Vijojnë përplasjet në kantierin e aeroportit të Vlorës/ Kërkohet ndërhyrja e policisë, reagon Behgjet Pacolli
Vazhdojnë tensionet në kantierin e aeroportit të Vlorës. P...
Vazhdojnë tensionet në kantierin e aeroportit të Vlorës. P...

Protestat janë i vetmi mjet që të kujtohemi se jetojmë në demokraci! Çdo protestë kundër vjedhjes, plaçkitjes, varfërisë; çdo protestë për dinjitetin dhe të ardhmen është e ligjshme!
Secili në Shqipëri ka nga një arsye për të protestuar: kundër varfërisë së ulur këmbëkryq, rritjes së çmimeve, arsimit të shkatërruar, shëndetësisë në gjendje mjerane; shpopullimit, largimeve masive të shqiptarëve, sidomos rinisë; kundër korrupsionit, kundër shpërdorimit e vjedhjes së pasurive publike...
Madje edhe protesta e djeshme e thirrur nga PD për arsyet e mësipërme, ishte një protestë, e cila duhet të tregonte se shoqëria shqiptare ka ende puls, ka ende dëshirë për reagim e ndryshim...
Por pas përfundimit të saj nuk mund të mos kërkojmë të analizojmë atë çka pritej, atë çka ndodhi dhe atë çka do të vijë.
Fillimisht duhet të kuptojmë se protestat e partive politike kishin kuptim në vitet ’90; kishin vrull, mesazhe, dinamizëm. Sot janë të dobëta, sepse ka ikur koha e tyre.
Protesta e djeshme kishte mijëra njerëz, demokratë idealistë, të cilët me dashje ose pa dashje, me entuziazëm mbështesnin deputetët, ish-deputetët dhe aspirantët për një vend në parlament. Ata protestues idealistë meritojnë respektin më të thellë. Vallë a meritojnë respekt ideatorët, projektuesit dhe zbatuesit e një proteste që nuk rezultoi siç ishte thirrur?
Por protesta e djeshme kishte pak entuziazëm dhe shumë më pak njerëz nga protesta e 7 korrikut 2022 dhe nga protesta e 20 shkurtit. Sepse opozita ka ngelur e ngërthyer tek e shkuara dhe nuk gjen as ide të reja, as mesazhe të reja e frymëzuese, as njerëz të rinj.
Data e zgjedhjes së protestës ishte jo fort e përshtatshme, pasi sot në Washington kremtohej 75-vjetori i krijimit të NATO-s, i cila u kurorëzua me nënshkrimin e një dokumenti, në të cilin theksohej kërkesa për stabilitet në Ballkanin Perëndimor dhe mbështetje e pakufizuar për Drejtësinë dhe shtetin e së drejtës. Dhe kjo protestë e thirrur kundër varfërisë, shpopullimit, korrupsionit të qeverisë rezultoi se kishte në fokus sulmin kundër SPAK-ut dhe drejtësisë. Denoncojnë korrupsionin e qeverisë së Ramës, por duke sulmuar SPAK-un dhe drejtësinë bashkohen me Ramën…
Protesta jam i bindur se ishte thirrur për t’u treguar njerëzve se sa ishte rritur PD pas marrjes së vulës dhe të logos. Por numri i protestuesve tregoi se nuk janë rritur ndjeshëm.
Protesta u thirr për rotacionin, ndërkohë që rotacionin në Shqipëri nuk e pengojnë amerikanët e ndërkombëtarët, por kjo elitë politike që refuzon me kokëfortësi të largohet dhe i thotë popullit: “Ose na votoni ne, ose vrisni veten!”. Dhe, opozitarët, që janë shumicë, nuk fitojnë dot, kur alternativa e vetme janë ata. Shumica e deputetëve ishin veshur me bluza ku shkruhej “Free Berisha” dhe vetëm Bardhi e disa të tjerë ishin veshur me këmisha, duke përcjellë me imazhin e tyre mesazhin se janë ata që e “përdorin Berishën”. Ha ha ha…
Skenë pikante ishte pjesëmarrja “tek pullë” në protestë e kryetarit të PPSH (Partisë së Pensionistëve të Shqipërisë), Jenisherit, i cili i bënte fresk vetes me një freskore të vogël kineze me bateri.
Protesta u çel nga një aktor, i cili kërkonte veprime radikale dhe lirimin e Berishës; pastaj foli një mësuese, e cila ka thënë se “Shqipëria është prostitutë”; pastaj një profesor, që kërkoi thjesht lirimin e Berishës, siç e kërkoi pas tij edhe një mjek. Ndërkohë që kur u tha emri i Metës dhe ushtuan daullet, mendova se do të kërcente në skenë “Vallen e shqipeve” dhe u tremba. Por kur dëgjova në mikrofon përçartjen e tij kundër SPAK-ut, Dumanit, këshilltarëve dhe opozitarëve, Vuçiçit e Ramës; kur u kthye te fermerët për ta mbyllur me kërcënimin se Berisha duhet liruar me çdo kusht, mendova se më mirë do të ishte të kërcente.
