Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...

Sot mbushen 96 vite që Shqipëria iu bashkua kontinentit europian, dhe faktorit ballkanik në një moment historik për kombin shqiptar, konsakrimi juridik e kushtetues, vendosja e sistemit në qeverisjen e vendit, sistemi monarkist me 2 shtator 1928 për ndërtimin e shtetit modern shqiptar.
Mbretëria shqiptare do të kishte një rol të jashtëzakonshëm në ndërtimin e shtetit modern shqiptar, progresiv, ekonomik e kulturor. Mbi të gjitha mbrojtja konsekuente e lirisë dhe të drejtave të shqiptarëve në trojet e tyre etnike në Ballkan, mbas padrejtësisë europiane që i bëri kombit tonë, copëtimi i trojeve në Konferencën e Londrës në vitin 1913.
Okupimi i Vlorës nga italianët, dhe viset e veriut nga serbo-malazezët, e vunë në pikëpyetje pavarësinë e shtetit shqiptar të 1912. Dhe ishte domosdoshmëri kombëtare mbajtja e Kongresit të Lushnjës, për vetë ekzistencën e kufijve të vitit 1913, si dhe lirinë e kombit.
Mbretëria Shqiptare e themeluar 96 vite më parë ishte shprehje e vullnetit të popullit shqiptar për liri, bashkim të trojeve etnike, në një shtet në rrugën e civilizimit e prosperitetit.
Mbretëria Shqiptare lindi si domosdoshmëri europiane e kohës, dhe si simbol i unitetit të shqiptarëve që ishin copëtuar në disa shtete ballkanike, duke u shkëputur nga toka mëmë.
Në atë Europë të trazuar dhe aspak dashamirëse ndaj shqiptarëve, Shqipëria nxori një personalitet të shquar politik e historik të shekullit XX, shtetformuesin e madh, Ahmet Zogun, që u konfirmua në fron nga Asambleja Kushtetuese si pasardhës i Gjergj Kastriotit me emrin mbretëror Zogu i Parë. Ai vinte nga një familje fisnike, nga më të vjetrat e kombit dhe me kontribute ndaj vendit të tij për më shumë se pesë shekuj. Gjyshi i tij, Xhemal Pashë Mati, ishte një ndër protagonistët e drejtimit të Lidhjes së Prizrenit, dhe një atdhetar e patriot që rreshtohej me Abdyl Frashërin, Imer Prizrenin, Sulejman Vokshin, e Iljaz Pashë Dibrën.
17 vjeç, në emër të krahinës së Matit, Ahmet Zogu do të firmoste në Vlorë aktin e pavarësisë së Shqipërisë dhe garantoi Ismail Bej Vlorën, babain e pavarësisë, se do të bëjë beteja pa kompromis në mbrojtje të saj. Ky atdhetar i shquar do të organizonte Kongresin e Lushnjës, do ta mbronte atë kongres nga sulmet e pushtuesve që kishin ndarë Shqipërinë në copa.
Mbas marrjes së detyrave nga ai kongres, ky shqiptar i madh, me guxim e trimëri të pashoq, do të nisej drejt Tiranës duke e bërë kryeqytet të Shqipërisë, dhe duke i siguruar qeverisë së Sulejman Delvinës që të zbatonte programin e Kongresit të Lushnjës. Karriera politike e Ahmet Zogut është brilante, betejat e tij shtetformuese me aksionet politike, ushtarake, bënë që autoriteti i qeverisë të shtrihej në të gjithë territorin e vendit, duke shtypur lëvizjet separatiste, të organizuara e paguara nga shtetet fqinje që nuk ia donin të mirën Shqipërisë, dhe garantoi kufijtë shtetërorë, duke e detyruar Lidhjen e Kombeve të njihte shtetin shqiptar, ministër i Brendshëm, 1920, Kryeministër në vitet 1922-1924, President i Republikës 1925-1928 dhe Mbret i Shqiptarëve 1928-1939, ka gjurmë të ndritura e të pashlyeshme në historinë moderne shqiptare.
Është antihistorike që përdorin bolshevikët e Enver Hoxhës, se Ahmet Zogu kishte ambicie të shfrenuara karrieriste dhe donte të bëhej mbret me çdo çmim.
Mbreti Zogu i Parë e përdori sistemin monarkist me orientimin e Shqipërisë drejt modelit qeverisës e mënyrës së jetesës me vendet e civilizuara të Europës perëndimore.
Fatkeqësisht diktatura dhe ideologët bolshevikë shqiptarë, kanë anatemuar dhe shtrembëruar për gati 80 vite me propagandë antishqiptare, duke ngritur si heroizëm rebelimin antikombëtar të Haxhi Qamilit, një mbeturinë e falangave filoturke, dhe duke i shërbyer tradhtisë së qeverisë së Durrësit që kishte qëllim antishqiptar të krijonte një shtet vetëm si Shqipëri e mesme.
Historia e tij politike na rrëfen krejt të kundërtën e asaj që trumbetojnë falangat e diktaturës komuniste. Qëndrimi i tij në përkrahje të Princ Vidit, dorëheqja e tij si Kryeministër në vitin 1924 me grushtin e shtetit të bërë nga admiruesit e bolshevizmit të atyre viteve, të ashtuquajtur revolucion demokratik, me pikëpamje ideologjike që dëmtonin shtetin e sapoformuar shqiptar.
