Shqipëria avancon në negociatat me BE-në, sot hap i ri drejt integrimit europian
Shqipëria shënon një tjetër moment të rëndësishëm në rrugë...
Shqipëria shënon një tjetër moment të rëndësishëm në rrugë...

"Shqiptarët janë një popull, që lexon shumë gazetën!",- i thotë një moment prifti gjeneralit në romanin "Gjenerali i ushtrisë së vdekur!" Të Kadaresë.
E vërtetë është! Shqiptarët kanë qenë një popull tejet i politizuar, i cili dikur të vetmin burim informacioni kishte të vetmen gazetë që botohej apo radio që dëgjohej. Edhe sot jemi njerëz të politizuar, por edhe pse nuk lexojmë apo lexojmë vetëm titullin e lajmeve në FB e portale; duke qenë se nuk dëgjojmë, sepse përtojmë, vazhdojmë të komentojmë e gjykojmë nëpër kafene apo plazh.
Padyshim që vera ka nevojë për llogje që të shtyhet dita në plazh.
Por nuk është fenomen ekskluzivisht yni, ky!Në gjithë botën merren me qeveritë e tyre. Çfarë bënë, çfarë nuk bënë dhe çfarë do të bëjnë. Madje edhe në ato vende, të cilat nuk kanë qeveri, përpiqen të kenë qeveri.
Ndryshe nga gjithë bota, në Shqipëri merremi me opozitën. Çfarë bëri, çfarë do të bëjë, si do ta bëjë... Çështje këndvështrimi.
Në një këndvështrim është e drejtë të merresh me opozitën, pasi ajo do të jetë qeveria e nesërme dhe po nuk u pastrua e rregullua opozita ndryshimi nuk vjen.
Ndërkohë mediat janë të mbushura me shkrime, kronika, ide, propozime dhe llogje të tjera se çfarë u tha Berisha poshtëballkonistëve; çfarë deklaroi Basha përpara strukturave; në cilën strukturë apo mal e lëndinë shkeli Meta; a u bë më në fund "amazonë me taka" Monika; çfarë leksioni për demokracinë dhenë muli, Albana apo djali i të ndjerit Gaqo Nesho...
Disa duan që dy ose më shumë pjesët të bëhen një. Të tjerët duan që të bëjnë të dyja një të tretë, disa kërkojnë që të ndiqet metoda e Frankenshtajnit, që copat e vdekura të bëjnë një të gjallë!
Por të kesh "mendjen" te "politika" kur zhytesh në det është e çuditshme.
Atëherë?
Shumë nga ata që merren me opozitën shqiptare mendojnë, se ajo është diçka serioze dhe e rëndësishme! Dhe njerëzit kanë interes për të!
Budallallëqe! As serioze është, as e rëndësishme!
Të gjitha vendet në botë ecin përpara kur kanë një qeveri të mirë. Asnjë vend nuk u zhvillua ndonjëherë ngaqë kishte opozitë të mirë. Opozita e mirë i bën presion qeverisë të bëjë punë të mira.
Por qEveria në Shqipëri nuk ka ndërmend të bjerë! Nga ana tjetër kujt i intereson se sa opozita do ketë vendi? Dy, tre apo shtatë? Kujt i intereson se cila është opozita e vërtetë, opozita peng, e shitur dhe e pashitur? Pasi ky lloj diskutimi përcakton rëndësinë dhe seriozitetin e saj.
Në Shqipëri flasim për opozitën, ngaqë pafuqia dhe pazotësia e saj nuk është një gjë që i përket vetëm asaj, por të gjithëve ne. Sepse populizmi i opozitës, nuk do të bëjë që, si me magji ajo të bëhet më e fortë, të bien çmimet, të ulet papunësia, të ndalet shpopullimi dhe të hamë me lugë floriri.
Por, kjo çështje kaq serioze e humbet rëndësinë dhe seriozitetin kur shikon se cilët përfshihen në debat!
Dhe nuk dua të përmend emrat e udhëheqësve të opozitës, sepse i kam përmendur shumë herë dhe duket sikur faktorizoj idiotësinë dhe gjuhën e drunjtë me atë fjalorin 100 fjalësh të tyre... Këtu qëndron thelbi. Të gjithë ata (bie fjala)... debatojnë se "kush" që nuk ekziston. Dhe refuzojnë të diskutojnë se "si" dhe kryesisht "pse", të cilat janë thelbi i diskutimit. Dhe pastaj bëjnë teori për bashkimin e opozitës. Por, edhe po u bashkua sipas modelit të Frankenshtajnit, prapëseprapë e vdekur është!/CNA
Pyes veten se çfarë kuptimi ka të shkruash parulla, të...
Roma "Qytet i përjetshëm", Londra "Qytet i lagur", Pra...
Sot mbushen 47 vite që u pushkatuan poetët Vilson Blloshmi...
Ditët e fundit qarkulloi në media një lajm se mbi 1.7 mili...
Aferat e Erion Veliajt nuk janë as të sofistikuara, as kri...
"Top Channel", i drejtuar nga Vjollca Hoxha, ishte med...
Pse plazhet tona që lënë pas Maldivet janë zbrazur kët...
Politikanin ose më saktë Universitetin Politik, ja ash...
Protesta e 11 korrikut do të mbahet mend gjatë pasi ja...
Protestat janë i vetmi mjet që të kujtohemi se jetojmë në ...
Ftesa për të qenë sot në protestë është sa universale, aq ...
Shpallja e beftë e garës elektorale për Himarën, në 4 ...
Frymëzuar nga protestat e banorëve në Barcelonë kundër...
Sa shumë ka ndryshuar shoqëria... Sa shumë ka ndryshu...
Për 46 vite nën diktaturën më të egër komuniste, popul...
Ikja nga kjo botë e Ismail Kadaresë do të provojë, ndofta ...
Edi Rama shkoi tek Onkologjiku dhe u bëri namin aty...
Brenda qershorit, dy lëvizje në skenën politike, të ci...
Një nga të dhënat më befasuese të Censusit, është ai q...
Se në pallatin tim tani jetojnë thuajse gjysma e banor...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Evropë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Nëndetësja bërthamore sovjetike Komsomolets, e cila u fund...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Përveç efektit në rënien e kërkesës të shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...