon. Dhe ky është deficiti i madh i partive, që janë në hapësirën më të gjerë demokratike.
Sepse thjesht ta bësh protestën e njerëzve një diskurs politik, nuk do të thotë se po formulon një perspektivë alternative.
Kjo presupozon mendim kolektiv, studim, njohuri, propozime specifike dhe mbi të gjitha të realizueshme.
Dhe kur them të realizueshme, nuk kam parasysh ndryshime në shkallë të vogël. E kam fjalën për përmbysje të mëdha, jo për disa variacione në lidhje me “votën e protestës”, të cilën populizmi politik kërkon ta fitojë që të përfitojë.
Sepse askush nuk mund të udhëtojë me avion, tren apo autobus me biletën e djeshme; bileta duhet rinovuar./ CNA
Sali Berisha është vendosur sërish, ashtu siç ka ndodh...
Mbreti ka dalë lakuriq. Të gjithë shohin se lidhjet qe...
“Përse duhet të votoj? Vota ime, po nuk ua dhashë partive ...
11 qershori duket se shënoi fundin e betejës së vulës ...
Të dashur miq, sot partia e PSSH, de facto Rilindja e ...
Kryeministri Edi Rama deklaroi se Shqipëria do të ndër...
Mbijetesa e PD, ringritja e saj, bashkimi dhe ardhja n...
Pas plot dy vjetëve demokratëve iu kthye vula..., një ...
I nervozuar si kurrë më parë nga shembja e fadadës së ...
Kreu i PL, Ilir Meta, ka reaguar, ndërsa Lulzim Basha ...
Edhe ata që nuk e duan Edi Ramën me siguri që kanë ndierë ...
Mendojeni kaq thjeshtë. Që Enver Hoxha dhe Partia Kom...
Maskarada që vazhdon në Radiotelevizionin shqiptar nuk ka ...
Kur mendon se e gjithë Evropa e Bashkuar po zien nga debat...
Kronikat e ditës me ritme shumë të larta dhe haluçinante p...
Duke hedhur ku të mundet gurë mbi veten, për aktet rad...
Në periudhën pas një reality show si “Big Brother” sho...
Siç është mirënjohur, në 23 maj 2024, Asambleja e Përgjith...
Dy raste flagrante! Parlamenti shpërfill vendimin e G...
Projekt-rezoluta e propozuar nga PS për luftën kundër...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...