“Lumë” presioni në rrjetet sociale/ Të famshmit në “shënjestër”, kush po i nxit për protestat
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...

Për të përmbyllur këtë verë, u desh një ngjarje që shkaktoi një debat publik, sa qesharak aq edhe serioz. Bëhet fjalë për debatin mbi shtatoren më të re të heroit tonë kombëtar, që u vendos në Horën Arbëreshe në Sicili.
Debati shpërtheu sepse portreti i Skëndërbeut ngjan me atë të kryeministrit Edi Rama (kur është i vrerosur). Ndryshe nga sa jemi mësuar ta shikojmë Skënderbeun, me hundën e madhe si ”shkabë”, me një mjekër të gjatë, kësaj radhe na shfaqet me fytyrë të ngrysur, hundë më të vogël(jo prej shkabe), me një mjekër të kuruar tek ndonjë stilist trendy, një kokë dhe lëkurë dhelpre në sup, si të ishte grua aristokrate angleze e shekullit të 19, dhe me një yll gjashtëcepësh mbi kokat e shpiponjës në mburojë…
Nuk guxoj të futem në anën artistike, pasi nuk e njoh.
Nuk di të them nëse portreti i këtij Skënderbeu ngjan vërtet me Edi Ramën, apo nëse piktori ka patur si muzë Edi Ramën dhe mund të jetë ndikuar. Në fund, kjo është pjesa komike dhe qesharake e këtij debati. Pjesa serioze është se ai burri i shtatores nuk ngjan me Skënderbeun.
Por këtu ka një problem shumë të madh: Si ka qenë Skënderbeu në të vërtetë?
Për heroin tonë nuk ka fotografi(ajo u shpik nja 400 e ca vjet më pas). Por nuk ka as edhe një rindërtim shkencor e teknologjik të imazhit, bazuar mbi skeletin e tij, pasi as eshtrat nuk i ka, sepse turqit i morën për hajmali pasi e zhvarosën 13 vjet pas vdekjes.
Gjithë çfarë ne përfytyrojmë sot mbi imazhin e tij, janë gravurat, vizatimet dhe pikturat e kohës. Piktorë të shumtë europianë, në shekujt XV, XVI e më tej, kanë vizatuar e pikturuar imazhin e Skënderbeut në faza të ndryshme të jetës. Përfytyrimet janë krijuar së pari bazuar edhe në përshkrimet e bashkëkohësit të heroit, Marin Barleti.
Kjo trashëgimi artistike, shekull pas shekulli, shërbeu për tu “dakordësuar” në histori mbi imazhin dhe portretin e Gjergj Kastriotit. Më pas ai u ngulit në memorjen historike dhe kombëtare tonën, përmes veprave monumentale që janë vendosur fillimisht në Krujë(1949, autor Janaq Paço), dhe në Tiranë(1968, autor Odise Paskali, Andrea Mano dhe Janaq Paço).
Busti i tij zyrtar, i vendosur në zyrat me të rëndësishme të shetit, është vepër e Odise Paskalit dhe kjo ka “stampuar” përfytyrimin tonë për Heroin Kombëtar. Ky imazh derdhet në dekorata, stampohet në dokumente zyrtare, në logot e festave etj. Ky imazh nuk ishte fantazi, por një produkt i trashëguar shekull pas shekulli, nga njëri autor tek tjetri.
Padyshim, që pas Odise Paskalit, Andrea Manos dhe Janaq Paços, edhe artistë të tjerë mund të gdhendin shtatore të heroit. Fantazia në art nuk ka kufi.
Por imazhi i heronjve dhe njerëzve të mëdhenj të një kombi nuk mund të jenë produkt i fantazisë së artistëve. I njëjti debat u bë edhe në 2020, për shtatoren aspak dinjitoze të heroit që u vendos në Prizren.
Të jemi të qartë: Çdo burri, por ti vësh në kokë një përkrenare me brirë dhie, një shpatë në dorë, një parzmore në gjoks dhe ta lidhësh për mesi më rripa, do të duket si Skënderbeu. Por ai nuk është Skënderbeu. Artistët mund të kenë fantazinë e tyre, por imazhi i heronjve nuk deformohet sipas dëshirës.
Nuk mundet që çdo artist të ketë Skënderbeun e tij. Vepra e skulptorit Gëzim Muriqi, mund të jetë e çfarëdo ushtari shqiptar të shekullit të XV, por jo e Skënderbeut.
