Ç’tregon 4 gushti për zgjedhjet e ardhshme
Shpallja e beftë e garës elektorale për Himarën, në 4 ...

Ftesa për të qenë sot në protestë është sa universale, aq dhe tërësisht personale, për ty. Për të gjithë ditët kur arroganca e pushtetit të vë në qoshe e në dëshpërim, kur nuk gjen dot zgjidhje, kur nuk të presin, nuk të hapen dyert, kur polici të bërtet, kur ilaçe nuk gjen, kur tatimori të zhvat, kur aplikon kot se vendi është i zënë, kur gara është e mbyllur, fituesi i paracaktuar, kur merr pensionin dhe e di që pas 5 ditësh do të ngelesh pa lekë, kur nuk planifikon dot pushime se paga nuk mjafton, kur prej vitesh pret drejtësi e ajo vonon, kur ngelesh me sytë në telefon për një mesazh, një video-call me fëmijën a të afërmin që ka ikur, kur je përhumbur pa shpresë e sheh se si kapardisen e tallen shkaktarët, qeveritarët, shefat e drejtorët e pluhurosur me luks, për të gjitha këto, sot është radha jote, është momenti yt.
Mund të mos jesh dakord 100 për qind me PD-në, po ajo është sot forca, organizata, struktura, që të dëgjon, që është pranë teje dhe mendon për ty, që flet për ty. Ti sot ke nevojë për sheshin e PD-së, ke nevojë ta bërtasësh hallin, shqetësimin. Dhe kjo është lidhja organike, e fuqishme që ti ke me këtë parti, pavarësisht simpative. Ndaj sot është dita që ta shfrytëzosh Partinë Demokratike, të bëhesh në darkë pjesë e marshimit, t’i japësh zë revoltës tënde.
Çdo ditë, superstruktura, mekanizmi shtypës i qeverisë e mbyt shqetësimin tënd, lëngatën, dertin, protestën që ti ke. E hesht atë. Të bën ty, student, e re që aspiron, prind që lufton për të rritur fëmijët, pensionist, ti që je në dyer spitalesh prej muajsh, që je në korridore institucionesh duke pritur e pritur, të bën të padukshëm, sikur nuk ekziston. Qeveria të ka fshirë nga realiteti, nga historia. Të ka zëvendësuar me statistika të lumtura.
Po ti sot mund të tregosh se je aty, se ekziston, dhe je aty bashkë me shqetësimet e problematikat që jo vetëm nuk t’i ka zgjidhur, por që rilindja t’i ka shtuar. Sidomos me shurdhërinë, me arrogancën e saj. Sot është dita jote, është sheshi yt. Aty ku zakonisht bëhen parakalime të sukseseve imagjinare, është agora për të ngritur krye për të vërtetat që fshihen.
Asgjë që kërkon PD, asnjë pretendim i saj nuk është kundër interesave të tua, përkundrazi. Lufta e demokratëve për votën e lirë është e vetmja mënyrë, e vetmja rrugë që të çon te drejtësia që ti kërkon, te zgjidhja e halleve të tua. Lufta e demokratëve kundër korrupsionit, kundër qeverisë autoritariste, kundër arbitraritetit të saj, është qendresë për ty. Të gjitha pengesat që të dalin para burojnë nga qeverisja e keqe.
Nëse behesh sonte pjesë e kësaj beteje, ti ke fituar më shumë pushtet, më shumë liri, më shumë respekt, më shumë dinjitet. Dhe kur nesër të jesh me të afërmit, me shokët e me miqtë, e kur të flisni e debatoni për vështirësitë e sfidat, e që me këta, ky vend nuk bëhet, ti ke çfarë të tregosh, se e ke dhënë kontributin tënd. Ishe në protestë. Ishe në shesh, i tregove botës që kërkon dhe meriton më shumë.
Ndaj kape rastin, shfrytëzoje sot mundësinë që PD të jep, që t'i tregosh shtypësit arrogant e fodull se në të vërtetë pushtetin e ke ti. Dhe nesër kur dita të vijë, ti me të drejtën që të ka dhënë zoti e Kushtetuta do të vendosësh i lirë se kujt do t’ia delegosh atë.
Bëje darkën e 11 korrikut të mbahet mend gjatë, e të fiksohet mirë nga ata që të japin çdo ditë arsye të protestosh. Kjo s’do të jetë e fundit. Por një themel, për ta mbajtur qëndrimin para pushtetit, rezistencën, një institucion të gjallë, vibrant dhe efikas, krejt në shërbimin tend./CNA
Shpallja e beftë e garës elektorale për Himarën, në 4 ...
Frymëzuar nga protestat e banorëve në Barcelonë kundër...
Sa shumë ka ndryshuar shoqëria... Sa shumë ka ndryshu...
Për 46 vite nën diktaturën më të egër komuniste, popul...
Ikja nga kjo botë e Ismail Kadaresë do të provojë, ndofta ...
Edi Rama shkoi tek Onkologjiku dhe u bëri namin aty...
Brenda qershorit, dy lëvizje në skenën politike, të ci...
Një nga të dhënat më befasuese të Censusit, është ai q...
Se në pallatin tim tani jetojnë thuajse gjysma e banor...
Lëreni spitalini e Onkologjikut se, peshku është qelbu...
Ka kaluar një rrugë e gjatë që kur Armenia dhe Azerbajxhan...
Ishte qershori i vitit 2017. Gruaja ime Elvira ndjen n...
Skandali i mjekëve të arrestuar, që privonin të sëmurë...
Humbjet e njëpasnjëshme elektorale të opozitës në Shqi...
Disa studime dhe raporte të organizmave autoritare ndë...
Njëri nga konceptet më të bezdisshme në fjalorin aktua...
Sali Berisha është vendosur sërish, ashtu siç ka ndodh...
Mbreti ka dalë lakuriq. Të gjithë shohin se lidhjet qe...
“Përse duhet të votoj? Vota ime, po nuk ua dhashë partive ...
11 qershori duket se shënoi fundin e betejës së vulës ...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Një operacion i koduar “De facto”nga Policia e Tiranës ka ...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...