Bashkimi i opozitës është i virgjër, por edhe pak shtatzanë
Humbjet e njëpasnjëshme elektorale të opozitës në Shqi...

Skandali i mjekëve të arrestuar, që privonin të sëmurët me kancer nga mjekimi në spitalin publik, për ti shitur më pas ilaçet në mënyrë klandestine dhe me çmime të papërballueshme, është shumë më tepër sesa komploti i shtatë bluzave të bardha në dëm të pacientëve të tyre. Sado të pamoralshëm, makabër, apo kriminalë qofshin ata, prangosja e tyre, përgjimet e dala dhe zbardhja e një skeme që e përflasin të gjithë që ua ka dashur halli të përballen me mjekime të shtrenjta është dëshmi e një sistemi shëndetësor të kalbur. E po të mendosh se shëndetësia është një nga pasqyrat më të pamëshirmshme të zhvillimit të një vendi, aq më tepër kur ai udhëhiqet nga një forcë që shitet si e majtë, rrënjet e të keqes zbresin edhe më thellë.
Kujt nuk i’a ka sjellë fati të ndeshet personalisht me këtë dështim spektakolar në drejtimin e një shteti, kur pyetet për sistemin mjeksor, mban mend kryesisht tre gjëra: premtimin e Edi Ramës para se të vinte në pushtet, për mjeksi falas; daljen e tij tek Ylli Rakipi me një tufë veglash të ndryshkura në dorë për të bërë krahasimin me ndryshimin e madh që ka ndodhur; dhe së fundi, propagandën rreth një kryeministri që brodhi botën si lypsar për vaksina, për të shpëtuar jetën e popullit të vet.

Por kjo zhurmnajë e denjë për regjimet totalitare bëhet pluhur e hi kur e vë përballë realitetit të hidhur të shifrave. Jo vetëm pasi sot të gjithë e kanë kuptuar se ndryshe nga premtimet e bukura kosto e mjekësisë është bërë më e shtrenjtë se kurrë, por edhe për faktin se statistikat tregojnë se ne klasifikohemi më të keq se kushdo në Evropë, madje edhe në rajonin tonë. Shqipëria renditet e fundit në Ballkanin perendimor për numrin e mjekëve për 10 mijë banorë. Sipas OBSH-së ajo numëron rreth 18.8 të tillë ndërkohë që mesatarja e vendeve të zhvilluara të Evropës është tek 40-shja. Po të shohësh një tregues tjetër edhe më simbolik, atë të vdekshmërisë foshnjore, që tregon jo vetëm efikasitetin e sistemit shëndetësor, por edhe gjendjen e varfërisë dhe situatën ekonomiko shoqërore, e vërteta është me e hidhur. Këtë të dhënë që i shërbeu gjeografit dhe sociologut të shquar Emanuel Todd, për të parashikuar që në vitin 1976 rënien e perandorisë sovietike dhe që përdoret sot e gjithë ditën si tregues i shëndetit të një shoqërie, ne e kemi sa dyfishi i rajonit. Në Shqipëri vdesin 8 bebe në çdo 1 mijë lindje.
Edhe me statistikat aq shumë të propoganduara për luftën e suksesshme ndaj kovid 19, përralla e sukseseve rilindase është një gënjeshtër me bisht. Ndonëse Edi Rama e ktheu në kauzë të tij të fushatës elektorale suksesin në përballimin e pandemisë, madje duke manipuluar edhe formularët e vdekjeve, sipas të dhënave të Eurostatit dhe të FMN-së Shqipëria ka pasur rritjen më të lartë të vdekjeve në Europë gjatë vitit 2020. Edhe për fushatën e vaksinimit, për të cilin kryeministri mburrej: “fat që më keni mua”, jemi renditur të parafundit në rajon duke lënë pas vetëm Bosnje Hercegovinën.
Këto janë të dhënat e një sistemi në prag kolapsi, të cilin për hir të së vërtetës rilindja, kur erdhi në pushteti, e trashëgoi në të njëjtën gjendje, por ama për të cilin nuk bëri asgjë për ta përmirësuar. Dhe kjo e ka një shpjegim, pavarësisht investimeve që janë hedhur dhe kopshteve apo fasadave të rinovuara të spitaleve që i tregohen publikut në edicionet e lajmeve.