Fjalimi i Berishës ishte fjalimi më i dobët dhe pa entuziazëm i tij që kam dëgjuar ndonjëherë. I përmbledhur në 5 rreshta ishte fjalim kundër SPAK-ut dhe drejtësisë, deklarimi se shqiptarët janë sovranë dhe nuk varen nga të tjerët, kërcënimi i 190-të ndaj Ramës se “O sot, o kurrë” lideri i opozitës që mbahet në arrest padrejtësisht duhet të lirohet dhe se Rama duhet të lejojë krijimin e qeverisë teknike…
Dhe bam-bum molotovët...
Jorastësisht në miting folën vetëm dy politikanë: Meta e Berisha!
Dhe, menjëherë pas fjalimit të Berishës, u bë thirrja më e pakuptimtë e kësaj proteste të pakuptimtë, që të drejtoheshin drejt Bashkisë së Tiranës për të protestuar kundër lali Erit.
Fatkeqësisht protesta kombëtare u kthye në lokale, teksa u kërkohej protestuesve nga Berati, Delvina, Pogradeci e Shkodra, Mirdita e Fieri të protestonin para zyrës së Veliajt…
Përsëri disa bomba molotov.
Pas bashkisë iu drejtuan selisë së PD-së, ku Noka shpalli mbylljen e protestës dhe kauzën e vërtetë: “Lirimin e Berishës dhe qeverinë teknike!”. Shyqyr që nuk këndoi himnin kombëtar duet me Gaz Bardhin…
Por, e realizoi qëllimin protesta e djeshme?
Jo! Sepse ishte copy paste e protestave të mëparshme. Ide nuk kishte, alternativa reale përsëri nuk u paraqitën, as zgjidhje për një lidership të ri, i cili mund t’i hapë rrugën rotacionit brenda opozitës, në mënyrë që opozita të mbështetet masivisht nga populli për të ardhur nesër në pushtet.
Megjithëse thuhet se pas protestës Rama nga Washingtoni miratoi kërkesën për qeverinë teknike me Bardhin dhe Gjekmarkajn ministra; Dumani firmosi lirimin e Berishës; Erion Veliaj pranoi që është hajdut, i la bashkinë Belindit dhe pastaj kërkoi vetë që t’i vinin prangat, për t’i lënë pa protestë të enjten./CNA
Ftesa për të qenë sot në protestë është sa universale, aq ...
Shpallja e beftë e garës elektorale për Himarën, në 4 ...
Frymëzuar nga protestat e banorëve në Barcelonë kundër...
Sa shumë ka ndryshuar shoqëria... Sa shumë ka ndryshu...
Për 46 vite nën diktaturën më të egër komuniste, popul...
Ikja nga kjo botë e Ismail Kadaresë do të provojë, ndofta ...
Edi Rama shkoi tek Onkologjiku dhe u bëri namin aty...
Brenda qershorit, dy lëvizje në skenën politike, të ci...
Një nga të dhënat më befasuese të Censusit, është ai q...
Se në pallatin tim tani jetojnë thuajse gjysma e banor...
Lëreni spitalini e Onkologjikut se, peshku është qelbu...
Ka kaluar një rrugë e gjatë që kur Armenia dhe Azerbajxhan...
Ishte qershori i vitit 2017. Gruaja ime Elvira ndjen n...
Skandali i mjekëve të arrestuar, që privonin të sëmurë...
Humbjet e njëpasnjëshme elektorale të opozitës në Shqi...
Disa studime dhe raporte të organizmave autoritare ndë...
Njëri nga konceptet më të bezdisshme në fjalorin aktua...
Sali Berisha është vendosur sërish, ashtu siç ka ndodh...
Mbreti ka dalë lakuriq. Të gjithë shohin se lidhjet qe...
“Përse duhet të votoj? Vota ime, po nuk ua dhashë partive ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, u shpreh në...
Qytetarët e Bashkimit Europian po mbështesin gjithnjë e më...
Gjermania po planifikon të anulojë ndërtimin e gjashtë fre...
Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, ka deklaruar se fo...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Paga mesatare në vend në 2025-n arriti në 84 mijë lekë. Po...
Ndonëse ekonomia u rrit me 3.89% në vitin 2025, sipas të d...
Me zbatimin e reformës së re për taksimin e pasurive të pa...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 82 lekë dhe ...