Dy fjalë për oficerin e policisë dhe drejtorët me dash*ore!
A do të marrë fund ndonjëherë kjo historia e drejtorëv...

Ca zagare, ca kërma, ca surratbajga, ca dështake, aq të gërditshme sa kur i sheh të aktivizohen në çast gjëndrat e pështymës, i ka kapur paniku pse Elisa Spiropali u zgjodh kryetare e Parlamentit.
O ziliqare, o teveqele, o donkishote që mulliri i kafes ju duket si Elisa Spiropali që pas pak do t'ju bluaj, fanepsjet tuaja, përçartjet tuaja, janë të turpshme, të pandershme, të padenja.
Kaq ju ka tmerruar suksesi i tjetrës, sa keni ikur nga fiqiri, jeni tërbuar, jeni çmendur. Jeni bërë si ato byreqet, te cepi i rrugicës, me qepë, gjizë, spinaq. Por janë plot me bosh. Mezi ndihet aroma e largët e një thërrime gjize që brenda byrekut u fut gabimisht.
Çfarë po ndodh me ziliqaret e tërbuara që të trazojnë zorrët kur i sheh, i dëgjon, i lexon, është nonsens, paradoks, logjikë e përmbysur, pasojë pa shkak, e ardhme pa të tashme, rrahje pa zemër, zjarr i ftohtë, diell pa qiell, pordhë pa bythë.
Sëmundja e vjetër e ndjek Njeriun këmba-këmbës që nga mjegullat e kohërave.

Vizatime primitive brenda shpellave tregojnë derra dhe dosa të kreshpëruara duke ndjekur një sorkadhe, dëshmojnë lashtësinë e dukurisë.
Në versionin surrealist, zullumqaret ziliqare, tabloja i paraqet si një shkëmb prej mishi. Sa herë Sizifi ngjit lart copat e mishit, aq herë mullari i mishit rrokulliset poshtë.
Në versionin socrealist, tabloja propagandistike me ngjyra të ndezura paraqet një mbledhje kolektivi në Kombinatin Metalurgjik, Uzina Traktori, ose Azotiku i Fierit. Ku klasa punëtore përleshet dhëmb për dhëmbë me sabotatorë dhe armiq të egër që mezi presin t’i fusin revolucionit shkopinj nën rrota. Në podiumin e mbledhjes shoku Jarga, shoku Tuli, shoku Dhjami, shoku Qeni, shoku Çakalli, dëgjojnë të mahnitur dhe aprovojnë nxehtësisht retorikat e ububushme të këllirave të revoltuara. Langaraqet proletare, tornitore, saldatore, montatore veshur me kombinoshe doku, tundin kërcënueshëm lart veprat e shokut Vampiri dhe citatet e shokut Mao. Halabaket e inatosura, shoqa Bloza, shoqa Buçja, shoqa Lëtyra, shoqa Kuçka, shoqa Qelbi, po denoncojnë borgjezen Elisa Spiropali për mungesë të syçelësisë proletare, devijim nga vija e partisë, moskryerje si duhet të detyrave si e urdhëron partia, si e kërkon situata, si na e mëson Pal Vata.

Që revolucionaret e çartallosura që mjaullijnë për Elisa Spiropalin janë goca spiunësh, nomenklaturistësh, persekutorësh, kjo duket sheshit, këtë e tradhton surrati prej shefe kuadri me lidhje të ngushta me Sigurimin. Zyra e shefes mbyllur me hekura si kafaz ariu. Shefja.
Elisa Spiropali është e vetmja politikane që shkon në terren, ku lodhet, lufton, fiton.
Grindavecet ndaj Elisa Spiropalit po t’i varësh kokëposhtë me një çengel në tavan, dhe po t'u biesh bam-bam me një shkop, mbushin botën me myk.
Ça kërkojnë, ça synojnë, ça pretendojnë, këto shtriga?
Vështirë me hy në trurin e budallaqeve për me gjet arsyen e vërtetë të qurravitjeve të tyre. Çfarë duhet të bëjë Elisa Spiropali që të qetësohen nëpërkat që rrudhin turiçkat? A kënaqen llafazanet nëse Elisa Spiropali u thotë të vetëve këtë;
- Faleminderit kolegë për besimin dhe respektin që dëshmuat ndaj meje. Por ka dalë një problem. Nuk duan llapaqenet. Ato që gdhihen e ngrysen në Fejsbuk. Ku shkruajnë poste për të vjellë. Thurin intriga. Shkrepin selfie. Kanë bindjen se pa pëlqimin e tyre dielli nuk ngroh, toka nuk rrotullohet, deti thahet, shiu nuk bie, era nuk fryn. Ju lutem më zëvendësoni me ndonjërën nga kuçkat gjeniale.

