Karamuço: Në Shqipëri duhen zgjeruar mekanizmat institucionalë kundër korrupsionit
Në Shqipëri lufta ndaj korrupsionit dhe krimit të orga...

Organizata ndërkombëtare e ruajtjes së natyrës “EuroNatur” dhe partnerët e saj në vendet e Ballkanit shprehën përmes një deklarate të përbashkët për shtyp të hënën shqetësimin se gjuetia e paligjshme e Thëllëzës po shkakton humbjen e këtij lloji të rrezikuar të zogjve.
Sipas organizatave vlerësohet se të paktën 160,000 thëllëza vriten në mënyrë të paligjshme çdo vit në Serbi, Mal të Zi, Kroaci, Shqipëri dhe Bosnje-Hercegovinë dhe kjo përbën rreth 2.5 deri në 3 për qind të popullsisë totale evropiane.
Sipas organizatave gjuetia bëhet përmes një metode të paligjshme: gjuetarët vendosin me magnetofonë imitues zanorë në livadhe dhe fusha gjatë natës për të tërhequr tufat e thëllëzave, që migrojnë në vendet e tyre të dimërimit në Afrikë.
Zogjtë mashtrohen nga thirrjet joshëse duke u u grumbulluar në tufa dhe me lindjen e diellit gjuetarët pa leje qëllojnë kolonitë e mëdha të zogjve duke vrarë shumë prej tyre.
Biologët janë të shqetësuar se vrasja masive dhe e paligjshme e thëllëzave për gjatë asaj që njihet si “Rruga e migrimit e Adriatikut”, do të sjellë zhdukjen e thëllëzave në Europë.
Gjuetia e thëllëzave në Evropën Juglindore është e përqendruar sipas organizatave mjedisore kryesisht në dy rrugë migrimi: përgjatë bregut të Adriatikut dhe në fushat e Serbisë veriore
'EuroNatur' dhe organizatat partnere në Ballkan thonë se po bëjnë fushatë për t'i dhënë fund gjuetisë së paligjshme të thëllëzave dhe së fundi kanë publikuar një hartë të përditësuar që tregon se në cilat zona të vendeve të Ballkanit thëllëzat qëllohen duke përdorur metoda të paligjshme.
"Vrasja e paligjshme e thëllëzave në Ballkan nuk është vetëm një problem lokal, por një problem evropian", tha Dr Justine Vansynghel, menaxhere e projektit për ruajtjen e shpendëve migratorë në 'EuroNatur'.
Së bashku me organizatat e saj partnere në Ballkan, 'EuroNatur' kërkon që autoritetet e zbatimit të ligjit në vendet e Ballkanit të ndërmarrin veprime të vazhdueshme kundër vrasjes së paligjshme të shpendëve dhe që gjyqësori të vendosë dënimet e duhura për gjuetarët e paligjshëm.
Organizatat kërkojnë që komuniteti i gjuetisë të ketë zero tolerancë ndaj vrasjeve të paligjshme të thëllëzave dhe t`i raportojë rastet tek autoritetet përkatëse./ VOA
Në Shqipëri lufta ndaj korrupsionit dhe krimit të orga...
Në Tiranë, Instituti i Studimeve Politike thekson në një r...
Këtë të hënë ishte paralajmëruar mbajtja e një protest...
Forcat e emergjencave civile po vijojnë betejën me vat...
E ngarkuara me punë të SHBA-së, Nancy VanHorn, u takua...
Festa e Birrës sjell 5 mbrëmje magjike në qytetin e Korçës...
Intensiteti i flakëve në Malin e Thatë është shtuar pasdit...
Situata e zjarreve në Malin e Thatë vijon të jetë prob...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, në një deklaratë për media...
Punonjësit e bizneseve pranë lokalit ku punonte Egli Proga...
Shqipëria ka mbyllur Lojërat Olimpike të Parisit me dy...
PD ka kallëzuar në SPAK zëvendëskryeministren dhe mini...
Pas skandaleve të njëpasnjëshme në Bashkinë e Tiranës,...
Avokatja dhe aktivistja e Aleancës për Mbrojtjen e Tea...
Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi,...
Ministria e Mbrojtjes ka dhënë detaje në lidhje me situatë...
Një apartament në katin e katërt të një pallati në lagjen ...
Delegacioni i Shqipërisë është mirëpritur në Rinas pas për...
Jemi vetëm dy ditë larg çeljes së edicionit të 18 të F...
Këtë mëngjes ka rënë intensiteti i flakëve në Malin e That...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...