“Greku i mirë” dhe “greku i keq”
Kandidati i shumicës në zgjedhjet në Himarë, Vangjel T...

Shqiptarët të gjithë ankohen se nuk kemi të rinj që të bëjnë ndryshimin, nuk kemi figura të papërlyera etj. Mirëpo me zgjedhjet e Himarës edhe kjo tezë dështoi. Madje dështoi edhe teza e Nolit, kur këndonte "nëno mos ki frikë/ se ke djemtë në Amerikë", etj.
Le që çfarë Noli, çfarë Amerike..., po ta donim Fan Nolin dhe kishën e tij, e kishim sjellë me kohë aty. Por plakun e rubairave e përmendim sa për t'u treguar gjoja (me kulturë), se bindjet nuk i dhj*sim kurrë. Kush po pyet për kishën e tij.
Ja që erdhi patrioti, e la Amerikën, bëri fushatë model, u ul vatër më vatër me bregasit. As i Berishës, as i Ramës, as i komunistëve, safi patriot. Meqë kërkoni kthimin e emigrantëve si investitorë, me demek të bëhet Shqipëria.
Pra, i keni të gjitha pallavra. Erdhi i biri botës, i la të gjitha atje, me Amerikë, me 30 vite e kusur emigrim, me familje, nipër e mbesa, erdhi të bëjë Himarën. Vendin mollë sherri të shqiptarëve patriotë karshi Greqisë dhe planeve shoviniste. Megjithëse nga 1990 e këtej, e kanë pushtuar ata Greqinë, jo Greqia Shqipërinë.
Erdhi burri i botës, por çfarë ndodhi. Jo që nuk e votuam elementin e ri, elementin që të frymëzon etj., por i dolëm kundër gati me 98% pro atij që nuk ishte vendas dhe puro himarjot. Votuam pro komsolasit të partisë që nuk ishte fare himarjot. Dhe unë që e njoh mirë Himarën se kam jetuar aty, në Potam, e di mirë se çfarë vote është kjo..., puro internacionale.
Tani edhe disa fjalë për të gjithë ata që mbetën duke sharë opozitën, fare shkoqur... u mbeti goja, nuk janë të zot, nuk kanë elementë të rinj, nuk janë frymë, nuk dinë të rrahin. Por edhe kur e bëjnë, të nxjerrin sytë, shiko erdhën vikingët, erdhën vandalët etj. Po fare shkoqur ama..., na çatë menderen.
Po mirë, pyetja është, po ti a ndien veten tënde dikund apo askund? Je sehirxhi, kritizer, apo palë me shtetin? Se po qe se je në një nga këto tri kategori, nuk je për demokracinë, je për evazivitetin, për botën e kafeneve, provincialin se, ç'më duhet mua se çfarë ndodh përreth nuk është intelektualizëm, është laromani.
Del një karkalec me kollare diku në një studio dhe thotë, nuk të frymëzon opozita, nuk bëhet me këtë opozitë, kësisoj nuk mundet Edi Rama. Dhe karkaleci, pavarsisht vrasjes publike të demokracisë nga shteti, kritikon opozitën.
Pyetja është, karkalec, po ti çfarë bën për vendin tënd? Mirë opozita nuk po bën gjë, po ti çfarë bën? Më minimalja përgjegjësi, është: A je dakord me faktin që 6 mijë njerëz nuk votojnë? Po ty karkalec a të duket normale që del 7 herë në ditë në 7 studio televizive dhe flet për moral opozitar, pa u shqetësuar fare për rrotacionin politik.
Thua duhen figura të papërlyera tek opozita. Po ky i Himarës çfarë ishte? Emigrant 30 vjet, u kthye dhe ti i dhe një m*t votën. As kishte lidhje fare me Berishën... dhe që ta kuptosh emigrantin duhet të të bien b*thët në ujë karkalec. Po nuk ia dhe votën, ia dhe atij që nuk ishte as himarjot, as me bindje të majta apo të djathta, pasi një viti e shikon te PS-ja, një vit te LSI-ja, një vit te PD-ja dhe ja tani edhe himarjot laraman.
Shqiptarët që kanë dy pare mend në kokë, duhet të kuptojnë se në Shqipëri ka vdekur demokracia. Ne ishim të fundit kur shembën muret e bllokut komunist më 1990..., të fundit do të jemi edhe tani, na e kaloi edhe Bangladeshi, Bjellorusia, Venezuela ka vite që po lufton. Karkalec, o virus nopran.
Kandidati i shumicës në zgjedhjet në Himarë, Vangjel T...
Zgjedhjet në Himarë provuan edhe njëherë tjetër se çdo...
Kur Edi Rama pak pasi erdhi në pushtet bënte ato shaka...
Një plak shiste shalqinj sot në tregun fshatar! Në tabelë...
Rezultati pa surprizë i zgjedhjeve të Himarës, ku “gre...
Promovimi i bashkëjetesës në koncept afatgjatë në Hima...
Si fillim dua të sqaroj se për politikën shqiptare, shumic...
Dikush mund të gjykojë se turistët nëpër botë marrin ujë, ...
1- Do ta mbajnë dot të qeshurën spikerët e lajmeve në TV k...
Teksa po vononin këto ditë të nxehta të vinin ato foto...
Asnjëherë nuk kam komentuar për mirë a për keq ministr...
Dëgjova shumë komente dhe mbi të gjitha komentin e kry...
A e ka kapur qiellin ironia në Shqipëri? Absolutisht që po...
Vendimi i Sali Berishës për të pranuar variantin e Ram...
Lulzim Basha u shpreh sot në Kuvend se pakti mes PS dh...
Nuk është se nuk e kishim nuhatur, parashikuar apo paralajmë...
Javës që shkoi Kuvendi i Shqipërisë miratoi një deklar...
Fatkeqësisht, ditën e djeshme “Vetting”-u pezulloi nga...
"Lëvizja për Zhvillim Kombëtar", si subjekt me identit...
Në bisedimet e tanishme për kodin zgjedhor për zgjedhj...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Raportohet se një person është mbytur pasditen e sotme në ...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Një zjarr ka shpërthyer në një zonë biznesi në Madrid, ku ...
Që nga publikimi i një memorandumi mirëkuptimi javën e kal...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, siguroi sot se ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do t'ua dorëzojë trofe...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Tregu i punës në Shqipëri vijon të karakterizohet nga pesh...
Dy motorët e ekonomisë që përmenden më shpesh janë ndërtim...
Nëse do të kërkosh pulsin e ekonomisë, nuk mjafton të dëgj...
Një nga temat që ka trazuar më fort ekonominë është kursi ...