Ky artist dallohet për eksperimentet ekstravagande edhe me shtatoret e Nënë Terezës, duke e transformuar imazhin e saj deri në shpërfytyrim.
Mbretëreshën Teutë nuk e dimë si ka qenë. Por përfytyrimi për të bazohet mbi një kokë statuje të zbuluar shekuj më parë. Ajo është riprodhuar duke i “ndërruar fustanet”, por duke i ruajtur me fanatizëm hijeshinë dhe imazhin fizik. Dikush mund të dalë sot e ta bëjë Teutën si Jenifer Lopez. Ajo do të jetë e bukur, por nuk do të jetë Mbretëresha Ilire.
Ka qindra piktura e skulptura të Aleksandrit të Madh, në forma, përmasa e qasje të ndryshme artistike, por të gjithë kanë ruajtur të njëjtin imazh. Dikush mund të dalë sot dhe ta bëjë atë të ngjajshëm me Kristiano Ronaldon, por ai nuk do të jetë Aleksandri.
Ka mijëra piktura të Napoleon Bonopartit. Pavarsisht talentit dhe qasjes së artistëve, ajo që nuk ndryshon është imazhi. Askush nuk guxon ta bëjë Bonopartin me mustaqe apo mjekërr, flokët e “lëpirë” nuk ia bëjë dot kaçurrela, apo ta veshin me fustan skocez. Mund ta dalë sot dikush dhe të bëjë një pikturë ku Bonoparti ti ngjajë Macronit, por ky do të ishte një karagjozllëk artistik.
Të marrurit me art nuk ka nevoje për leje shtetërore apo licencë. Kanë gdhendur “Skënderbenj” plot nëpër rrugë e shkëmbinj në Shqipëri.
Para disa vitesh na u shfaq diku në anë të rrugës në Kashar një monstër statujë e heorit, që e hoqi policia, aq denigruese ishte. Diku, mbi një ndërtesë private shfaqet majë çatisë një Skënderbe, që duket sikur kërcen si një çingije.
Skulptorë “popullorë” shkrijnë fantazinë, por verat zyrtare që vendosen në sheshe publike, nuk duhet të jenë eksperimente apo instalacione rrugësh. Ka ca gjëra që duhet të jenë të pa prekshme, të pa cënueshme e të pa tjetërsueshme, sepse ato janë geni i këtij kombi, janë pasaporta jonë me të cilën ne mburremi edhe kur jemi në ditë të zeza.
Foto 1: Shtatorja e vendosur ne Sicili
Foto 2: Shtatorja e vendosur ne Prizren
Foto 3: Busti zyrtar i Skenderbeut
Foto 4 dhe 5: Gravura te Skenderbeut
Përpara disa javësh në SHBA, kush merr pak erë nga politik...
Ajo që po shitet si një krizë e stërgjatur institucion...
Këto ditë shoqëria shqiptare është tronditur nga një s...
Në letrën e tij dërguar në vitin 1930 Dhimitër Paskos apo ...
Bajraktari i Hotit, Mul Deli Bajraktari, i përket brezit t...
Ca zagare, ca kërma, ca surratbajga, ca dështake, aq t...
A do të marrë fund ndonjëherë kjo historia e drejtorëv...
Sipas Rrjetit të Veprimit të Bazelit (BAN), një organi...
Mbetjet per te cilat po debatohet shume keto dite, eshte p...
Në kapacitetin e Ekspertit në fushën e Sigurisë Kombëtare,...
REAGIM ZYRTAR & PUBLIK Të nderuar miq, të njohur të m...
Qeveria shqiptare ka pranuar se me 4 korrik, një muaj ...
Është data 18 gusht 2024, si cdo ditë hap rrjetet e tu...
Duke marrë parasysh krimet e rënda në rritje, a ka ard...
Ja çfarë thotë prokurori: (siç ka rezultuar nga dëshm...
A e mbani mend studimin prej nga ku doli shifra 1 mili...
Me 4 korrik të këtij viti, në mes të ditës në portin m...
Ndërsa kanë mbetur 90 ditë, establishmenti politik, mediat...
"Kullën e ndërtuar në qendër të Tiranës, e ka shoku i ...
Qyteti i vogël liqenor që po përjeton rilindjen në çdo fus...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Korçës ka ndarë një informacion të detajuar lidh...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë të mëng...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në Maliq, ...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...