Edhe një tjetër “pikëz e voçkël” mbushet me shtëpi
Analisti dhe gazetari Mentor Kikia ka reaguar pas zjarrit ...
Analisti dhe gazetari Mentor Kikia ka reaguar pas zjarrit ...

Zëvendësi i Erjon Veliajt ishte në SPAK, qendroi 3 orë atje, dhe e vetmja gjë që u mor vesh ishte gjysëm fjalia që doli nga goja e tij, se dha disa shpjegime.
Asnjë deklarim, asnjë njoftim nga Prokuroria, edhe pse inceneratori i Tiramës apo dosja 5D, janë çështje me interes të lartë publik, si dy prej aferave më të mprehta korruptive, si dy raste të zhvatjes brutale të taksave të qytetarëve të Tiranës.
Ka një tendencë gjithnjë e më të dukshme që kur është fjala për çështje që prekin opozitën, ose imazhin e saj, SPAK bën komunikim për mediat. Kur është fjala për raste, apo dosje që cënojnë imazhin e integritetin e drejtuesve kryesorë të rilindjes, SPAK është hermetik.
Madje, më flagrant ishte rasti kur prokuroria speciale doli e përgenjështroi një lajm që rendonte mbi Veliajn.
Do të mjaftonte kaq, për të kuptuar se ajo që lindi si shpresë për drejtësi, për të mbyllur kapitullin e pandëshkueshmërisë, për të luftuar korrupsionin e niveleve të larta, është në të vertetë një iluzion.
SPAK edhe në detajet që lidhen me propagandën e PR-in e qeverisë, është tërësisht në harmoni me to.
Kjo njëanshmëri po krijon një padrejtësi të re të madhe, po mban pa autor dy prej skandaleve më të mëdha korruptive në këto 30 vite, po krijon idhuj e politikanë të paprekshëm.
Kjo për fat të keq është e kundërta e luftës ndaj korrupsionit, është amnistim, legjitimim i hajdutërisë.
Veliaj, dhe zëvendësi i tij aktualisht Ministër, i kanë të dy duart në skemat e inceneratorit dhe 5D. Zëvendëslali ka bërë edhe marifete të atilla, sa të çojë lekët e Bashkisë ku ishte nën-kryetar tek testoranti i tij, pronë e tij. Në këto kushte, të dy ata do të duhej të dilnin nga dera e pasme e SPAK si të pandehur, të shoqëruar me polici, dhe jo nga dera e përparme, si të ishin heronj, ku njëri i shpall prokuroret kolegë, e tjetri duket i bezdisur që i kanë marrë 3 orë nga koha e tij e çmuar në shërbim të vatanit.
Derisa nuk bëjnë asnjë njoftim publik, na ngelet të rrisim dyshimin se këto dekika që dy përgjegjësit e vjedhjeve në Tiranë kalojnë në SPAK, janë për të sheshuar ndonjë keqkuptim të vogël, ose për të bërë ndonjë pakt të ri.
E vërteta do dalë një ditë.
Nën akuzë, ata janë në sytë e të gjithëve. Çdo provë e rrethanë është kundër tyre. Deri tani, vetëm SPAK nuk dallon dot këtë aktivitet të thekur intelektual të lalit dhe zëvendëslalit./ CNA
"Shqiptarët janë një popull, që lexon shumë gazetën!",- i ...
Pyes veten se çfarë kuptimi ka të shkruash parulla, të...
Roma "Qytet i përjetshëm", Londra "Qytet i lagur", Pra...
Sot mbushen 47 vite që u pushkatuan poetët Vilson Blloshmi...
Ditët e fundit qarkulloi në media një lajm se mbi 1.7 mili...
Aferat e Erion Veliajt nuk janë as të sofistikuara, as kri...
"Top Channel", i drejtuar nga Vjollca Hoxha, ishte med...
Pse plazhet tona që lënë pas Maldivet janë zbrazur kët...
Politikanin ose më saktë Universitetin Politik, ja ash...
Protesta e 11 korrikut do të mbahet mend gjatë pasi ja...
Protestat janë i vetmi mjet që të kujtohemi se jetojmë në ...
Ftesa për të qenë sot në protestë është sa universale, aq ...
Shpallja e beftë e garës elektorale për Himarën, në 4 ...
Frymëzuar nga protestat e banorëve në Barcelonë kundër...
Sa shumë ka ndryshuar shoqëria... Sa shumë ka ndryshu...
Për 46 vite nën diktaturën më të egër komuniste, popul...
Ikja nga kjo botë e Ismail Kadaresë do të provojë, ndofta ...
Edi Rama shkoi tek Onkologjiku dhe u bëri namin aty...
Brenda qershorit, dy lëvizje në skenën politike, të ci...
Një nga të dhënat më befasuese të Censusit, është ai q...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Një pjesë e Greqisë është vënë në alarm, pas rasteve të sh...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Europë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...