Demokracia, shpjeguar me tri batuta
Tri kafe piva dje me tre persona të ndryshëm. Natyrisht, ...

Një sms mbërriti në telefonin tim, diku rreth orës 23:00, pak kohë më parë. Një e njohura ime ishte shumë e shqetësuar, mesazhi shkruante "Glid do e vrasë, te lutem bej diçka, njofto policine" më kishte nisur dhe një video, ç’të shikoj, pamjet ishin të tmerrshme një qenie njerëzore, që e quan veten "burrë" po dhunonte gruan, më shumë se dhuna fizike është ajo psikologjike. E gjithë kjo skenë e tmerrshme, po ndodhte në sy të një fëmije të mitur, i cili nga paniku nuk kishte ç’bënte tjetër, përveçse të përqafonte nënën dhe të qante. Pamjet ishin të tmerrshme, një "baba" që dhunonte gruan nënën e fëmijës në prezencë të këtij të fundit. Nuk arrita ta kuptoja cila ishte arsyeja e debatit?
Videot nga e njohura ime ishin filmuar nga larg. Ajo më tregonte se kjo situatë përsëritej prej disa ditësh. Menjëherë njoftova policinë, më saktë një mikun tim, që punon në një nga komisariatet e Tiranës. Menjëherë u nis grupi i uniformave blu, për të parandaluar ndoshta një ngjarje të mundshme. Nga ana tjetër e njohura ime po shikonte çdo lëvizje që ndodhte në atë shtëpi me dyer e ballkon të hapur. Më njoftonte për çdo gjë, në momentin që mbërrin policia poshtë banesës, ai i përdrodhi krahun gruas, e cila ishte e shtrirë me fëmijën që e përqafonte, dëgjohet një ulërimë, që të rrëqeth mishin, më pas e qara e fëmijës, i cili është në pamundësi për të ndihmuar nënën.
Policia shkojnë me vrap në banesën futen me forcë, pasi derën nuk po ua hapte njeri. Në atë moment, ai "burri" i shtëpisë u fsheh, ndërkohë gruaja e re u përball me policët, të cilët i komunikuan se kishin marre një informacion për dhunë në familje. Ajo e mohoi, u tha që nuk ishte e vërtetë, në shtëpinë e saj nuk po ndodhte asgjë, ajo pretendoi se ishte në gjumë, ndërkohë që punonjësit e policisë kishin dëgjuar të bërtiturën e saj. Vazhdoi diskutimi, gruaja mohonte çdo gjë, nuk pranonte të bënte kallëzim, më pas policët sipas procedurave, e morën atë "burrin" dhe e shoqëruan, pasi kishin prova që ai po dhunonte gruan. Deri në atë moment nuk kisha kohë as të mendoja, pasi doja ta ndihmoja atë grua bashkë me fëmijën.
Pasi "burri" u shoqërua për në komisariatin përkatës dhe e njohura ime u qetësua. Fillova të mendoj rreth gjithë kësaj situate dhe sytë mu mbushën me lot. Fillova të qaj, pasi nuk arrija të kuptoja, pse një nënë, një vajzë, një grua, arrin deri në atë pikë sa të pranojë dhunën, qoftë ajo fizike apo psikologjike (që për fat të keq ndodh në masë). Mendova, ajo grua ndihet e frikësuar për të nesërmen, për të përballuar të ardhmen, për të rritur fëmijën, apo askush nuk e mbështet, apo mos vallë ajo është e vetme në këtë botë, e braktisur edhe nga familja e saj, të cilët mund t’i thonë edhe që "burri edhe të rreh" apo mund t’i thonë që "nuk kemi mundësi të të mbajmë, nuk të ndihmojmë dot, gjej vetë zgjidhjen" ndërkohë që mendoja nuk arrita dot të dal në një konkluzion përfundimtare të qartë. Ka shumë gjëra që janë të lidhura së bashku, së pari ne si shoqëri i drejtojmë gishtin e akuzës të gjithëve, i gjykojmë dhe paragjykojmë, por pa ditur asnjë arsye.
