
Pyes veten se çfarë kuptimi ka të shkruash parulla, të ecësh 3 orë poshtë e përpjetë plazhit në pisk të vapës, të kërkosh (pa pagesë) ujë të ftohtë në lokalet e plazhit dhe në fund të bërtasësh: "Duam plazhe të lira! Lironi plazhet!"
Ca të tjerë shpalosin flamuj të Palestinës dhe Ukrahinës (jo Ukrainës) dhe bërtasin kundër Izraelit dhe Rusisë, ndërkohë që ukrainasit pijnë birra e nxihen.
Ca vajza me bikini mbajnë parulla ku shkruajnë se s'duan të bëjnë punët e shtëpisë.
Nja dy shumëngjyrësh të tjerë kërkojnë të martohen.
Ca të tjerë mbajnë në duar parulla "Free Berisha" dhe foto të lali Erit me një X të madh, të kuq përsipër.
Dhe plazhistët me peshqirët e varur në çadra, që t'u ngjajnë sikur janë në gazzebo, i fotografojnë...
Nuk ka kuptim. Është thjesht protestë. Pa marrës dhe pa rezultat. Po qe se lufta në Ukrainë dhe në Gaza do të varej nga plazhet tona do kishte përfunduar pa nisur ende.
Po qe se lirimi i Berishës do varej nga protestuesit, do kishte dalë 200 ditë më parë nga kati i tetë dhe do t'u printe edhe fizikisht mijëra demokratëve në revolucion.
Por cilido i çuditshëm do që të protestojë.

Si puna e atij psikopatit, që mori pushkën dhe vajti të vriste Trampin.
Sepse nuk i pëlqente Trampi. Ose se nuk ishte dakord me të. Ose, sepse nuk i pëlqente krehja e flokëve të Trampit.
Dhe vrau një njeri të rastësishëm, që nuk ishte Trampi. U vra edhe ai. Dhe bota u bë lëmsh...
Alamet proteste. Edhe unë them të mblidhemi e të bëjmë një protestë. Po qe se nxjerrim ndonjë lek, aq më mirë. Po morëm ndonjë tender, shumë mirë. Po qe se marrim leje për ndonjë kullë 65-katëshe, akoma edhe më mirë.
Të paktën protestuesit e plazhit, më falni, të "Ukrahinës", Gazës, Berishës, SPAK-ut e SKAP- it, shumëngjyrëshit e ambientalistët, nuk vranë ndonjë njeri.
Bërtitën, u ngjirën, u djersitën, u liruan dhe pastaj shkuan për kafe në lokalin që protestonin e kërkonin të lironte plazhin...
Ky fakt më bën edhe mua që të dua të bashkoj zërin me protestat e tyre kundër bukës me domate dhe sallator në plazh, pa pasur frikë se do ha ndonjë koqe plumbi.
Liri për plazhet! Liri edhe për palestinezët e Ukrainën! Liri për Berishën dhe burg për lali Erin! Liri për LGBTQI+! Liri edhe për Liken që ka një javë kaps. Liri edhe për Audin e Kejvinës, që e ka sekuestruar policia.
Sepse të protestosh nuk është e vështirë. Është një mënyrë origjinale dhe e papërpunuar e kritikës. Bëhet kryesisht rrugëve apo edhe kafeneve me ndonjë gotë raki, qepë e ullinj përpara.
Në të kundërt kritika është një mënyrë proteste, me përfundime logjike ose budallallëqe, për të cilat mund të debatosh dhe ose të ndryshosh mendim, ose jo, por pa i bërë keq kujt.
Nuk të pëlqen Trampi? Mos e voto! Por nuk ka nevojë ta vrasësh.
Nuk të pëlqen Rama apo lali Eri? Mos i voto! Nuk është nevoja të djegësh godinat!
Nuk të pëlqen qeveria? Bashkohuni dhe rrëzojeni me votë, po qe se i keni!
Nuk ju pëlqen Trekëndëshi i Bermudës? Luftoni ta rrëzoni establishmentin njëherë e përgjithmonë!
Doni të përfundojë lufta në Ukrainë dhe të tërhiqet nga Rripi i Gazës Izraeli?
Shumë mirë do bëni. Por nuk është e nevojshme të bridhni poshtë e përpjetë plazhit në 40° Celsius.
Doni plazhe publike ku të hani bukë me domate e sallator, të hani byreqe e të pini dhallë?
E drejta juaj. Protestoni atje ku duhet dhe mos u piqni në diell, për t'u freskuar tek ai që protestoni.
Kauzat janë të domosdoshme për një shoqëri të shëndetshme!
Por varet se çfarë quajmë kauzë!
Jo çdo kërkesë për "liri" është kauzë.
Është kauzë për një grupim të vogël shoqëror.
Përndryshe edhe Kejvina ka të drejtë në kauzën e saj, që t'i lirojnë Audin e sekuestruar, për blerjen e të cilit punoi shumë...
Roma "Qytet i përjetshëm", Londra "Qytet i lagur", Pra...
Sot mbushen 47 vite që u pushkatuan poetët Vilson Blloshmi...
Ditët e fundit qarkulloi në media një lajm se mbi 1.7 mili...
Aferat e Erion Veliajt nuk janë as të sofistikuara, as kri...
"Top Channel", i drejtuar nga Vjollca Hoxha, ishte med...
Pse plazhet tona që lënë pas Maldivet janë zbrazur kët...
Politikanin ose më saktë Universitetin Politik, ja ash...
Protesta e 11 korrikut do të mbahet mend gjatë pasi ja...
Protestat janë i vetmi mjet që të kujtohemi se jetojmë në ...
Ftesa për të qenë sot në protestë është sa universale, aq ...
Shpallja e beftë e garës elektorale për Himarën, në 4 ...
Frymëzuar nga protestat e banorëve në Barcelonë kundër...
Sa shumë ka ndryshuar shoqëria... Sa shumë ka ndryshu...
Për 46 vite nën diktaturën më të egër komuniste, popul...
Ikja nga kjo botë e Ismail Kadaresë do të provojë, ndofta ...
Edi Rama shkoi tek Onkologjiku dhe u bëri namin aty...
Brenda qershorit, dy lëvizje në skenën politike, të ci...
Një nga të dhënat më befasuese të Censusit, është ai q...
Se në pallatin tim tani jetojnë thuajse gjysma e banor...
Lëreni spitalini e Onkologjikut se, peshku është qelbu...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Raportohet se një person është mbytur pasditen e sotme në ...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Një zjarr ka shpërthyer në një zonë biznesi në Madrid, ku ...
Që nga publikimi i një memorandumi mirëkuptimi javën e kal...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, siguroi sot se ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do t'ua dorëzojë trofe...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Tregu i punës në Shqipëri vijon të karakterizohet nga pesh...
Dy motorët e ekonomisë që përmenden më shpesh janë ndërtim...
Nëse do të kërkosh pulsin e ekonomisë, nuk mjafton të dëgj...
Një nga temat që ka trazuar më fort ekonominë është kursi ...