Shqipëria avancon në negociatat me BE-në, sot hap i ri drejt integrimit europian
Shqipëria shënon një tjetër moment të rëndësishëm në rrugë...
Shqipëria shënon një tjetër moment të rëndësishëm në rrugë...

Ikja nga kjo botë e Ismail Kadaresë do të provojë, ndofta për të, kush e di të sa disatën herë, se fundi i përditshmërisë së jetës reale është sakrifica e detyrueshme që shkrimtarët e mëdhej të hyjnë në panteonin e zgjedhur të një kombi. Çlirimi nga pesha e trupit, fundi i takimit për kafe me njerëz të zakonshëm, lënia pas e obligimit për të reaguar për gjëra nganjëherë të vogla, i shpëton ata nga një mallkim i pashmangshëm: gjykimi i bashkëkohësve. Kështu ka ndodhur edhe me Ismailin. Madje në dy kohë.
Në atë të regjimit të Enver Hoxhës, ku ndonëse i shpëtuar disa herë nga vetë lideri komunist, ai mbeti shkrimtari i dyshuar, i survejuari nga sigurimi, shpesh i ndaluar, njeriu që arriti të shpëtojë lëkurën pasi ngriti me “Dimrin e madh”, të vetmin portret të udhëheqësit që ia doli të fitojë famë dhe në perëndim.
Në periudhën tjetër, atë postkomuniste, ky u konsiderua mëkati i tij. Shumëkush nuk i fali as “Dimrin…”. as “Shqiponjat fluturojnë lart”, as të qenit deputet, as pranimin e postit të numrit 2 pas Nexhmije Hoxhës, e aq më pak përdorimin e organeve të represionit për zgjidhjen e halleve të veta familjare.
Sa ishte gjallë, Ismaili ka qenë gjithnjë në mes, ose i adhuruar ose i anatemuar. I detyrueshëm për t'u mësuar përmendësh nga nxënësit e shkollave, për talentin me të cilin i thurte vargje partisë, por i parë me frikë nga aparatçikët dhe censorët, për dykuptimësinë e veprës së tij. I duartrokitur nga disa, kur lexohej “Përse mendohen këto male” dhe i parë me shpresë nga të tjerë për zbërthimin që i bënte te “Pallati i ëndrave”, aparatit kafkian të Komitetit Qendror. Për të parët qe thjesht rripi më i talentuar i transmisionit të propagandës së regjimit, për të dytët i vetmi që arrinte të zbërthente publikisht absurditetin e tij.
Si student i letërsisë në vitet ’80 e mbaj mend se si prisnim të lexonim me lupë gjithçka të re që nxirrte nga dora, për ta parë alegorinë, kritikën, atë që s’guxonte ta bënte askush tjetër. Për ne, në atë kohë, ai ngjante si një rreze shprese, si i vetmi vegim i një bote më perendimore dhe disi më të lirë. Por ama, nga ana tjetër, sot i kuptoj të gjithë kritikët e tij që nga pozita idealiste i kërkojnë se mund të kish bërë shumë më tepër. Qoftë edhe pa u rebeluar, të paktën të heshtte me përbuzje si Lasgushi.
Kjo kontradiktë e shoqëroi fort Ismailin në tri dekadat e fundit të jetës së tij. Ai vetë, si njeri, bëri gabimin e madh se tentoi fillimisht të justifikohej para turmave. Arriti derisa të pretendonte se me “Dimrin e madh” i kishte ofruar një maskë diktatorit me shpresën se ky do të zbutej duke i ngjarë personazhit letrar të romanit. Me dy esetë e para që shkroi në vitin ’91, nga egzili parizian, u mundua t'i veshë vetes rolin e një kundërshtari të regjimit që nuk mund të përtypej kollaj.
Vetëm vite më pas, kur i gjendur në një nga fortunat e zakonshme që ngriheshin kundër tij, vendosi të japë një intervistë në “Opinion”, foli troç: “Nuk kam qenë kurrë disident”, tha duke shtuar me arrogancën e dikujt që ka sigurinë e talentit të vet: “Nuk jam i detyruar t'i jap llogari shitësit të lagjes për veprat e mia, ato janë aty….le t'i lexojnë”.
Kjo qe linja përfundimtare që mbajti në daljet publike derisa këto tri-katër vite vendosi të heshtë, pothuajse plotësisht, sikur po përgatiste, që në të gjallë, kohën e vet të përjetësisë.
Sot, në 1 korrik edhe adhuruesit edhe kriitikët e tij, mësuan se Ismaili iku. Ne të gjithëve bashkë tani na mbetet Kadareja. Jo personi, por shkrimtari. Jo aktiviteti njerëzor, por vepra. Ajo e talentit padiskutueshmërisht më të madh që ka pasur gjuha e shkruar shqipe. Ajo e shkrimtarit me më shumë çmime dhe botime ndërkombëtare. Ajo e magjisë së “Kronikë në gur”. Ajo e zejtarit që na ka lënë trashëgim sa e sa neologjizma të shqipes.
Nga sot e tutje këto do të jenë të vetmet njësi matëse për Kadarenë. Ashtu siç Sartri nuk mbahet mend për numrin e vizitave në Moskë, apo Gabriel Garsia Markezi për takimet e pafundme me Fidel Kastron edhe nga Kadareja do të mbetet esencialja: letërsia e tij. Duke thënë lamtumirë, paradoksalisht, ai e lehtësoi këtë proces./CNA
Edi Rama shkoi tek Onkologjiku dhe u bëri namin aty...
Brenda qershorit, dy lëvizje në skenën politike, të ci...
Një nga të dhënat më befasuese të Censusit, është ai q...
Se në pallatin tim tani jetojnë thuajse gjysma e banor...
Lëreni spitalini e Onkologjikut se, peshku është qelbu...
Ka kaluar një rrugë e gjatë që kur Armenia dhe Azerbajxhan...
Ishte qershori i vitit 2017. Gruaja ime Elvira ndjen n...
Skandali i mjekëve të arrestuar, që privonin të sëmurë...
Humbjet e njëpasnjëshme elektorale të opozitës në Shqi...
Disa studime dhe raporte të organizmave autoritare ndë...
Njëri nga konceptet më të bezdisshme në fjalorin aktua...
Sali Berisha është vendosur sërish, ashtu siç ka ndodh...
Mbreti ka dalë lakuriq. Të gjithë shohin se lidhjet qe...
“Përse duhet të votoj? Vota ime, po nuk ua dhashë partive ...
11 qershori duket se shënoi fundin e betejës së vulës ...
Të dashur miq, sot partia e PSSH, de facto Rilindja e ...
Kryeministri Edi Rama deklaroi se Shqipëria do të ndër...
Mbijetesa e PD, ringritja e saj, bashkimi dhe ardhja n...
Pas plot dy vjetëve demokratëve iu kthye vula..., një ...
I nervozuar si kurrë më parë nga shembja e fadadës së ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Evropë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Nëndetësja bërthamore sovjetike Komsomolets, e cila u fund...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Përveç efektit në rënien e kërkesës të shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...