“Më duhen 200 mijë…”/ Zbardhet dëshmia e Metës për aferën CEZ-DIA
Sot në GJKKO po zhvillohet seanca ndaj kreut të Partisë së...
Sot në GJKKO po zhvillohet seanca ndaj kreut të Partisë së...

Vrasja e 42-vjeçarit Egli Proga në Pogradec, që ndodhi të shtunën e 10 gushtit, ngre shumë pikëpyetje, që nga ndihma e dhënë në vendngjarje dhe deri te hetimet për personat e përfshirë.
Fillimisht u raportua në media se viktima u gjet i rrëzuar në rrugë në gjendje të dehur dhe më pas ndërroi jetë në spital nga frakturat. Mbrëmjen e 10 gushtit, policia nuk dha asnjë njoftim zyrtar për ngjarjen, duke e anashkaluar atë, edhe pse u raportua nga të gjitha mediat në vend.
Të dielën e 11 gushtit reagoi policia, me më shumë se 12 orë vonesë, ku njoftoi se ngjarja kishte ndodhur në lagjen nr. 1 në Pogradec, "gjatë një konflikti për motive të dobëta". Sipas policisë, "Denis Meçe M., 29 vjeç, dyshohet se jashtë ambienteve të një lokali është konfliktuar fizikisht me shtetasin E. P., 42 vjeç, i cili gjatë konfliktit fizik është rrëzuar në tokë pa ndjenja dhe për pasojë ka ndërruar jetë".
Pra, policia, jo vetëm që nuk njoftoi në kohë, por e raportoi si një konflikt fizik për motive të dobëta, ndërkohë që nga hetimet rezultoi se kemi të bëjmë me një dhunë barbare që rezultoi vrasje.
Madje, kalimtarë të rastit në vendngjarje treguan për CNA se 42-vjeçari u dhunua barbarisht mes qytetit dhe kishte plagë në trup dhe gjymtyrë të thyera. Të njëjtët persona u shprehën se ai u la për më shumë se 30 minuta në rrugë dhe askush nuk ndërhynte. Madje edhe ambulanca erdhi me vonesë. Një ndihmë e shpejtë ndoshta mund t'i kishte shpëtuar jetën 42-vjeçarit. Këtu lindin edhe dyshimet për fshehje të ngjarjes dhe mosveprim në kohë të bluve të Pogradecit. Pas njoftimit të policisë, sërish pati heshtje.
24 orë më vonë, mëngjesin e së hënës së 12 gushtit, reagoi drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, i cili pas dyshimeve urdhëroi inspektim në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, lidhur me ngjarjen në qytetin e Pogradecit, ku u vra 42-vjeçari. Rrumbullaku urdhëroi Drejtorinë e Standardeve Profesionale për kryerjen e vlerësimit të zbatimit të detyrave të efektivëve të Komisariatit të Pogradecit lidhur me ngjarjen. Ende nuk ka një njoftim zyrtar se çfarë është bërë me vlerësimet e punës së efektivëve, edhe pse ka 4 ditë që ka ndodhur vrasja.
Në njoftimin e policisë të datës 10 gusht u theksua se mbi të riun rëndonte vepra penale “Vrasja me dashje”. Ndërkohë për 3 personat e tjerë: Voltan Shulku, Arian Manellari dhe Leonidha Guçe rëndojnë akuzat "Moskallëzim krimi", dhe "Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës". Këta të fundit kanë qenë të pranishëm kur ka ndodhur ngjarja dhe nuk kanë kallëzuar krimin duke penguar zbardhjen e së vërtetës.
Por akuza mbi të riun Denis Meçe ka ndryshuar. Prokuroria nuk e akuzon atë për "Vrasje me dashje”, por për "Vrasje nga pakujdesia", një vepër penale kjo që parashikon më pak vite burg.
Gjithçka duket qartë në vendimin e sotëm të Gjykatës së Korçës.
