Aleancat parazgjedhore dhe listat e hapura 100% energjizojnë shpresën për ndryshim!
Në bisedimet e tanishme për kodin zgjedhor për zgjedhj...

"Lëvizja për Zhvillim Kombëtar", si subjekt me identitet të spikatur kombëtar dhe demokratik, si dhe me moral të papërlyer ndaj zgjedhësve, por edhe ne drejtuesit e kësaj force politike, me kontribute dhe përvojë të gjatë në politikë, e kemi detyrim moral e politik që të kontribuojmë për një demokraci të drejtë dhe funksionale në Shqipëri.
Obligimi dhe synimi ynë madhor është t'ju kthejmë zgjedhësve shqiptarë besimin te zgjedhjet e lira, të ndershme, të besueshme dhe të pranuara nga konkuruesit, për një demokraci përfaqësimi real në Kuvendin e ardhëshëm të Shqipërisë.
"Lëvizja për Zhvillim Kombëtar", që në fillim të vitit 2023 ka shpallur prioritet kryesor të saj, Reformën Zgjedhore për zgjedhjet politike të vitit 2025.
Në këtë kuadër:
- LZHK në shtator 2023 është bërë nismëtare e një grupi prej 31 deputetësh të partive të ndryshme, në hartimin dhe depozitimin në Kuvendin e Shqipërisë të një drafti substancial për Reformën Zgjedhore.
- Më 24.05.2025 LZHK ka zhvilluar takimin kombëtar vetëm për Reformen Zgjedhore, me katër shtyllat e saj:
· Barazia e votes, me sistem proporcional kombëtar ose 4 zona elektorale
.Lista të hapura
· Votim dhe numërim elektronik
· Vota e diasporës
- Më 5 korrik 2024, LZHK organizoi një tryezë për Reformën Zgjedhore me të gjithë aktorët dhe faktorët politikë dhe institucional kombëtarë e ndërkombëtarë, për të diskutuar e unifikuar në maksimumin e mundshëm, qëndrimin e opozitës për këtë çështje të madhe në Kuvendin e Shqipërisë. Kjo tryezë ishte e dobishme dhe mori rëndësi të veçantë, pasi duhet të theksojmë se sot në Shqipëri, ulja dhe unifikimi i opozitës për çështje kapitale të demokracisë në Shqipëri, fatkeqësisht është e vështirë.
Sot dhe nesër (25 dhe 26 korrik) do të zhvillohen seancat e fundit të këtij sesioni në Kuvendin e Shqipërisë ku do të diskutohet dhe miratohet edhe Reforma Zgjedhore për zgjedhjet politike të vitit 2025.
LZHK, e angazhuar posaçërisht dhe paanshmërisht për një Reformë Zgjedhore që iu kthen zgjedhësve besimin se Shqipëria mund të zhvillojë zgjedhje demokratike të ndershme, tërheq vëmendjen se është momenti kur të gjitha partitë parlamentare të opozitës do të vihen në sprovën e madhe përpara demokracisë dhe shqiptarëve.
Prandaj, "Lëvizja për Zhvillim Kombëtar" u bën thirrje partive parlamentare: Boll më! Pas 34 vitesh, shqiptarëve duhet t’u jepet mundësia dhe t’u krijohen të gjitha kushtet për të zhvilluar zgjedhje të lira, të ndershme, të besueshme dhe të pranuara nga konkuruesit. Ky është mision, jo agjendë rutinë!/ CNA
Në bisedimet e tanishme për kodin zgjedhor për zgjedhj...
Besoj se ju kujtohet disa vite më parë kur telefonat c...
Zëvendësi i Erjon Veliajt ishte në SPAK, qendroi 3 orë...
"Shqiptarët janë një popull, që lexon shumë gazetën!",- i ...
Pyes veten se çfarë kuptimi ka të shkruash parulla, të...
Roma "Qytet i përjetshëm", Londra "Qytet i lagur", Pra...
Sot mbushen 47 vite që u pushkatuan poetët Vilson Blloshmi...
Ditët e fundit qarkulloi në media një lajm se mbi 1.7 mili...
Aferat e Erion Veliajt nuk janë as të sofistikuara, as kri...
"Top Channel", i drejtuar nga Vjollca Hoxha, ishte med...
Pse plazhet tona që lënë pas Maldivet janë zbrazur kët...
Politikanin ose më saktë Universitetin Politik, ja ash...
Protesta e 11 korrikut do të mbahet mend gjatë pasi ja...
Protestat janë i vetmi mjet që të kujtohemi se jetojmë në ...
Ftesa për të qenë sot në protestë është sa universale, aq ...
Shpallja e beftë e garës elektorale për Himarën, në 4 ...
Frymëzuar nga protestat e banorëve në Barcelonë kundër...
Sa shumë ka ndryshuar shoqëria... Sa shumë ka ndryshu...
Për 46 vite nën diktaturën më të egër komuniste, popul...
Ikja nga kjo botë e Ismail Kadaresë do të provojë, ndofta ...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Një operacion i koduar “De facto”nga Policia e Tiranës ka ...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...