
Teksa po vononin këto ditë të nxehta të vinin ato fotot e videot virale nga shkuma party në plazhet e Jugut, që janë si zakon i pushimeve, na u shfaq skena më e madhe ndonjëherë e këtij trilli, deliri e vaniteti, nga pallati i kongresit të Partisë Socialiste.
Forumi i thirrur me të madhe, nuk ishte gjë tjetër veçse një shkuma party, me një dirigjent e qindra pjesmarrës të gjithë duke u llokoçitur në vetëkënaqësinë e papërmbajtshme, si të ishin hyjnitë e këtij vendi, asgjë më pak.
Shkuma party e socialistëve nën drejtimin e Edi Ramës, nuk pati asnjë moment kohë për të adresuar problemet e mprehta që janë jashtë asaj salle, si korrupsionin galopant, varfëria, largimi masiv i njerëzve, mungesa e shpresës, mungesa e sigurisë ushqimore, mungesa e rendit, modeli ekonomik që ka thelluar pabarazinë, braktisja e atyre që kanë më shumë nevojë për mbështetje si pensionistët apo fermerët.
Shkuma party e socialistëve nën drejtimin e Edi Ramës në pallatin e kongreseve ishte një akt i shemtuar mburrjeje e kërcimi para pasqyrës, dhe një refuzim arrogant i realitetit, i atij realiteti krejt të ndryshëm nga propaganda tashmë e dalë boje 11 vjeçare.
Në këtë atmosferë ku nuk bëhet fjalë për analizë e reflektim, për marrje përgjegjësie, për vullnet për të korigjuar diçka, sigurisht nuk mund të mungonte piedestali për lavdinë e madhështinë personale të shefit rilindas, i cili me një fjalim gjithnjë e më të gjatë e gjithnjë e më të lodhshëm, pa ide, pa fabul, pa kreativitet, foli shumë për veten e tij, për jetën e mëpastajme e plot gjëra për të cilat, ai nuk është aty.
Ai është aty për të mbajtur premtimet që ka dhënë, për të qeverisur e për t’iu përgjigjur njerëzve.
Mund të jetë profet për një skotë që e duartrokasin pa u lodhur për ta kuptuar çka dashur të thotë, po në sytë e njerëzve e shumicës absolute të shqiptarëve, është kryeministri që ka dështuar në fushat kryesore, dhe që e ka zhytur vendin në aferat më të mëdha korruptive të këtyre 30 viteve, e ka krijuar me duart e veta lidhjet më të rrezikshme të krimit me politikën.
Festa e atyre që adhurojnë të quajturin skenderbe e odise, mund të vijojë, e mund të jetë legjitime, po nuk ka asnjë pikë takimi kjo me çfarë po ndodh me njerëzit në jetën e përditshme.
Pas 11 viteve në pushtet, ai sërish e gjen fajin tek Opozita.
Tani, ka nisur të kërkojë edhe armiq brenda radhëve të veta, duke i qortuar rëndë si thashethemexhinj.
Dhe përgjegjësinë për atë pakogjë që nuk shkoka mirë në vend, e kanë si përherë ata që nuk marrin vendime.
Demokratët, publicistët, ndonjë deputet.
Asnjë bilanc, asnjë argument, asnjë vizion.
Asnjë sqarim, së paku për anëtarët e partisë së tij, pse u ndryshuan 3 ministrat kryesorë, dhe çfarë do të sjellin këta të rinjtë.
Thjesht një shfaqje në oborr, me befasi, e surpriza, sipas ndonjë ëndrre mëngjesi që i është fanitur mbretit.
Një shkuma party në pallatin e kongresit të socialistëve, tallëse e përçmuese për çdo shqiptar. Duke ia ulëritur në sy, se nuk ka fare rëndësi çfarë ai, votuesi, qytetari, mendon, gjykon, e ka ndërmend të vendosë.
Gjithçka e di ay, vetëm ay. E tëra në kokën e tij.
Kjo shkuma party, ka arsye pse ndodh, pse derdhet në atë skenë.
Arsyeja e parë, se nuk lejohet vota e lirë dhe e ndershme.
Arsyeja tjetër, është SPAK. Nëse struktura që shqiptarët shpresonin se do të sillte drejtësi, do të zhdukte pandëshkueshmërinë, do të bënte që, të gjithë të ishin të barabartë para ligjit, pra nëse kjo strukturë do të funksiononte, shumë prej të ftuarve të rreshtit të parë, ata duartrokitës të zellshëm, me hir e pahir, nuk do të kishin mundësi të ishin aty.
Do të duhej të ishin duke dhënë llogari për aferat korruptive. Për shumë nga ato që dihen, e nga ato që po i tregon njeriu më i afërt me Ramën për një dekadë, Arben Ahmetaj.
Derisa SPAK të jetë pjesë e regjistrit, e kalkulimeve të Kryeministrit, drejtësia do të jetë flluskë, e flluska të gëzuara do të shpërthejnë nga shkuma party e pallatit të kongresit socialist.
Asnjëherë nuk kam komentuar për mirë a për keq ministr...
Dëgjova shumë komente dhe mbi të gjitha komentin e kry...
A e ka kapur qiellin ironia në Shqipëri? Absolutisht që po...
Vendimi i Sali Berishës për të pranuar variantin e Ram...
Lulzim Basha u shpreh sot në Kuvend se pakti mes PS dh...
Nuk është se nuk e kishim nuhatur, parashikuar apo paralajmë...
Javës që shkoi Kuvendi i Shqipërisë miratoi një deklar...
Fatkeqësisht, ditën e djeshme “Vetting”-u pezulloi nga...
"Lëvizja për Zhvillim Kombëtar", si subjekt me identit...
Në bisedimet e tanishme për kodin zgjedhor për zgjedhj...
Besoj se ju kujtohet disa vite më parë kur telefonat c...
Zëvendësi i Erjon Veliajt ishte në SPAK, qendroi 3 orë...
"Shqiptarët janë një popull, që lexon shumë gazetën!",- i ...
Pyes veten se çfarë kuptimi ka të shkruash parulla, të...
Roma "Qytet i përjetshëm", Londra "Qytet i lagur", Pra...
Sot mbushen 47 vite që u pushkatuan poetët Vilson Blloshmi...
Ditët e fundit qarkulloi në media një lajm se mbi 1.7 mili...
Aferat e Erion Veliajt nuk janë as të sofistikuara, as kri...
"Top Channel", i drejtuar nga Vjollca Hoxha, ishte med...
Pse plazhet tona që lënë pas Maldivet janë zbrazur kët...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Raportohet se një person është mbytur pasditen e sotme në ...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Një zjarr ka shpërthyer në një zonë biznesi në Madrid, ku ...
Që nga publikimi i një memorandumi mirëkuptimi javën e kal...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, siguroi sot se ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do t'ua dorëzojë trofe...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Tregu i punës në Shqipëri vijon të karakterizohet nga pesh...
Dy motorët e ekonomisë që përmenden më shpesh janë ndërtim...
Nëse do të kërkosh pulsin e ekonomisë, nuk mjafton të dëgj...
Një nga temat që ka trazuar më fort ekonominë është kursi ...