Në seancën e sotme gjyqtarja Luljeta Kole pranoi kërkesën e prokurorisë për masën e sigurisë "Arrest në burg" për autorin. Rrjedhimisht edhe akuzën që rëndon mbi të, duke mos kërkuar hetime më të thelluara në lidhje me ngjarjen e rëndë, ku ka dyshime se 42-vjeçari u dhunua qëllimisht në mënyrë barbare nga Meçe, dhe nuk ishte ngjarje nga pakujdesia.
Në media është raportuar se Denis Meçe i kishte vënë “gjobë” viktimës, duke i kërkuar atij xhiron ditore të lokalit të tij. Këtu ka lindur edhe përplasja mes tyre.
Por, viktima refuzoi që t'i jepte para, duke u shprehur se ka për të mbajtur dy fëmijët e tij, dhe në këtë moment është dhunuar rëndë nga Denis Meçe në mënyrë barbare, derisa humbi jetën në spital. Detaj ky shumë i rëndësishëm që është konfirmuar edhe nga afërmi i viktimës për CNA, i cili është shprehur se gjobëvënia dyshohet të jetë motivi që ka çuar Denis Meçen të rrahë për vdekje Egli Progën.
Në këtë kronologji të kësaj ngjarjeje lindin shumë dyshime për mënyrën se si po hetohet dhe vendimin që mori sot Gjykata e Korçës, e cila la në detyrim paraqitje edhe 3 personat e tjerë për moskallëzim krimi. Këta të fundit, edhe pse kishin djeni të ngjarjes së rëndë dhe nuk treguan, qënduan vetëm 3 ditë në qeli dhe u lanë të lirë. Mbi ta është vendosur masa "detyrim paraqitje".
Kjo ngjarje tregon qartazi problemet që ka sot në Shqipëri sistemi i drejtësisë dhe se sa vështirë është të vihet drejtësia dhe autorët marrin dënimin e merituar. Familjarët bëjnë thirrje vetëm për drejtësi. Ata hedhin akuza mbi policinë, prokurorinë, gjykatën dhe shprehen se po mbulohet vrasja makabre në mes të qytetit liqenor./CNA
Motra e 42-vjeçarit që u vra në Pogradec ka reaguar pas ve...
Në zonën e ish-fabrikës së tullave në Lushnjë vazhdon puna...
Partia Demokratike, në një deklaratë për mediat përmes...
Në Gjykatën e Korçës po zhvillohet seanca gjyqësore nd...
Në Lojërat Olimpike "Paris 2024", sportistët rusë që p...
Mbërrijnë në Gjykatën e Korçës, autori i vrasjes së Eg...
Ajola Xoxa, në disa shkrime rresht, jo vetëm investiga...
Gjykata e Korçës ka vendosur masën "arrest me burg" pë...
Ervin Salianji, ose siç njihet ndryshe “Babalja”, dhe ...
Kryetari i Bashkisë Pustec, Pali Kolefski, ka folur për si...
Gazeta “Panorama” hapet me titullin: “Tuneli i Llogarisë, ...
Autoritetet në Tajlandë janë alarmuar për shkak të ngarkes...
Organizata ndërkombëtare e ruajtjes së natyrës “EuroNatur”...
Në Shqipëri lufta ndaj korrupsionit dhe krimit të orga...
Në Tiranë, Instituti i Studimeve Politike thekson në një r...
Këtë të hënë ishte paralajmëruar mbajtja e një protest...
Forcat e emergjencave civile po vijojnë betejën me vat...
E ngarkuara me punë të SHBA-së, Nancy VanHorn, u takua...
Festa e Birrës sjell 5 mbrëmje magjike në qytetin e Korçës...
Intensiteti i flakëve në Malin e Thatë është shtuar pasdit...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.1 ballë të shkallës R...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, u shpreh në...
Qytetarët e Bashkimit Europian po mbështesin gjithnjë e më...
Gjermania po planifikon të anulojë ndërtimin e gjashtë fre...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Paga mesatare në vend në 2025-n arriti në 84 mijë lekë. Po...
Ndonëse ekonomia u rrit me 3.89% në vitin 2025, sipas të d...
Me zbatimin e reformës së re për taksimin e pasurive të pa...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 82 lekë dhe ...