Pse bëni kështu o ziliqare?
Si e keni hallin o inatçesha?
Mbase jeni egërsuar se keni kohë pa lexuar ndonjë poezi a dëgjuar ndonjë muzikë.
Ndoshta, përveç mamit, nuk ju ka përkëdhelur askush qëkur keni lindur.
S’mbahet mend sa vjet u bënë që s’po kujtohet kush t'u bëjë një kompliment.
S’është çudi, shpërthimi skizofrenik u vjen nga mungesa e një masazhi të thellë nga ato që femrën e lumturojnë. Mirëpo askush s’ka qejf t’i shtypë.
Nëse asnjë nga këto, shkaku i çrregullimeve të tyre psiqike, është brenga më e madhe e femrave. Ajo që dhemb më tepër. Ajo për të cilën kurrë nuk mjaftojnë lotët. Vuajtja më e lemerishme se mungesa e poezive, muzikës, përkëdhelive, komplimenteve, masazhit të qejfit, dhe gjithë kënaqësive të tjera. Dhimbja e padurueshme, rënkimi i pazëshëm për faktin se qysh kur s’mbahet mend, askush nuk i ka puthur.
A do të marrë fund ndonjëherë kjo historia e drejtorëv...
Sipas Rrjetit të Veprimit të Bazelit (BAN), një organi...
Mbetjet per te cilat po debatohet shume keto dite, eshte p...
Në kapacitetin e Ekspertit në fushën e Sigurisë Kombëtare,...
REAGIM ZYRTAR & PUBLIK Të nderuar miq, të njohur të m...
Qeveria shqiptare ka pranuar se me 4 korrik, një muaj ...
Është data 18 gusht 2024, si cdo ditë hap rrjetet e tu...
Duke marrë parasysh krimet e rënda në rritje, a ka ard...
Ja çfarë thotë prokurori: (siç ka rezultuar nga dëshm...
A e mbani mend studimin prej nga ku doli shifra 1 mili...
Me 4 korrik të këtij viti, në mes të ditës në portin m...
Ndërsa kanë mbetur 90 ditë, establishmenti politik, mediat...
"Kullën e ndërtuar në qendër të Tiranës, e ka shoku i ...
Qyteti i vogël liqenor që po përjeton rilindjen në çdo fus...
Rituali i gushtit mbërriti edhe sivjet. Pothuajse çdo ...
800 ton mbetje të rrezikshme po kthehen aty ku u ngark...
Prisni dhe pak, durim vëllezër e motra shqiptarë, se p...
Po ndodh një aksion i madh ndërkombëtar, në një gjueti...
Kushdo që ka pasur durimin ta shpjerë deri në fund një...
Kur një shqiptar fiton në Lojërat Botërore, nuk festoj...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një person është vrarë mbrëmjen e djeshme nga vëllai i tij...
Një aksident i rëndë ka ndodhur pranë urës së Milotit në s...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Një valë e fortë të nxehti që ka përfshirë Europën Perëndi...
Garda Revolucionare e Iranit ka paralajmëruar të gjitha an...
Trashëgimtarët e ish-kryeministrit italian, Silvio Berlusc...
Sipas një studimi të ri të madh, disa pjesë të Evropës po ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Nga Islanda në Maqedoninë e Veriut, çmimet e konsumit ndry...
Parashikimet e qeverisë shqiptare për investimet publike p...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 82.3 lekë dhe ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...