Sjellja e tij prej politikani, patrioti e burrështetasi të madh u tregua kur iu bë atentat në parlament kur me qetësinë dhe largpamësinë e tij tregoi qartë se ai mbi çdo gjë tjetër vinte interesat kombëtare dhe ishte dishepull i shtetit-komb.
Ai gjatë gjithë karrierës politike nuk ka marrë pushtete me dhunë dhe armë siç bënin kundërshtarët e tij, por vetëm me votë dhe me ligje demokratike perëndimore.
Me 24 dhjetor 1924 ai diti t’i japë fund rebelimit majtist dhe më të drejtë fitoi epitetin “shpëtimtar i kombit”.
Stabiliteti i plotë politik, progresi i shpejtë ekonomik e kulturor që pati gjatë periudhës presidenciale, koha, e thirrën atë si personalitetin më të shquar të ulej në fronin mbretëror.
Me të drejtë kundërshtarët e tij politikë si Fan Noli, Faik Konica, e mbi të gjitha Sejfi Vllamasi, do ta çmonin kontributin e tij, dhe do të deklaronin se po të mos ishte Ahmet Zogu, ekzistenca e shtetit shqiptar do të ishte në pikëpyetje! Prandaj ai rreshtohet me figurat e ndritura të kombit, si Skënderbeu që na dha emrin dhe dinjitetin si shqiptar. Drejtuesit e lidhjes së Prizrenit që mbrojtën dhe ndërkombëtarizuan çështjen shqiptare në Ballkan, Pavarësinë e Shqipërisë që e udhëhoqi plaku i Vlorës, Ismail bej Vlora, dhe ndërtimin e shtetit shqiptar nga i madhi dhe i pavdekshmi, Ahmet Zogu.
Mbretëria shqiptare jetoi vetëm një dekadë, e la vulën e vetë të pashlyeshme historike. Mbretëria moderne parlamentare e konfirmuar jo vetëm nga vullneti i popullit, por dhe e mbështetur në statusin juridik. Ajo nuk lindi si një kurorë tiranike, por si një mbretëri moderne dhe i detyruan fuqitë e mëdha ta njihni si një principatë e pavarur neutrale dhe nga aktet e Kongresit të Lushnjës, të cilat krijuan Regjencën apo Këshillin e Shtetit me atributet e një Regjence mbretërore që fuqitë e mëdha i njohën që në vitin 1913.
Mbretëria shqiptare i tregoi botës se çfarë është në gjendje të bëjë një komb i lirë kur thyen prangat e robërisë, ndërtoi shtetin e së drejtës sipas modelit më të përparuar europian:
Arsim Kombëtar mbi baza laike. Kodi Penal dhe Civil që garantonte barazinë e shtetasve para ligjit. Legjislacion model për komunitetet fetare. U garantua me ligj të drejtat e gruas. Një administratë shtetërore model.
U krijua Banka Kombëtare dhe garantimi i monedhës kombëtare me lingota ari. Të gjitha këto arritje historike u ndërtuan për një dekadë 10-vjeçare. Sot klasa politike që e përbuz mbretërinë, pasardhëse e barbarëve komunistë, ka mbi tri dekada që nuk ndërton shtet të së drejtës dhe nuk ka një kushtetutë të qëndrueshme.
Prandaj shqiptarët janë krenarë për mbretërinë e tyre dhe për Mbretin Ahmet Zogu. Me të drejtë shkrimtari i madh Ismail Kadare do të deklaronte për mbretërinë shqiptare se po të mos e pushtonte fashizmi Shqipërinë, Ahmet Zogu do ta bënte Shqipërinë një Zvicër të dytë të Europës.
Qëndrimi ndaj Mbretërisë është një vijë demarkacioni mes patriotëve dhe atyre që e duan atdheun, dhe sunduesve që e duan Shqipërinë për ta zhvatur./ CNA
Inagurimi i shtatores së Skënderbeut te Hora e Arbëres...
Për të përmbyllur këtë verë, u desh një ngjarje që shkakto...
Përpara disa javësh në SHBA, kush merr pak erë nga politik...
Ajo që po shitet si një krizë e stërgjatur institucion...
Këto ditë shoqëria shqiptare është tronditur nga një s...
Në letrën e tij dërguar në vitin 1930 Dhimitër Paskos apo ...
Bajraktari i Hotit, Mul Deli Bajraktari, i përket brezit t...
Ca zagare, ca kërma, ca surratbajga, ca dështake, aq t...
A do të marrë fund ndonjëherë kjo historia e drejtorëv...
Sipas Rrjetit të Veprimit të Bazelit (BAN), një organi...
Mbetjet per te cilat po debatohet shume keto dite, eshte p...
Në kapacitetin e Ekspertit në fushën e Sigurisë Kombëtare,...
REAGIM ZYRTAR & PUBLIK Të nderuar miq, të njohur të m...
Qeveria shqiptare ka pranuar se me 4 korrik, një muaj ...
Është data 18 gusht 2024, si cdo ditë hap rrjetet e tu...
Duke marrë parasysh krimet e rënda në rritje, a ka ard...
Ja çfarë thotë prokurori: (siç ka rezultuar nga dëshm...
A e mbani mend studimin prej nga ku doli shifra 1 mili...
Me 4 korrik të këtij viti, në mes të ditës në portin m...
Ndërsa kanë mbetur 90 ditë, establishmenti politik, mediat...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...