E enjte intensive për Kuvendin/ Projektligje dhe 6 interpelanca me Ramën dhe ministrat
Kjo e enjte pritet të jetë një ditë me diskutime të shumta...
Kjo e enjte pritet të jetë një ditë me diskutime të shumta...

Ajo që po shitet si një krizë e stërgjatur institucionale mes një Gjykate Kushtetuese që e urdhëron parlamentin të votojë për t’i sjellë për shqyrtim çështjen e imunitetit të Olta Xhaçkës dhe shumicës parlamentare që pretendon se deputetët e zgjedhur nga sovrani nuk mund t’i urdhërojë askush se si të votojnë, është në fakt, një farsë për t’i hedhur hi syve publikut. Ajo do thjeshtë të ruajë faqen e fëlliqur në shërbimet ndaj qeverisë të trupës më të rëndësishme të dalë nga reforma në drejtësi.
Problemi nuk është fare në pikën për të cilën po diskutohet sot; pra, nëse ka ose jo të drejtë kushtetuesja të urdhërojë kuvendin që ti dërgojë për shqyrtim mandatin e ish ministres që pretendohet se ka përfituar titullin e investitores strategjike nga qeveria ku bënte pjesë. Sepse, nga e drejta që po kërkon me këmbëngulje sot, përmes një vendimi të marrë në fillim të këtij korriku, pra atë për të shqyrtuar në themel çështjen e Xhaçkës, kushtetuesja hoqi dorë vetë me vullnetin e saj për ti shërbyer qeverisë Rama. Gjithçka u vendos në shkurt të 2023, kur Olta ishte ende ministre e jashtme. Atëherë nuk kishin kaluar as dy vite nga zgjedhjet e shkuara dhe ndërprerja e një mandati për mos respektimin e tij, kishte një farë peshe në lojën politike. Por atëherë Kushtetuesja, si ajka e drejtësisë së re, vendosi të luajë kartën e sorrollatjes. Ajo e shpërfilli trajtimin e kërkesës të 1 / 5 të deputetëve (28 mbështetës të Berishës) që i kërkuan të shprehej nëse Xhaçkës i takonte ose jo mandati. Ata, të ndihmuar edhe nga një kërkesë e grupimit opozitar Alibeaj- Basha, që asokohe ishte shumë më i madh në numra, vendosën të merren me formën jo me thelbin, pra nëse duhet detyruar ose jo kuvendi ta përcjellë kërkesën e opozitës për heqjen e një imuniteti. Ata e shpërfillën në mënyrë flagrante kërkesën e obligueshme të 1 / 5 të deputetëve dhe kjo nuk ishte një harresë e rastësishme. Atëhere Olta ulej ende në krah të kryeministrit në mbledhjet e kabinetit, atëhere ajo kishte përpara vetes edhe plot 29 muaj si deputete. Dhe ndihma më e mirë që i bënë asaj gjykatësist kushtetues ishte që të luanin shejtan budallain, për të shmangur shqyrtimin e dosjes së saj në thelb. Ata frikësoheshin pasi parardhësit e tyre “të drejtësisë së vjetër”, i patën lënë në dorë pataten e nxehtë të precedentit të heqjes së imuniteteve të Ilir Beqes dhe Koço Kokëdhimës, për çështje të ngjashme. Kështu, në vend që ta shpëtonin drejtpërdrejt, ata e “falën” duke i dhuruar kohë ish ministres. Sot, kjo çështje e ka humbur rëndësinë dhe rrezik kushtetuesja nuk do ta shqyrojë do më kurrë atë. Por edhe nëse e bën, vendimi që do të marrë do të jetë qesharak, pasi kur ai të shpallet, Olta Xhaçka do jetë futur në listën e re të partisë për në parlementin e ardhshëm.