Në familjet tona jemi rritur me idenë se "burri ka gjithmonë të drejtë", "vëllai ka të drejtë", "e ke vëlla duhet t’i shërbesh", "mësohu të bësh punët se do shkosh te burri nesër", pra që në vegjëli na është brumosur një gjë e tillë, shumica prej nesh nuk kanë mundur të dalin nga ai rreth vicioz që i kanë futur që kur janë krijuar.
Nuk fajësoj këtu nënën e askujt, ajo me shumë gjasë ka qenë e dhunuar për vete, aq ka ditur aq ka dhënë. Prindër të dashur, mbështeteni fëmijën tuaj, mos e lini vajzën tuaj të jua shkelë me këmbë një djalë kushdo qoftë ai. Gruaja nuk është pronë e burrit, nëna të dashura edukoni djemtë tuaj, u mësoni atyre dhembshurinë dhe dashurinë për gjininë e kundërt dhe jo t’i përkëdhelni duke iu thënë se ai është "burrë" dhe mund të bëjë ç’të dojë. Për ju të tjerët që fshiheni pas tastierës dhe hidhi baltë mbi këdo që ju del para në librat e shenjtë thuhet "le të hedh gurin, i pari ai që s’ka mëkatuar". Boll hodhët vrer dhe helm mbi këdo, mos i gjykoni vajzat dhe gratë, lërini të jetojë secili jetën e tij, i gjykoni njerëzit mbi bazë të raportit që kanë me ju, jo mbi gjërat e tjera.
Askush nga ne nuk e di çfarë ka kaluar tjetri. Siç thotë një fjalë e urte popullore "vish këpucët e mia, bej jetën time dhe pastaj më gjyko". Ende në mendje më kanë mbetur ato imazhe, klithma e asaj gruaje, e cila nuk pranoi të kallëzonte, pse? A mos jemi kthyer në një shoqëri që vrasim gratë, vajzat dhe këdo që na del para? Mua ende s’më është fshirë nga kujtesa ai imazh./ CNA
Tri kafe piva dje me tre persona të ndryshëm. Natyrisht, ...
Shqiptarët të gjithë ankohen se nuk kemi të rinj që të...
Kandidati i shumicës në zgjedhjet në Himarë, Vangjel T...
Zgjedhjet në Himarë provuan edhe njëherë tjetër se çdo...
Kur Edi Rama pak pasi erdhi në pushtet bënte ato shaka...
Një plak shiste shalqinj sot në tregun fshatar! Në tabelë...
Rezultati pa surprizë i zgjedhjeve të Himarës, ku “gre...
Promovimi i bashkëjetesës në koncept afatgjatë në Hima...
Si fillim dua të sqaroj se për politikën shqiptare, shumic...
Dikush mund të gjykojë se turistët nëpër botë marrin ujë, ...
1- Do ta mbajnë dot të qeshurën spikerët e lajmeve në TV k...
Teksa po vononin këto ditë të nxehta të vinin ato foto...
Asnjëherë nuk kam komentuar për mirë a për keq ministr...
Dëgjova shumë komente dhe mbi të gjitha komentin e kry...
A e ka kapur qiellin ironia në Shqipëri? Absolutisht që po...
Vendimi i Sali Berishës për të pranuar variantin e Ram...
Lulzim Basha u shpreh sot në Kuvend se pakti mes PS dh...
Nuk është se nuk e kishim nuhatur, parashikuar apo paralajmë...
Javës që shkoi Kuvendi i Shqipërisë miratoi një deklar...
Fatkeqësisht, ditën e djeshme “Vetting”-u pezulloi nga...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Kreu i agjencisë mbikëqyrëse globale bërthamore ka thënë s...
Një tërmet me magnitudë 5.6 ballë goditi Qarkun Mendocino ...
Sekretari i NATO-s, gjenerali Mark Rutte, vlerësoi veprime...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...