Që kur erdhi në pushtet, Rama dhe të tijët, i panë koncesionet në shëndetësi, ashtu siç do të projektonin më pas inceneratorët: si një mirierë ari për tu grabitur. Jo më kot ato po hetohen nga nga drejtësia që ka nxjerë deri tani në pah abuzime të paimagjinueshme. Sepse paratë e hedhura gjoja në emër të shëndetësisë falas kanë avulluar. Për Check Up-in, e dështuar ku paguhet edhe për ata që nuk paraqiten, taksapaguesit shqiptarë shpenzojnë mbi tetë milionë euro në vit. Për ofrimin e setit të instrumenteve kirurgjikale, që quhet i konsumuar edhe për një heqje thoi, harxhohen aktualisht rreth 17 milionë euro.Për dializën që kryet në mjediset e spitaleve publike mbi 9 milionë euro ndërsa për laboratëorët dyfishi i kësaj shume.
Pra gjysëm miliardi euro, të hedhura në favor të njerëzve anonimë, shpesh pa lidhje me fushën dhe me procedura krejtësisht të dyshimta. Kjo është e vërteta rrënqethëse e sistemit tonë mjeksor, për të cilin ata që sapo dalin nga bagat e shkollës duan ta braktisin për të vrapuar drejt Gjermanisë, ndërsa një pjesë tjetër, për ta mjelë, siç bënin ata monstrat e onkologjikut.
Kur mëson këtë gjëndje të mjerueshme, kur ndërgjegjësohesh për grabitjen e dirigjuar nga lart, natyrshëm të ngrihen disa pyetje: A nuk është një sprovë e madhe të qëndrosh profesional dhe i moralshëm brenda këtij sistemi? A nuk e tradhëton mungesa e idealizmit të shefave, betimin e rekrutëve të rinj të urdhrit të Hipokratit? A nuk stimulon grykësia e atyre që kanë mbi kokë, oreksin e peshqve të vegjël? A nuk e ysht ky batak vesin?
Asnjëra prej këtyre pyetjeve nuk ka për qëllim të shfajësojë sadopak mostrat e dyshuara se bënin biznes me vdekjen nga kanceri. Nëse i kanë kryer krimet për të cilat akuzohen, ata le të digjen në turrën e druve të moralit publik. Por ama, linçimi i tyre nuk është asgjë më shumë sesa një pjesë e së tërës, sepse sado kriminalë dhe të pashpirt të jenë treguar ata janë njëkohësisht mostrat dhe viktimat e një sistemi të projektuar mbi kokat e tyre, arkitektët e të cilit do vazhdojnë të pjellin të ngjashëm./LAPSI.AL
Humbjet e njëpasnjëshme elektorale të opozitës në Shqi...
Disa studime dhe raporte të organizmave autoritare ndë...
Njëri nga konceptet më të bezdisshme në fjalorin aktua...
Sali Berisha është vendosur sërish, ashtu siç ka ndodh...
Mbreti ka dalë lakuriq. Të gjithë shohin se lidhjet qe...
“Përse duhet të votoj? Vota ime, po nuk ua dhashë partive ...
11 qershori duket se shënoi fundin e betejës së vulës ...
Të dashur miq, sot partia e PSSH, de facto Rilindja e ...
Kryeministri Edi Rama deklaroi se Shqipëria do të ndër...
Mbijetesa e PD, ringritja e saj, bashkimi dhe ardhja n...
Pas plot dy vjetëve demokratëve iu kthye vula..., një ...
I nervozuar si kurrë më parë nga shembja e fadadës së ...
Kreu i PL, Ilir Meta, ka reaguar, ndërsa Lulzim Basha ...
Edhe ata që nuk e duan Edi Ramën me siguri që kanë ndierë ...
Mendojeni kaq thjeshtë. Që Enver Hoxha dhe Partia Kom...
Maskarada që vazhdon në Radiotelevizionin shqiptar nuk ka ...
Kur mendon se e gjithë Evropa e Bashkuar po zien nga debat...
Kronikat e ditës me ritme shumë të larta dhe haluçinante p...
Duke hedhur ku të mundet gurë mbi veten, për aktet rad...
Në periudhën pas një reality show si “Big Brother” sho...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...