Këtu mbaron dhe fabula e mandatit të Olta Xhaçkës bashkë me polemikën shterpë, nëse do të detyrohet kuvendi ta shpjerë dosjen e saj për shqyrtim. Por ama këtu fillon një çështje shumë më e mprehtë: ajo e asgjesimit së Gjykatës Kushtetuese, që nuk ka humbur asnjë rast për ti shërbyer Edi Ramës. Ky institucion i sapo dalë nga reforma, është ai që ka legjitimuar në këtë vend zgjedhje moniste me një parti të vetme dhe pa dekretimin e kreut të shtetit. Kjo është gjykata që ka refuzuar të shprehet nëse shembja me fadroma nga Veliaj e ndërtesës së Teatrit Kombëtar ishte apo jo e ligjshme. Në fakt ajo ka shpërfaqur trajtat tipike që përftojnë ata të cilëve u duhet të bëjnë arbitrin në regjime autokratike. Ata heqin dorë nga dhënia e vendimeve. Ashtu si na rastin e Xhaçkës, kur i’u shmang gjykimit të thelbit, kushtetuesja ka refuzuar ta bëjë këtë për çështje të tjera të nxehta. Ata nuk kanë pranuar të marrin në shqyrtim koncesionin e dhënies së Portit të Durrësit për Alabarin, ata kanë votuar kundër futjes në seancë plenare të papajtueshmërinë e zgjedhjes së Skënder Gjinushit, njësoj janë sjellë kur janë vënë para dilemës nëse ishte i ligjshëm apo jo izolimi i Sali Berishës, dhe të njëjtin standart kanë aplikuar kur i’u është kërkuar të shprehen për mosngritjen e komisionit hetimor për investimet strategjike. Pa përmendur këtu rastin Beleri, për mos lejimit e betimit të të cilit gjyqtarët kushtetues u renditën përkrah kamikazëve të partisë në drejtësinë e re.
Pra, konkluzioni është se për çështjet e mëdha, ata ose kanë dhënë vendime në favor të qeverisë ose kur e kanë pasur të pamundur ta bëjnë këtë, kanë refuzuar të shprehen duke lejuar që sërish përfituesja të jetë ajo. Pikërisht për këtë është tani i rëndësishëm debati rreth imunitetit të ish-ministres strategjike, për të kuptuar se deri në ç‘pikë kanë përfunduar korifejtë e drejtësisë së re. Dhe ta mendosh se për të arritur deri këtu, u desh të asgjesohej plotësisht Gjykata “e vjetër”, që në tetë vite i kish kthyer pas Berishës kryeministër një dyzinë vendimesh si anti kushtetuese (mes tyre marëveshjen e famshme të detit) dhe që vazhdoi më të njëtin ritëm të sprapësonte shkelejt e pasardhësit të tij Rama. Boll dhe kaq mjafton për të kuptuar se ku kemi mbërritur./ CNA
Këto ditë shoqëria shqiptare është tronditur nga një s...
Në letrën e tij dërguar në vitin 1930 Dhimitër Paskos apo ...
Bajraktari i Hotit, Mul Deli Bajraktari, i përket brezit t...
Ca zagare, ca kërma, ca surratbajga, ca dështake, aq t...
A do të marrë fund ndonjëherë kjo historia e drejtorëv...
Sipas Rrjetit të Veprimit të Bazelit (BAN), një organi...
Mbetjet per te cilat po debatohet shume keto dite, eshte p...
Në kapacitetin e Ekspertit në fushën e Sigurisë Kombëtare,...
REAGIM ZYRTAR & PUBLIK Të nderuar miq, të njohur të m...
Qeveria shqiptare ka pranuar se me 4 korrik, një muaj ...
Është data 18 gusht 2024, si cdo ditë hap rrjetet e tu...
Duke marrë parasysh krimet e rënda në rritje, a ka ard...
Ja çfarë thotë prokurori: (siç ka rezultuar nga dëshm...
A e mbani mend studimin prej nga ku doli shifra 1 mili...
Me 4 korrik të këtij viti, në mes të ditës në portin m...
Ndërsa kanë mbetur 90 ditë, establishmenti politik, mediat...
"Kullën e ndërtuar në qendër të Tiranës, e ka shoku i ...
Qyteti i vogël liqenor që po përjeton rilindjen në çdo fus...
Rituali i gushtit mbërriti edhe sivjet. Pothuajse çdo ...
800 ton mbetje të rrezikshme po kthehen aty ku u ngark...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...